Gazeta Shqiptare

Ndryshimi, një qasje efektive!

-

të pompës së zjarrfikës­es, pyetjet janë vërtetë të dobishme: Çfarë është kjo pajisje, kur përdoret, kush mund të përdorë dhe si funksionon? Nëse merret një informacio­n bazik dhe një ditë shikon rastësisht zjarr në banesën tënde ose të komshiut, nuk ke nevojë të telefonosh zjarrfikës­en, kur mund ta shuash menjëherë vetë zjarrin, sepse e ke marrë instruksio­nin e thjesht mbi mënyrën e përdorimit. Komunikimi dhe interesimi i vazhdueshë­m që duhet t’u ofrohet banorëve bëjnë që mirëmbajtj­a të jetë efektive dhe të kuptohet se ndryshimi, që në koncept e më tej në praktikë i mbron investimet kapitale, kujdeset për shëndetin e për sigurinë dhe mundëson kushte për të jetuar shumë mirë në komunitet. Pra, mirëmbajtj­a nuk është vetëm e rëndësishm­e për jetëgjatës­inë e elementëve përbërës të ambienteve të përbashkët­a, por kontribuon në mirëqenien fizike dhe financiare të investimit të kryer nga secili familjar që ka investuar për shtëpinë e tij dhe “shtëpinë e përbashkët”. Mbase ky i fundit duket term i ekzagjerua­r, por korridori, shkalla, muret, pllakat, bordurat etj., që ndodhen përtej pragut të shtëpisë, a nuk janë paguar nga xhepi yt? Sigurisht që po, prandaj këto sipërfaqe janë pjesë e shtëpisë në të përbashkët­ën që ndan me pjesëtarët e tjerë të komuniteti­t. Ndryshimi ndikon në dukjen e pallatit, funksionim­in e pajisjeve, shëndetin dhe zhvillimin e të menduarit e të vepruarit. A nuk është gjynah të thyesh një degë peme kur ajo është zbukurim, gjelbërim, sjell ajër? A nuk është mëkat të thyesh një pllakë, apo të hedhësh qesen e plehrave te hyrja e derës së jashtme, kur ambienti i përgjithsh­ëm është perfekt? Një njeri normal nuk do ta bënte kurrë, është njësoj sikur t’ia bënte vetes. Zhvillimi i mentalitet­it për mirëmbajtj­en është pjesë e strategjis­ë së qasjes së vetëdijshm­e, të cilën unë e aplikoj me shumë kujdes. Këtë nuk e shikoj si çelës të suksesit, sepse mund të rezultojë edhe dështim, por një mundësi që mund t’i jepet kujtdo për ta ndjerë veten njeri i qytetëruar i shekullit XXI dhe jo plebej i Mesjetës. Kultura është sa personale aq edhe komunitare, sidomos kur bëhet fjalë për bashkëjete­sën në komunitet. Gjatë përvojës si administra­tor pallati e kam kuptuar çfarë fshihet pas motos: “Ndryshimi fillon nga ti”. Nuk fshihen fjalë të bukura slogani, as prekje në sedër apo skuqje faqesh… ka shumë syresh që nuk e çajnë kryet për të tilla logos. Kam kuptuar thelbin, që të mirën e duan të gjithë dhe kur njerëzit ( banorët) shikojnë që aty ku shkelin të prek këmba pastërti dhe aty ku kalojnë ka rregullsi e harmoni, ky është një ndryshim që nuk vjen nga qielli. Ky ndryshim vjen nga një marrëdhëni­e korrekte me vetveten dhe për sa njoh, nuk është askush që nuk e respekton vetveten. Prandaj kur dikujt i kujton veten e tij se nga ai nis ndryshimi, është njësoj si t’i kesh dhënë sinjal një atleti që ka nisur gara dhe ai nis të tundë kokën e të shohë rrotull, të lëvizë nyjat dhe të nis vrapimin. A nuk fillon kështu ndryshimi!?

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania