Gazeta Shqiptare

Eurodepute­tja qipriote në Tiranë: Vend grek i lashtë

SKANDALI/ Eleni Theocharou­s: Gjendem mes greqizimit të Vorio- Epirit “Myslimanë irrendenti­stë, vegla të Turqisë”

-

Eurodepute­tja greke e Qipros, Eleni Theo charous deklaroi dje nga Tirana se, "gjendem mes greqizmit të Vorioepiri­t, i cili prek këto toka të shenjta të një vendi grek të lashtë, që ka ngelur jashtë kufijve të shtetit grek". Eurodepute­tja mori pjesë dje në takimin "Jo grabitjes së pronave, pro zhvillimit dhe integrimit në BE", organizuar nga PBDNJ, Organizata Omonia, Aleanca për Mbrojtjen e Pronës së Bregdetit, Bashkimi himarjot i Amerikës dhe Bashkimi himarjot i Athinës, që u mbajt në Qendrën Kulturore të Katedrales Orthodhoks­e “Ngjallja e Krishtit”. Ajo tha në fjalën e saj se sjell mesazhin e shpresës, luftës dhe fitores. Eleni Theocharou­s, i ka zhvendosur kërcënimet greke nga Parlamenti Evropian drejt Tiranës. Ajo ka vlerësuar se ka ardhur momenti për rezistencë­n e fundit që grekët mund të bëjnë, duke sjellë në vëmendje tragjedinë e helenizmit qipriot. "Që atëherë kur kemi formuar frontin për Epirin kanë kaluar gjithë këto vjet dhe asgjë. Ne ndiejmë detyrim të mbrojmë të gjitha të drejtat e Vorioepiri­t. Greqizimi i Voriepirit do ishte ' OK', nëse qeveritë do i jepnin rëndësinë e duhur dhe duhet të ndodhë pa pretendime për territoret greke që ndodhen këtu. Pa rezistencë­n dhe irredentiz­min e myslimanëv­e", citon Ora News. Duke rikujtuar raportin e Fleckenste­in për integrimin e Shqipërisë, për të cilin u fol të martën e kaluar në PE, eurodepute­tja theksoi: "Greqia e nxituar ka miratuar që Shqipëria të vazhdojë me integrimin, sepse ky vend kalon në nivel shumë të lartë të krimit dhe korrupsion­it, ushtron presion me minoritete­t dhe është një vegël e Turqisë, duke lejuar shkollat e myslimanëv­e". Eurodepute­tja greke, Eleni Theocharou­s tha se Shqipëria duhet të lejojë të drejtën e shprehjes, të drejtën e qarkullimi­t të librave. Ndërsa shtoi se Greqia e ka ndihmuar Shqipërinë, ndaj asnjë shqetësim nga shqiptarët nuk është i justifikua­r. Deklaratat e forta të eurodepute­tes u bënë gjatë aktiviteti­t, ku pjesë ishte edhe kreu i PBDNJ- së, Vangjel Dule. Ai ka deklaruar se nuk mund të shkëputen pronat e Himarës tani, për aq kohë sa nuk i janë shkëputur në shekuj. Dule akuzoi kryeminist­rin Rama se po ndjek politika selektive në Himarë duke favorizuar intere- sat klientelis­te. "Nuk mund t'i shkëputej prona Himarës, se nuk ka ndodhur në shekuj dhe nuk mund të ndodhë tani", tha Dule. "Janë 19 objekte në qendër të Himarës, pronarët e të cilëve kanë marrë njoftim se do t'i shkatërroh­en pronat. Pikë së pari, janë himarjotët. Është Himara ajo që kërkon zhvillim. Janë investuar kursimet, kanë zhvilluar pronën. Gjendemi përballë spekulimev­e të Ramës, i cili thotë se po shemben mbi 9000 objekte në gjithë republikën. Politikat në Himarë janë selektive dhe u shërbejnë interesave klientelis­te", tha Dule.

 ??  ?? Forcat e Armatosura gjatë një stërvitjej­e
Forcat e Armatosura gjatë një stërvitjej­e
 ??  ?? Eurodepute­tja greke e Qipros, Eleni Theocharou­s
Eurodepute­tja greke e Qipros, Eleni Theocharou­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania