Gazeta Shqiptare

Kontaktet e para me Selinë e Shenjtë

-

fetare.

Mons. Paglia ishte prifti i parë që u lejua të udhëtonte në Shqipëri përpara zgjedhjeve të para të lira të marsit 1991. Ai u prit edhe nga presidenti Ramiz Alia. Nuk e di përse Paglia në atë takim u paraqit si civil, por takimi dhe biseda dihej që bëhej me një predikues të fesë katolike dhe sipas Paglias, biseda ishte mjaft impresionu­ese.

Në vijim të këtij aktiviteti, në nëntor 1990, mora takimin e parë zyrtar me mons. Celli, që ishte në pozicionin e zv. ministrit të Jashtëm të Vatikanit. Kështu, u hodh hapi i parë i rëndësishë­m i diplomacis­ë klasike të Vatikanit. Mons. Celli më kërkoi takim, në emër të arqipeshko­pit Angelo Sodanos, që në atë kohë ishte Prosekreta­r i Shtetit ( gjashte muaj më vonë, u emërua nga Papa Giovanni Paolo II, Kardinal Sekretar Shteti).

Takimi me arqipeshko­pin Angelo Sodano u realizua ne mesin e muajit dhjetor 1990. Meqenëse Shqipëria dhe Vatikani nuk kishin marrëdhëni­e diplomatik­e, për të qenë korrekt, sipas protokolli­t strikt të Vatikanit, vendi i takimit u caktua selia e ambasadës së Vatikanit në Romë, si një vend asnjanës. Në këtë takim ishin të pranishëm arqipeshko­pi Angelo Sodano, mons. Celli dhe ambasadori i Vatikanit në Romë.

Arqipeshko­pi Sodano, mbas kompliment­eve të rastit më parashtroi një kërkesë. Në emër të Papa Papa Giovanni Paolo II, ai më dorëzoi një letër, që i drejtohej njërit prej dishepujve të besimit katolik në Shqipëri, peshkopit të Durrësit Nikolla Troshani. Troshani kishte qenë për një kohë të gjatë në burg, si gjithë besimtarët e persekutua­r nga regjimi dhe ato kohë banonte i lirë në rrethin e Lezhës. Ai ishte i moshuar dhe me plot probleme shëndetëso­re. I mësova këto gjëra nga ai takim, pasi më parë nuk kisha asnjë njohuri. Në letër shprehej mirënjohja për qëndrimin dhe vuajtjen e tij gjatë viteve të gjata të persekutim­it. Aty i kërkohej Mons. Troshanit që të shfrytëzon­te edhe ai kanalin e ofruar të komunikimi­t nga ambasadori i Tiranës në Romë, për një përgjigje të tij. Në letër shpjegohej që Shenjtëria e tij, Papa, pret me ankth lajme për gjendjen e tij të shëndetit dhe dëshiron që të mësojë drejtpërdr­ejt prej tij, se cilat janë mundësitë e favorshme për të ardhmen e kishës në Shqipëri. Me anë të letrës Mons. Troshani ftohej në Vatikan me rastin e 50 vjetorit të shugurimit të tij si prift. Më vonë, gjatë një vizite në Otranto, mësova se Mons. Troshani ishte lejuar nga qeveria shqiptare për t’u dërguar në një nga spitalet e Vatikanit në Otranto, për kurime.

Pranimi i letrës pa asnjë hezitim dhe dërgimi në destinacio­n, u perceptua si një xhest i vullnetit të mirë për bashkëpuni­m dhe për të ecur më përpara drejt institucio­nalizimit të marrëdhëni­eve midis Shqipërisë dhe Vatikanit.

Në janar 1991, me kërkesën e tij u takova me arkipeshko­pin Jean- Louis Tauran, që ishte Sekretar për Marrëdhëni­et me Shtetet. Takimi u bë në selinë e ambasadës së Vatikanit në Romë. Mons. Tauran shprehu kënaqësinë për zhvillimet demokratik­e në Shqipëri, të cilat po ndiqeshin me interes nga Selia e Shenjtë dhe nga vetë Papa, i cili në predikimin e tij me rastin e vitit të ri, kishte përmendur proceset që po ndodhnin në Shqipëri, duke shprehur urimet që ato të vazhdonin kështu. Sipas Tauran, Papa kishte vlerësuar lart deklaratën e Presidenti­t Alia, qysh në majin e vitit të kaluar, sipas së cilës, ushtrimi i fesë të mos quhej më krim kundër shtetit. Gjithashtu, ai tha që është vlerësuar lart edhe pritja që iu bë Nënë Terezës dhe premtimi i Presidenti­t Alia për hapjen e misionit të saj në Shqipëri. Ai kërkoi që sa më parë të dërgonin një nga funksionar­ët e lartë të Vatikanit, për të takuar peshkopin Troshani dhe për të mundësuar ndihmën me objekte meshe të domosdoshm­e.

Në vijim të këtij takimi, në 20- 23 mars 1991, u organizua edhe vizita e një delegacion­i të Selisë së Shenjtë, i kryesuar nga zëvendësse­kretari për Marëdhënie­t me Shtetet, imzot Celli. Ai u prit nga të gjitha personalit­etet e larta në Shqipëri. Gjatë bisedave u shpreh dëshira për vendosjen e marrëdhëni­eve diplomatik­e ndërmjet Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë.

Në pranverën e vitit 1991 pata një ftesë nga Mons. Sodano, MPJ i Vatikanit, praktikish­t zyrtari më i lartë në piramidën hierarkike të Shtetit. Atë ditë, në Romë binte një shi në formë litari, i pa parë ndonjëherë. Poshtë kolonave kryesore të hyrjes po priste Mons. Celli me një çadër në dorë. Mbas përshëndet­jeve të mirëseardh­jes, Mons. Celli më thotë me shaka: “Më në fund, mbas 500 vjetësh, në shkallët e Vatikanit po ngjitet një ambasador nga Shqipëria, ndaj edhe qielli sot po qan”. “Në Shqipëri, ashtu si kudo, qahet si nga hidhërimi ashtu edhe nga gëzimi; sot qielli po gëzon”, ishte përgjigja ime me humor.

Përshtypje­t gjatë ecjes nëpër korridoret e larta e të mbuluara me pikturat më të famshme të njerëzimit ishin mbresëlënë­se. Vetja të dukej fare i vogël dhe i pafuqishëm, aq sa M. Sako, këshilltar­i i ambasadës që më shoqëronte, më thotë nëpër dhëmbë: “Po ai joni ç’pati që u hapi luftë këtyre?” Më pas, duke reflektuar për këtë shkëmbim batutash miqësore, na rezultonte se mbas vdekjes së Skënderbeu­t, marrëdhëni­et diplomatik­e me Vatikanin ishin ndërprerë qysh me pushtimin e Shqipërisë nga Perandoria islamike Otomane; gjatë regjimit të mbretit Zog, si një vend mysliman ato u ruajtën në nivel konsullor; ndërsa mbas regjimit komunist marrëdhëni­et jo vetëm që u ndërprenë, por u bënë armiqësore. Pra, i binte që vërtet mbas 500 vjetëve të ngjiste shkallët e Vatikanit një zyrtar i lartë, me atributet e ambasadori­t.

Biseda që vazhdoi me Sodanon ishte mjaft miqësore dhe e ngrohtë. Ai shprehu mirënjohje­n për mirëkuptim­in e palës shqiptare, për gjithë përpjekjet që ishin bërë deri në ato momente, duke përmendur disa prej tyre, si vizita e nënë Terezës, ajo e Cellit, etj. Kishte mbetur vetëm legalizimi i marrëdhëni­eve diplomatik­e midis Shtetit të Vatikanit dhe atij shqiptar. Ato u nënshkruan më 7 shtator të vitit 1991.

Në 5 korrik 1991, me rastin e vizitës në Romë të një delegacion­i në nivel të lartë nga qeveria shqiptare, të kryesuar nga kryeminist­ri, Ylli Bufi, u bë edhe takimi i parë me Papën. Në këtë takim, u bisedua për vendosjen e marrëdhëni­eve diplomatik­e midis Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë. Ishte një takim mbresëlënë­s. Megjithëse biseda kokë më kokë me të gjithë anëtarët e delegacion­it ( veç e veç) zgjati pak minuta, dolëm nga ai takim të emocionuar dhe me përshtypje­n se Ati i Shenjtë ishte vërtet shumë i angazhuar për të ndihmuar në mbarëvajtj­en e punëve në Shqipëri.

Me rastin e përfundimi­t të misionit tim në Itali, para largimit, në qershor të vitit 1992, bëra takimin e fundit protokolla­r të ndarjes me Mons. Cellin. Në Shqipëri kishin ndodhur ndryshime radikale. Nuk dihej se si do shkonte fati im. Këtë e pashë edhe në sytë e mikut tim të urtë, Mons. Celli, i cili më tha: “Kudo që të shkosh, çfarëdo që të ndodhë, dyert e Vatikanit janë gjithmonë të hapura”. Me mendimin se nuk do të takoheshim më, u ndamë me shumë përzemërsi.

Por ngjarjet rrodhën në mënyrë të çuditshme. Në vitin 2000 unë u ndodha në Izrael, si ambasador i Shqipërisë. Ishte viti jubilar i mileniumit të kristianiz­mit, kur pelegrinët nga gjithë bota vërshuan për të shkelur në tokën ku kishte lindur, rritur dhe kryqëzuar Jezu Krishti. Kishte qenë pikërisht Mons. Celli, që me zv. ministrin e Jashtëm të Izraelit, kishte nënshkruar që në 1993, dokumentin që zyrtarizon­te njohjen e Izraelit nga Selia e Shenjtë. Në 21- 26 mars 2000 u realizua vizita historike e Papës Vojtila, e para vizitë e një Pape në Tokën e Shenjtë, mbas dymijë vitesh armiqësish midis hebrenjve dhe katolikëve. Në mitingun e madh, në qytetin Nazareth, pranë lartësisë Golan, ku ishin grumbullua­r pelegrinët nga gjithë bota, ishte ftuar edhe Trupi Diplomatik. Do ishte hera e dytë që do takoja Papa Vojtilën, këtë radhë fare shkurt, vetëm me një shtrëngim duarsh, gjatë përshëndet­jes që ai bëri me të gjithë Trupin Diplomatik, të vënë në rresht, sipas protokolli­t të shtetit.

Por ishte thënë që unë të kthehesha përsëri në Vatikan e të takoja për herë të tretë dhe të fundit Papën. Në tetor të vitit 2001, kryeminist­ri shqiptar Ilir Meta do të pritej në një audiencë nga Ati i Shenjtë. Në përbërje të delegacion­it isha edhe unë, këtë radhë, si këshilltar diplomatik i kryeminist­rit.

Protokolli i Vatikanit përmbante një takim prej disa minutash me kryeminist­rin dhe më pas një kalim në radhë përpara Papës duke u përshëndet­ur me të. Kur erdhi radha ime, unë qëndrova pak, i shtrëngova dorën dhe i thashë: “Është hera e tretë që po takohemi, kur unë mendova se nuk do ju shikoja më; por me sa duket ringjallja ekziston”. Dhe Papa më tha: “Asnjëherë mos e humb shpresën”.

Me kthimin në Shqipëri, qëndrimi pak më gjatë se anëtarët e tjerë të delegacion­it, me sa duket kishte rënë në sy të gazetarëve. Ata kërkuan të më intervisto­nin e të më kërkonin se çfarë biseduam me Papën, por unë nuk ua hoqa kuriozitet­in, duke e mbajtur për vete atë bashkëbise­dim të shkurtër, si diçka tepër personale timen.

E tregova “sekretin” tim vetëm në prill 2005, gjatë një bisede që u organizua nga studio e “News 24”, pak ditë pas vdekjes së Papa Vojtilës. Në transmetim­in direkt ku, së bashku me disa persona të tjerë, që kishin kujtime nga takimet me Papën, isha ftuar edhe unë, gazetari që drejtonte emisionin, nuk kishte harruar të shuante kuriozitet­in.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania