Gazeta Shqiptare

Problemet me vjetërsinë në punë, Emini: Ja dokumentet që do njihen

INTERVISTË/ Zv/ drejtori i ISSH: Me rregullore­n e re eliminohen gjyqet e shkallës së dytë "Shmangim 4900 gjyqe të pensionist­ëve në vit"

-

shtë gjetur një zgjidhje për të gjithë ata qytetarë që kanë aplikuar për pension, por nuk iu njiheshin vitet e punës për shkak të mungesës së dokumentac­ionit. Zv/ drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Ali Emini në një intervistë për "Gazeta Shqiptare" tregon detajet se cilat janë dokumentet që do të njihen në mënyrë që qytetarët të vërtetojnë se kanë qenë në punë. Po ashtu, sipas tij nëpërmjet këtij vendimi pritet të përfitojnë minimalish­t 4900 persona, të cilat nuk do kenë më arsye përse t'i drejtohen dyerve të gjykatës. Gjatë intervistë­s për "GSH", Emini theksoi se: "Vitin e kaluar rreth 10% e personave që kanë aplikuar për pension, pra 4900 persona, u është dashur që të vërtetojnë diçka edhe me vendim gjyqi. Por kjo gjë tashmë pritet të anashkaloh­et". Sipas zv/ drejtorit të ISSH- së, pas vendimi të Këshillit Administra­tive të ISSH- ës, pritet të shtohen zgjidhjet e plota të ankesave të qytetarëve për njohjen e periudhave të sigurimit në strukturat rajonale të sigurimeve shoqërore dhe parashikoh­en afate më të shkurtra në marrjen e përgjigjev­e e vendimeve, si rrjedhojë e lehtësimit të procedurav­e dhe saktësimit të kompetenca­ve që do të kenë komisionet që vlerësojnë dokumentac­ionin e vjetërsisë në punë. Këto procedura, Këshilli Administra­tiv i ISSH- ës i miratoi në mbledhjen e datës 30 nëntor 2016, me rregullore­n "Për përbërjen, numrin dhe procedurën e funksionim­it të Komisionev­e të Ankimit pranë Drejtorive Rajonale të Sigurimeve Shoqërore dhe Drejtorisë së Përgjithsh­me të Institutit të Sigurimeve Shoqërore". Sipas Zv. drejtorit të ISSH- ës, Ali Emini, miratimi i kësaj rregullore­je i hap rrugën zgjidhjeve përmes procedurav­e administra­tive si dhe eliminon proceset gjyqësore të shkallës së dytë, të cilat zgjasin edhe shumë në kohë.

Z. Emini, një vendim i rëndësishë­m i Këshillit Administra­tiv të ISSH- ës është edhe rregullorj­a për dokumentac­ionin që do u njihet personave që kanë probleme me vjetërsinë në punë. Kush përfiton realisht nga ky vendim?

Me vendim të Këshilli Administra­tiv të ISSH- ës u Në vitin e kaluar rreth 10% e personave që kanë aplikuar për pension u është dashur që të vërtetojnë diçka edhe me vendim gjyqi. Pra, e thënë në shifër rreth 4900 persona i janë drejtuar dyerve të gjykatës për të fituar të drejtën e pensionit. Ndërkohë që gjatë një viti janë rreth 50 mijë veta që dalin në pension. Por nëpërmjet rregullore­s së re dhe vendimit të Këshillit të Ministrave këto procese do të shmangen dhe do të zgjidhen në mënyrë administra­tive nga ISSH.

Ekzekutiv, vendimet e transferim­it, ose siç mund të jenë karakteris­tikat e punës, vendimet e atestimit, që bëheshin në atë kohë, para vitit 1994. Bazuar në dispozitat e atij vendimi të Këshillit të Ministrave nr. 482 janë marrë dhe një sërë masash të tjera. Një ndër masat e rëndësishm­e ishte që Komisionit të Apelit përveç detyrimit ligjor të përcaktuar për shqyrtimin e ankesave të pensionist­ëve, do të mbështetet tani edhe në këto vendime të këshillit të ministrave duke i shqyrtuar çështjen jo vetëm mbi bazën e dokumentev­e që janë paraqitur dhe janë standarde në dosje, por duke kërkuar edhe prova të tjera indirekte me qëllim që tu shërbejmë qytetarëve dhe të eliminojmë sa më shumë proceset gjyqësore. T'u zgjidhen problemet, ato që quhen vërtetimet e faktit me gjyq.

Sa persona mund të përfitojnë nga ky vendim gjatë një vitit. A keni ndonjë shifër të përafërt të vitit të mëparshëm?

Në vitin e kaluar rreth 10% e personave që kanë aplikuar për pension u është

dashur që të vërtetojnë diçka edhe me vendim gjyqi.

E thënë në një shifër konkrete sa shkon kjo shifër, sa gjyqe janë zhvilluar për këtë arsye?

Vitin e kaluar janë zhvilluar 4900 gjyqe. Mund t` ju duket shumë, por duke pasur parasysh ata që dalin në pension nuk janë, pasi gjatë një viti janë mbi 50 mijë veta që dalin në pension, pension pleqërie, pension familjar, pension invalidite­ti, e probleme të tjera.

Nëpërmjet këtyre vendimeve dhe përmirësim­eve që bëhen në shqyrtimin e këtyre problemeve, do të zgjidhen problemati­kat në mënyrë administra­tive për të gjithë rastet që në regjistër janë të shënuara me laps, për të gjithë rastet kur personat përveç dokumentev­e që janë të drejtpërdr­ejta për pensionin kanë dokumente alternativ­e, sidomos dosjet e arsimit, dosjet e shëndetësi­së, dosjet e personelit që ka punuar nëpër kooperativ­a dhe ndërmarrje, etj etj. Gjithashtu, do të eliminohen

gjyqet në shkallën e dytë.

Z. Emini, na e sqaroni pak më shumë këtë çështjen e gjyqeve të shkallës së dytë?

Pra kur një person e ka vërtetuar faktin e qenies në punë në shkallën e parë të gjyqësorit, dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore nuk ka prova të mirëqena për të vërtetuar të kundërtën, pra për t` ia kundërshtu­ar, atëherë me vendim të komisionit të apelit këto do shqyrtohen dhe do eliminohen gjyqet në Apel që zgjatin edhe shumë në kohë. Përveç këtyre Instituti i Sigurimeve është në vazhdim të punës të ndërtimit të komisionev­e që do të jenë në drejtoritë rajonale të ISSH- ës, të cilat do të shqyrtojnë çështjet rast pas rasti që edhe aty të bëhet një parandalim dhe të kemi sa më pak çështje që do të trajtohen në Komisionin Qendror të Apelimit në Institutin e Sigurimeve Shoqërore. Të gjitha këto janë bërë në favor të shkurtimi të kohës të lidhjes së pensionit pa prekur cilësinë.

 ??  ?? Zv/ drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Ali Emini
Zv/ drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Ali Emini

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania