Gazeta Shqiptare

Dy ditë derbi për një… barazim

Partizani shfaqet më agresiv dhe i afrohet golit me Bardhin. Karabeci del me të kuq Mbyllet pa gola kryendeshj­a e javës së 13- të

-

Barazim pa gola, gjithç ka u mbyll në paqe pas 27 minutave të luajtura në derbin Tirana- Partizani, ku sfida u ndoq sërish nga një numër i madh tifozësh. Bardheblut­ë e Mirel Josës dhe të kuqtë e Sulejman Starovës e nisën ndeshjen në minutën e 63- të, por emocionet në "Selman Stermasi" munguan, duke mos justifikua­r aspak interesin e tifozëve të pranishëm në stadiumin kryeqyteta­s. Tirana e pakarikuar dhe pa fantazi e fuqi fizike u dominua në lojë nga Partizani që tentoi deri në fund për ta fituar këtë ndeshje. Skuadrat hynë në fushë me vetëm një ndryshim për Partizanin, pasi Batha nuk ia doli duke i lënë vendin Bardhit. 5 minutat e para Partizani tregoi më shumë grintë, por në krahun tjetër ishte Hoxha që evitoi një situatë të rrezikshme kur përballë Cises arriti të bllokonte një top të rrezik- shëm. Partizani mori frenat në minutën e 67- të. Vila kontrolloi saktësisht dhe dhuroi një top për Bardhin, që nuk arriti të shënjestro­nte portën e Likës. Kaq mjaftoi për të ndezur shpirtrat e tifozëve të kuq, ndërsa në pjesën tjetër të stadiumit, bardheblut­ë nuk reshtën për asnjë moment, duke mbështetur skuadrën e tyre, pavarësish­t sinjaleve të dobëta që skuadra e Josës dha në fushë. Nervozizëm për bardheblut­ë që gabuan shumë dhe këtë e tregon qartë edhe gafa e Gentian Muçës në të 75'- ën, duke e detyruar Karabecin të bënte një ndërhyrje për të verdhë ndaj Ekuban. 3 minuta më vonë Josa kërkoi të ndryshonte marsh duke parë se skuadra e tij ishte e humbur në fushë. Muzaka zuri vendin e Aquah për më shumë shpe- jtësi dhe fantazi në manovër. Asgjë e re, muzikë e vjetër për skuadrën pritëse, sepse Tirana nuk e pa asnjëherë portën e Hoxhës. 2 minuta nga fundi ishte Karabeci, që u detyrua të ndalte sërish në mënyrë të parregullt Vilën pas një gabimi në sulm, duke e lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë. Shumë pak minuta në dispozicio­n të Partizanit për të tentuar goditjen e madhe, pasi mjaftoi vetëm 1 minutë shtesë që ndeshja të mbyllej me rrjeta të paprekura. Barazimi i dytë rresht me rrjeta të paprekura për derbin e kryeqyteti­t dhe nga një pikë për të dyja skuadrat që mundohen të limitojnë dëmet. 22 pikë për skuadrën e Josës që shkon në - 5 pikë nga vendi i parë, ndërsa Partizani mbetet në vendin e tretë me 2 pikë më shumë. Të kuqtë sfidojnë të hënën Kukësin në "Elbasan Arena", ndërsa Tirana udhëton drejt Vlorës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania