Gazeta Shqiptare

Shoqatat mjedisore në gjyq: Të eliminohen HEC- et në Vjosë

Avokati Vladimir Meçi: Ligjet tona s'janë të dobëta, por injorohen nga investitor­ët dhe politikanë­t Olsi Nika: Do ndjekim të gjitha hallkat e gjyqësorit

-

Ditën e djeshme orga nizatat për mbrojtjen e mjedisit "EcoAlbania", "Riverwatch" dhe "EuroNatur", si dhe 38 banorë të prekur çelën procesin gjyqësor në Gjykatën Administra­tive kundër ndërtimit të hidrocentr­alit të Poçemit në Vjosë. Paditësit kërkojnë pezullimin e çdo vendimi apo premtimi për këtë hidrocentr­al, i cili planifikoh­et të ndërtohet nga bashkimi dy shoqërive turke, fituese të koncesioni­t. Sipas ekspertëve të mjedisit, të cilët po luftojnë për mbrojtjen e Vjosës, ngrenë shqetësimi­n se projekti për hidrocentr­al në lumin Vjosa planifikoh­et të ndërtohet pa vlerësim të përshtatsh­ëm të ndikimit në mjedis apo pjesëmarrj­e publike. Paditësit për këtë çështje përfaqësoh­en nga avokati Vladimir Meçi, i cili ka theksuar se "Ligjet tona nuk janë të dobëta, por shpesh injorohen nga investitor­ët, autoritete­t dhe politikanë­t".

VJOSA& BETEJA

Nisja e betejës ligjore erdhi pas shumë protestave dhe tureve me kajak, që bënë qindra qytetarë dhe ambientali­stë shqiptarë dhe të huaj në mbrojtje të lumit Vjosa. "Jemi të vendosur ta mbrojmë këtë kërkesë në të gjitha hallkat e sistemit të drejtësisë. Bëhet fjalë për mbrojtjen e një prej zonave natyrore më me vlerë jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë Evropën", thotë Olsi Nika, koordinato­r i fushatës "Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës" nga "EcoAlbania". Sipas tij, arsyet e kësaj padie janë të shumta, duke nisur nga Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis ( VNM) pranuar nga institucio­net përkatëse është tërësisht i papërshtat­shëm, ku më shumë se 60% e VNMsë është plagjiatur­ë, kopjuar nga projekte të tjera, ndërkohë që vlerësimet për florën dhe faunën mungojnë. Profesor Schiemer nga Vjena, i cili ka analizuar këtë raport VNM- je, së bashku me kolegë të tjerë nga Shqipëria, Gjermania dhe Austria konfirmon: "Nuk kam parë më parë një VNM kaq të dobët. Gjithçka është një farsë. VNM- ja duhet të përsëritet dhe të hartohet sipas standardev­e ndërkombët­are". Në progresrap­ortin e fundit të Komisionit Evropian për Shqipërinë, kritikuat për nive- lin e dobët të raporteve të VNM- ve kanë qenë të qarta. Ekspertë dhe studiues të huaj më herët kanë kërkuar moratorim të ndërtimit të HEC- eve në Vjosë për një periudhë 3- vjeçare, por kjo gjë nuk është marrë parasy- Vjosa është lumi i fundit i egër në Evropë. Ai rrjedh i paprekur përmes grykave të thella, zallishtev­e dhe ishujve për rreth 270 km nga malet e Pindit në detin Adriatik. Qeveria shqiptare dhe kryeminist­ri Edi Rama i ka dhënë dritën jeshile kompanisë turke për ndërtimin e hidrocentr­alit të Poçemit, i cili është planifikua­r të ndërtohet në pjesën më të pasur ekologjiki­sht të lumit të Vjosës. sh nga qeveria shqiptare. Një një konsultim publik për këtë arsye tjetër ku bazohet kjo projekt është mbajtur në qypadi është fakti se banorët e tetin e Fierit, ku asnjë pjesëfshat­rave Kutë, Çorrush, Sevmarrës nuk ishte asnjë banor aster, Shkozë, Golimbas, i zonave të prekura. Avokati Mazhar etj., të cilët preken Vladimir Meçi, i cili përfaqënga projekti i HEC- it të Poçeson paditësit në këtë proces, mit nuk janë informuar. konfirmon: "Ligjet tona nuk Vetëm në fshatin e Kutës pjejanë të dobëta, por shpesh insa më e madhe e tokave jorohen nga investitor­ët, aubujqësor­e dhe ullishteve do toritetet dhe politikanë­t. Kjo të përmbyten nga rezervuari mospërfill­je duhet të ndalojë i HEC- it prej 2400 hektarësh para se të shkatërroj­më dhe 90 persona do të detyrogjit­ha pasuritë natyrore të hen të shpërngule­n. Edhe vendit. Rasti i Poçemit është pse asnjë nga banorët e një gur prove për sundimin prekur nuk është njoftuar, e ligjit në Shqipëri".

 ??  ??
 ??  ?? Lumi “Vjosa”
Lumi “Vjosa”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania