Gazeta Shqiptare

U dënua në Itali për pengmarrje, organizatë kriminale dhe prostituci­on, kapet 37- vjeçari

Arrestohet edhe i dënuari për vrasje në vendin fqinj

-

DURRËS - Pas vizitës së kryeprokur­orit të Antimafias italiane në Tiranë, blutë e Durrësit kanë nisur aksionin për arrestimin e personave të shpallur në kërkim nga drejtësia e vendit fqinj, me qëllim ekstradimi­n e tyre në këtë vend. Burime zyrtare nga policia e qytetit bregdetar pohuan se mëngjesin e djeshëm është arrestuar një 37- vjeçar, i cili ka përdorur tri emra. Bëhet fjalë për shtetasin Altin Çelçima ( Xheladin Çelçima, Lulzim Tusha), i cili është dënuar nga Gjykata e Milanos për një sërë veprash

ELBASAN

Policia e Elbasanit dje ka prangosur një 42- vjeçar, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm dhe 50 mijë euro gjobë nga Gjykata e Apelit të Larisës në Greqi për veprat penale: "Trafikimi i narkotikëv­e", "Grupi i strukturua­r kriminal" dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturua­r kriminal". Sajmir Hasalla, banues në fshatin Papërr ishte shpallur në kërkim nga blutë e Elbasanit, pasi gjykata e këtij rrethi ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë "Arrest me burg", pas njohjes së vendimit të gjykatës së vendit fqinj.

penale. Sipas burimeve të mësipërme, Çelçima ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma Itali, pasi Gjykata e Milanos me vendimin nr. 1180/ 2002 R. E. S, e ka dënu-

ar me 12 vite e 6 muaj burg për veprat penale "Organizatë kriminale me qëllim shfrytëzim­in e prostituci­onit", "Pengmarrje", "Heqje e paligjshme e lirisë së tjetrit" dhe "Emigracion­i i paligjshëm". Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësorë Durrës për veprime të mëtejshme. Ndërkohë, blutë e Durrësit kanë prangosur me qëllim ekstradimi drejt Italisë dhe 38- vjeçarin Luan Haxhija 38 vjeç, banues në këtë qytet. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasin ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma Itali, pasi Gjykata e Pisës me vendimin Nr. 94/ 2000 e ka dënuar atë me 18 vite burg për veprat penale "Vrasja", "Tentativë vrasje", "Armëmbajtj­e pa leje" dhe "Shfrytëzim prostituci­oni". Materialet ndaj 38- vjeçarit i kaluan Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, Tiranë për veprime të mëtejshme. kl. ha

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania