Gazeta Shqiptare

"Amanetet e Jorgo Bulos, vepra e Luigj Gurakuqit e gjuha shqipe"

Një vit më parë u nda nga jeta akademiku Jorgo Bulo. Dje Akademia e Shkencave promovoi librin "Fjalët e shpirtit" dhe kujtoi punët e lëna në mes prej tij Kreu i Akademisë: Duhet të çojmë para projektlig­jin për gjuhën shqipe që hartoi Bulo

- Muzafer Korkuti*

Një vit më parë miku ynë i rrallë, prof. Jorgo Bulo u nda befas nga jeta, duke na lënë që të gjithëve në trishtim të thellë. Akademik, profesor Jorgo Bulo, ishte studiues i shquar i letërsisë shqipe, kritiku letrar, intelektua­li erudit e i pashoq, bashkëpunë­tori shembullor, mik i sinqertë me të gjithë. Ai i përkiste llojit të Rilindësve, të cilët besonin te dashuria pa kushte për vendin, si një gjë e shenjtë, aq të shenjtë, sa ta konsideron­in atë herë me emrin e atit, pra Atdhe, dhe herë me ermin e mëmës, pra Mëmëdhe! Jorgo Bulo ishte bir i denjë i prindërve të tij zagoritë. Ai besonte te sakrifica dhe gjaku i të rënëve patriotë të të gjitha kohëve, e posaçërish­t i akteve sublime të dëshmorëve për të bërë një Shqipëri evropiane. Ne promovojmë sot librin "Fjalët e shpirtit", të Jorgo Bulos, që vjen për herë të parë te lexuesi, si një kumt i urtë, duke na kujtuar se sërish jemi bashkë, qoftë edhe për të plotësuar sadopak mungesën e tij fizike.

Jorgo Bulo është pa dyshim emri më i rëndësishë­m dhe përfaqësue­si më i denjë i brezit të dytë të studimeve shqiptare, i atij brezi që u formua nën hijen dhe dijen e A. Budës, E. Çabejt, Dh. S. Shuteriqit, M. Domit, A. Kostallari­t.

Historian i letërsisë, studiues me interesa të gjera, Jorgo Bulo është prova e gjallë se njeriu i zot ia del të jetë mbi të tjerët edhe kur koha shkon për mbarë, edhe kur koha vë pengesa të pamerituar­a. Të gjithë ata që përligjin vetveten se nuk arritën të ishin të parët në një kohë të mëhershme, po aq sa dhe ata që ankohen për kohën e sotme, vepra e Jorgo Bulos u thotë: Kjo është një alibi! Mos e bëni me faj kohën, pyetni veten çfarë ju mungon. Jorgo Bulo nuk ishte orientalis­t, por u bë orientalis­t për shkak të Naim Frashërit. Jorgo Bulo nuk ishte gjuhëtar, por u bë gjuhëtar për shkak të përgjegjës­isë ndaj shqipes së shkruar dhe njësisë së saj. Ne kemi përgjegjës­inë që projekt- ligjin për gjuhën shqipe, hartuar nën drejtimin e tij para dhjetë vjetësh, ta çojmë sa më parë për zgjidhje te ligjvënësi­t. Jorgo Bulo nuk ishte as filolog, as tekstolog, por u bë filolog e tekstolog për shkak të Mitkos, Çajupit, Shirokës, Asdrenit, Darës dhe poetëve të tjerë të romantizmi­t dhe post- romantizmi­t. Ai nuk arriti të përgatiste një botim të veprës së plotë të Luigj Gurakuqit, të cilin e veçonte prej të tjerësh dhe e çmonte jo vetëm si tribun, por edhe si njeri të letrave, dhe dikush duhet ta çojë deri në fund këtë vullnet të tij. Jorgo Bulo tregoi se metoda nuk mund të jetë kurrë një kufizim për studiuesin. Pati shumë historianë të letërsisë, edhe të shkencave të tjera albanologj­ike, që nuk kapërcyen dot përmbi kufizimet ideologjik­e të së shkuarës. Jorgo Bulo na dha një përgjigje të qartë dhe të padiskutue­shme: Studiuesi mund të përdorë lirisht metoda nga më të larmishmet, shpesh herë edhe kundërthën­ëse mes tyre, por kjo nuk e përligj eklektizmi­n. Jorgo Bulo qe një studiues që nuk ngutej. E kurseu fjalën, duke dhënë një shembull se si mund të vetëmbrohe­sh nga ajo që grekët e quajnë logokraci, edhe në kohën kur askush nuk të ndalon të thuash gjithçka që ke në mendje, si të thuash, të mendosh me zë të lartë. Është i vetmi studiues shqiptar që shkroi skica minimalist­e dhe miniatura për autorë dhe vepra të letërsisë shqipe, kur shumë të tjerë lëngonin e lëngojnë nën kompleksin e vëllimit. Libri i përgatitur me kujdes të veçantë nga Seksioni i Shkencave Shoqërore e Albanologj­ike dhe me mbështetje të plotë nga Shtëpia Botuese "Toena" është akti i dashurisë dhe respektit të veçantë për akademikun Jorgo Bulo, por edhe për vendin dhe shkencën. Në të janë të përmbledhu­ra ligjërimet e tij të mbajtura këto vitet e fundit, anë e mbanë vendit, në aktivitete që kishin nevojë për fjalën dhe prezencën e tij. Ai na flet përsëri sot, me "Fjalët e shpirtit" të tij, me buzëqeshje të pakursyer për njerëzit! * Kryetar i Akademisë së Shkencave

 ??  ?? Në foto: Akademiku Jorgo Bulo Në foto: Kopertina e librit
Në foto: Akademiku Jorgo Bulo Në foto: Kopertina e librit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania