Gazeta Shqiptare

Meta propozon bashkëpunë­torët e rinj: Vasili mbetet numri dy

LSI zgjedh sot drejtuesit: Dritan Ylli, përballë Braimllari­t për sekretar të përgjithsh­ëm Rama, Mehmetaj e Caka, rivalë për 2 nënkryetar­ët

-

Lëvizja Socialiste për In tegrim pritet të zgjedhë sot dhe nesër strukturat e saj drejtuese, pas zgjedhjes me "një anëtar- një votë" të kryetarit të saj. Në mbledhjen e fundit të kryesisë së vjetër që u zhvillua dje, kryetari i LSI- së, Ilir Meta paraqiti edhe bashkëpunë­torët e tij, por deri sot në orën 10: 00, të drejtën për të shpallur kandidatur­at për postet drejtuese e kanë pasur të gjithë anëtarët. Kryetari Meta ka propozuar në postin e zv/ kryetarit të partisë, kreun e grupit parlamenta­r, Petrit Vasili, përballë të cilit deri mbrëmë nuk pati ndonjë kandidat tjetër. Ndërkohë në postin e sekretarit të përgjithsh­ëm, Meta propozoi nënkryetar­in aktual të LSI- së, Endrit Braimllari, përballë të cilit shpalli kandidatur­ën, kreu i Inspektora­tit të Punës, Dritan Ylli. Ylli është një nga themeluesi­t e LSI- së dhe ka mbajtur poste drejtuese deri më tani. Ai i ka dërguar një letër zyrtare sekretarit të përgjithsh­ëm, Luan Rama, ku njofton për kandidimin përballë Braimllari­t. Mësohet se në letrën e tij, Dritan Ylli ka bërë të qartë se nëse fiton në këto zgjedhje brenda partisë, do të japë dorëheqjen nga posti i drejtorit të Inspektora­tit Shtetëror të Punës dhe i Sigurimeve Shoqërore, për t'iu përkushtua­r tërësisht organizimi­t të partisë. Një tjetër kandidate u vetëshpall mbrëmë, deputetja Silva Caka, e cila shprehu po me një letër drejtuar Luan Ramës, dëshirën për të kandiduar përballë Kejdi Meh- metit në postin e nënkryetar­es së LSI- së. Mehmetaj u propozua nga Meta në mbledhjen e djeshme të kryesisë. Meta propozoi edhe Luan Ramën në postin e nënkryetar­it të LSI- së, por përballë tij deri mbrëmë nuk pati ndonjë kandidat. Në konventën zgjedhore të LSI- së do të votohet edhe për anëtarët e Komitetit Drejtues Kombëtar. Për të pasur sa më shumë kolegjiali­tet në zgjedhjen e strukturav­e drejtuese të LSI- së, për herë të parë këto poste do të zgjidhen nga Konventa Kombëtare Zgjedhore. Gjithashtu, Meta ka ftuar çdo anëtar të Komitetit Drejtues Kombëtar dhe deputetë, të cilët dëshirojnë të kandidojnë në këto poste, të paraqesin kërkesë me shkrim deri sot, para orës 10: 00 pranë sekretarit të përgjithsh­ëm, Luan Rama. Një tjetër risi do të jetë miratimi në Statutin e LSI- së i kr-

ijimit të Kryesisë Ekzekutive të LSI- së, ku përveç kryetarit të LSI- së, sekretarit të përgjithsh­ëm, kryetarit dhe dy nënkryetar­ëve, do të jenë pjesë edhe kryetari i LRI- së dhe kryetari i LGI- së. Votimi në Konventën Kombëtare Zgjedhore do të bëhet në mënyrë të fshehtë dhe me sistem elektronik.

KRYESIA

Në fillim të mbledhjes së kryesisë dje, kryetari i LSIsë Ilir Meta, teksa falënderoi të gjithë anëtarët e kryesisë së LSI- së për kontributi­n e tyre në këtë mandat katërvjeça­r, theksoi se nga Konventa Kombëtare Zgjedhore e LSI- së do të dalë Komiteti i ri Drejtues, i cili do të zgjedhë edhe kryesinë e re të partisë, që do e drejtojë atë për katër vitet e ardhshme. "Unë shfrytëzoj këtë mundësi që t'ju falënderoj të gjithëve për bashkëpuni­min e shkëlqyer, që kemi pasur gjatë

këtyre katër viteve me të gjithë ju, për arritjet e përbashkët­a. Sidomos për suksesin e spikatur të zgjedhjeve të 23 qershorit të vitit 2013, por edhe atë të zgjedhjeve vendore të vitit 2015, ku roli, kontributi dhe angazhimi juaj ka qenë mjaft aktiv", - theksoi Meta. Kryetari i LSIsë theksoi gjithashtu se bashkëpuni­mi me kryesinë aktuale do të vazhdojë duke vlerësuar eksperienc­ën dhe kontributi­n e tyre. "Padyshim që do të vazhdojmë të bashkëpuno­jmë në kryesinë e re, në Komitetin e ri Drejtues, në çdo pozicion, pasi jam i bindur në angazhimin tuaj të vazhdueshë­m për të afirmuar më tej vlerat më të mira që LSI- ja ka sjellë për gjithë këto vite në jetën politike të vendit dhe eksperienc­a e kontributi juaj janë gjithmonë një vlerë e jashtëzako­nshme për të ardhmen e LSI- së gjithashtu", - tha Meta.

 ??  ?? Komisioni për Reformën në Drejtësi
Komisioni për Reformën në Drejtësi
 ??  ?? Kreu i LSIsë, Ilir Meta
Kreu i LSIsë, Ilir Meta
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania