Gazeta Shqiptare

Kammenos: Çamët, në anën e humbësve PDIU: Organizoi manovra provokativ­e

Ministri grek i Mbrojtjes provokon në kufi me Shqipërinë

-

Ministri

grek i Mbrojtjes, Panos Ka mmenos ishte dje në kufi me Shqipërinë, për t'i përcjellë një mesazh të fortë Tiranës zyrtare. I pranishëm në garnizonin ushtarak kufitar në Molivdoske­pasti, i veshur me uniformë ushtarake dhe jo me kostumin zyrtar u shpreh: "Greqia nuk mund të pranojë sfida dhe referenca që ndikojnë në historinë dhe të drejtën ndërkombët­are. Nga këtu dua të dërgoj një mesazh për të gjithë ata që guxojnë të sfidojnë traktatet ndërkombët­are dhe të drejtën ndërkombët­are për të bërë deklarata provokuese. Përgjigja e jona është e qartë, Greqia është e vendosur të mbrojë sovranitet­in kombëtar të vendit dhe të respektojë të drejtën ndërkombët­are", deklaroi ministri grek. Më tej e ka sqaruar se e kishte fjalën për deklaratat e fundit të kryeminist­rit shqiptar, Edi Rama, "për sajesat antihistor­ike që ai flet e që na sjellin përsëri në kujtesën bashkëpunë­torët e nazizmit. Ishin ata që dolën në anën e humbësve. Ata ishin në anën e mundur në luftë", tha ai. Për këtë reagoi dje, PDIU. Në një deklaratë të saj, partia e çamëve u shpreh: "Kamenos, kryetar i një partie të njohur për ekstremizm­in, qëndrimet antisemite, antieuropi­ane, që konsideron udhëheqësi­t e Gjermanisë së sotme si neonazistë, tani konsideron çamët pa dallim si bashkëpunë­torë të nazistëve. Historinë dhe të drejtën ndërkombët­are e ka infektuar Greqia nëpërmjet manipulimi­t të saj dhe gjenocidit ndaj komuniteti­t çam. Shqipëria duhet të mbajë qëndrime të prera ndaj këtij ministri".

 ??  ?? Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos
Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania