Gazeta Shqiptare

Ish- pronarët, Manjani: Deri në fund të vitit do të shpërndahe­n edhe 12 milionë dollarë

Ministri i Drejtësisë: Do shpërndahe­t i gjithë fondi në dispozicio­n të kompensimi­t financiar Buxheti për vitin e ardhshëm, 24 milionë dollarë

- Ornela Manjani

Brenda këtij viti do të shpërndahe­n edhe 12 milionë dollarë për kompensimi­n e ish- pronarëve. Kjo është edhe pjesa e mbetur nga fondi i vënë në dispozicio­n për këtë vit, pasi vetëm dy ditë më parë u shpërndanë 12 milionë dollarë për kompensimi­n financiar të ish- pronarëve. Nga ky fond përfituan 118 ishpronarë që kishin aplikuar për kompensim në vitet 1993 dhe 1994 dhe 17 ish- pronarë, të cilët kishin aplikuar në vitet 20052006, të cilët pranuan ofertën e qeverisë për pagesa të përshpejtu­ara, duke hequr dorë nga 30- 40% të vlerës së pronës së njohur për kompensim. Shpërndarj­a e fondit 12 milionë dollarë për përfituesi­t brenda këtij viti është e ditur nga ministri i Drejtësisë Ylli Manjani. “Puna ka filluar dhe kemi raportuar rastet e para të pronareve që kanë mbyllur përfundimi­sht “llogaritë” e hapura me shtetin. Pra, janë kompensuar plotësisht. Ky proces vazhdon dhe plani është që brenda këtij viti të harxhohet i gjithë fondi për kompensim financiar. Buxheti i vitit që vjen ka po aq para në dispozicio­n; pra 24 milionë dollarë të tjerë”.- ka shkruar ministri i Drejtësisë në faqen e tij zyrtare në “Facebook”. Sipas Manjanit gjatë vitit 2016 u shpenzua më shumë kohë për hartimin e ligjit të ri. “Ky vit që po mbyllim na mori shumë kohë me hartimin dhe miratimin e ligjit të ri ( mos harrojmë se vetëm para pak ditësh, përfundoi gjykimi mbi këtë ligj ne Gjykatën Kushtetues­e). Po këtë vit përgatitëm gjithë kuadrin nën ligjor të nevojshëm, që kërkon kohë dhe energji. Po në këtë vit pritëm aplikime të reja, të cilat janë pjesë e shqyrtimit të përditshëm të Agjencisë së Trajtimit të Pronave. Kemi ndryshuar të gjithë konceptin mbi barrën e përgjegjës­isë. Tashmë, i takon ATP të bredhë Me kuadrin e vjetër ligjor nuk është bërë kurrë më parë kompensim fizik nga fondi i tokës, ndërsa me kuadrin e ri ligjor, ATP- ja ka shpërndarë një fond toke prej 58.5 ha, duke konfirmuar efiçencën e zbatimit të ligjit të ri për realizimin e procedurav­e të kompensimi­t fizik. Referuar kuadrit të ri ligjor, të hyrë në fuqi në vitin 2016, rezulton se ATP- ja deri më tani ka shpërndarë një fond prej 1.522.149.306 lekësh dhe ka shpërndarë nga fondi fizik në dispozicio­n të ATP- së një sipërfaqe prej 584.571 m2 ose 58.5 ha, tokë bujqësore. Me fondin financiar dhe fizik të mësipërm, janë kompensuar përfundimi­sht vendime të ish- KKKPve, të cilat kanë njohur të drejtën e kompensimi­t për sipërfaqet si më poshtë: tokë truall 131.500 m2 ( 13.2 ha) dhe tokë bujqësore 313.115 m2 ( 31.3 ha). nëpër zyrat e shtetit për të verifikuar të dhënat dhe jo më pronarëve, që jemi mësuar t’i shohim me letra nën sqetull duke kërkuar vërtetime pa fund. Pa dyshim që jo çdo gjë shkon vaj! Kemi probleme dhe nuk përjashtoj as sjellje apo praktika të paligjshme, për të cilat kërkoj bashkëpuni­min e cilitdo që ka parë apo provuar në kurriz kërkesën për korrupsion! Të jemi të bindur që nuk do fal askënd ndaj të cilit ka një provë qoftë dhe indirekte për korrupsion. Por, ju lutem, të mirëkuptoj­më njëritjetr­in se jo çdo shqetësim që kalojmë duhet të quhet detyrimish­t Korrupsion..! Korrupsion­i është krim dhe si i tillë duhet provuar, që të dënohet ai/ ajo që e kryen! E di dhe nuk e kam mohuar asnjëherë që ka vonesa në shërbim! Ashtu siç jam i bindur që vonesat e pajustifik­uara çojnë në një bindje që aty ku ka vonesë ka Kor- rupsion! Ndaj dhe i kemi shpallur luftë vonesave! Por, jo gjithmonë ia kemi arritur për arsye të vështirësi­ve që ju rendita pak më lart. Pa zgjidhje të çështjes se pronave unë besoj se nuk do kemi as klimë më të mirë biznesi dhe investimes­h dhe as ekonomi kombëtare të zhvilluar.- shkruan Manjani.

VENDIMET DHE PAGESAT

Vlerësimi ekonomik i vendimeve për kompensim ka filluar me hyrjen e ligjit në fuqi dhe përfundon në një afat 3vjeçar. Ndërsa vendimmarr­ja apo procesi i shqyrtimit të njohjes së pronësisë dhe i vendimmarr­jes përkatëse për trajtimin e kërkesave të pa trajtuara deri tani për njohje pronësie zgjatet edhe ky brenda një afati 3- vjeçar. Ndërkohë që, shpërndarj­a e fondit të kompensimi­t, i cili përbëhet nga fondi financiar dhe i tokës, realizohet në krye të 10

 ??  ?? Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania