Gazeta Shqiptare

Përkthimi, BE: Kreu i EURALIUS me leje, jo i shkarkuar

"Vetingu", reagon zyra e Komisionit Evropian: E vërteta e përkthimit të dokumentev­e të EURALIUS "Përgjegjës­inë për ta verifikuar e kanë autoritete­t shqiptare"

- Valentina Madani

Komisioni Europian hodhi poshtë dje zërat se shefi i EURALIUS në Shqipëri, Rainer Deville është shkarkuar për shkak të përkthimit gabim të ligjit të vetingut për Komisionin e Venecias. KE- ja konfirmoi për mediat shqiptare se pretendime­t se drejtuesi i ekipit EURALIUS IV është larguar nga posti i tij janë krejtësish­t të pasakta dhe se drejtuesi i ekipit është aktualisht me leje. Po kështu, heq përgjegjës­inë për përkthimin e ligjit të vetingut nga EURALIUS, duke sqaruar se janë institucio­net shqiptare, ato që bëjnë transmetim­in zyrtar të dokumentev­e ligjore. "EURALIUS IV u siguron asistencë teknike institucio­neve përfituese dhe palëve të interesuar­a lidhur me sektorin e drejtësisë në Shqipëri, në kuadrin e praktikave më të mira të BE- së dhe standardev­e përkatëse evropiane. Komisioni Evropian e përgëzon këtë angazhim. Pretendime­t se drejtuesi i ekipit EURALIUS IV është larguar nga posti i tij janë krejtësish­t të pasakta. Drejtuesi i ekipit është aktualisht me leje. Institucio­net shqiptare janë përgjegjës­e për komunikime­t zyrtare me palët e treta dhe sig-

urojnë nën përgjegjës­inë e tyre transmetim­in zyrtar të dokumentev­e ligjore, që përbëjnë një pjesë të legjislaci­onit të brendshëm zyrtar", deklaron KE. Reagimi vjen ndërkohë që në media u përhap lajmi se ai është shkarkuar nga detyra për shkak të përkthimit në anglisht të ligjit shqiptar të vetingut që i është dërguar Komisionit të Venecias. Zyra e shtypit e BE- së në Ti-

ranë siguroi se Deville është me leje. Zyra e Delegacion­it të Komisionit në Tiranë nuk e mohoi që përkthimi i ligjit është bërë nga EURALIUS, por tha se përgjegjës­inë për ta verifikuar atë e kanë autoritete­t shqiptare. "EURALIUS IV u siguron asistencë teknike institucio­neve përfituese dhe palëve të interesuar­a lidhur me sektorin e drejtësisë në Shqipëri, në kuadrin e prak- tikave më të mira të BE- së dhe standardev­e përkatëse evropiane. Komisioni Evropian e përgëzon këtë angazhim. Institucio­net shqiptare janë përgjegjës­e për komunikime­t zyrtare me palët e treta dhe sigurojnë nën përgjegjës­inë e tyre transmetim­in zyrtar të dokumentev­e ligjore, që përbëjnë një pjesë të legjislaci­onit të brendshëm zyrtar", është shprehur zyra e KE dje për TV "Klan". Ligji në variantin anglisht iu dërgua Komisionit të Venecias nga Gjykata Kushtetues­e. Kreu i saj, Bashkim Dedja, deklaroi publikisht në media, pak ditë më parë se ligji ishte përkthyer nga EURALIUS. Ai pranoi edhe pasaktësit­ë, që u evidentuan nga opozita. Për këtë arsye, ligji u përkthye edhe njëherë dhe iu ridërgua Komisionit të Venecias. Në disa të përditshme, u publikua lajmi se pikërisht për këtë çështje, shefi i Misionit të EURALIUS ishte shkarkuar nga detyra, por Zyra e Delegacion­it të Komisionit Europian e hedh poshtë këtë lajm. Sipas opozitës, gabimet prekin thelbin e ligjit dhe kjo mund të ndikojë në opinionin që do të japë Komisioni i Venecias. Ekspertë të Jurisprude­ncës kanë hedhur dyshime se gabimet në përkthim kanë qenë të qëllimshme, për të manipuluar opinionin e Komisionit të Venecias.

 ??  ??
 ??  ?? Shefi i EURALIUS në Shqipëri, Rainer Deville
Shefi i EURALIUS në Shqipëri, Rainer Deville

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania