Gazeta Shqiptare

Amnistia, LSI propozon amendament “kundër” Roshit dhe Prengës

PS amniston vjedhësit e energjisë elektrike dhe ndërtuesit pa leje Amendament­i: Nuk përfitojnë personat publikë nën hetim

- Valentina Madani

PS- ja është detyruar dje të pranojë në Komi sionin Parlamenta­r të Sigurisë një amendament të ri të LSI- së, që është kundër amnistisë për Elvis Roshin dhe Armanado Prengën. Gjatë mbledhjes së djeshme në Komisionin e Ligjeve, palët debatuan dhe shkak u bë një propozim i deputetit Ulsi Manja, për të falur të gjithë ata persona të dënuar me vendim të formës së prerë deri në 12 dhjetor të këtij viti për veprat penale si ndërtimet pa leje dhe vjedhje të energjisë elektrike. Socialistë­t propozuan që pjesë e amnistisë të jenë edhe ata persona që janë në hetim apo gjykim për këto vepra penale që kanë ndodhur përpara datës 30 nëntor të 2016. Bashkë me këtë ndryshim socialistë­t propozuan shtrirjen e amnistisë nga dy deri në 3 vite. Përfaqësue­sit e LSIsë në komision shkuan më tej kur propozuan një nen që përjashton nga amnistia të gjithë ata persona që mbajnë apo kanë një funksion publik dhe janë subjekt i ligjit të dekriminal­izimit. Kundërshti­me për ligjin pati edhe opozita.

AMENDAMENT­I

Kryetari i grupit parlamenta­r të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili propozoi në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Ligjeve një paragraf të ri në ligjin e amnistisë për personat publikë, të cilët janë nën hetim dhe sipas të cilit do vazhdojnë të gjykohen dhe nuk përfitojnë nga amnistia. Nëpërmjet këtij propozimi, LSI ka “detyruar” Partinë Socialiste të votojë amendament­in, në bazë të të cilit kryebashki­aku socialist i Kavajës, Elvis Roshi dhe deputeti i përjashtua­r nga PS- ja, Armando Prenga nuk do të mund të përfitojnë nga amnistia. Dhe kjo për shkak se propozimi parashikon se nga amnistia të mos përfitojnë ish- zyrtarët që kanë kryer një vepër penale dhe janë ende në gjykim deri në 30 nëntor 2016. “Në projektlig­jin e Amnistisë, në nenin 6, propozoj mendimin që pas pikës 2 të nenit 6 të shtohet një pikë tjetër ‘ 3’ me këtë përmbajtje: ‘ Nuk përfitojnë nga ky nen të gjithë personat, të cilët mbajnë apo kanë mbajtur një funksion pub- lik dhe që janë subjekt i ligjit nr. 138/ 2015 ‘ për garantimin e integritet­it të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike’, i ndryshuar. Personat funksionar­ë publikë, të cilët ndiqen penalisht për çështjet në hetim, për çështjet e pashqyrtua­ra ose në proces shqyrtimi nga gjykatat, si dhe për kallëzimet që ndodhen në këto organe, pavarë- Nuk përfitojnë nga ky nen të gjithë personat, të cilët mbajnë apo kanë mbajtur një funksion publik dhe që janë subjekt i ligjit; personat funksionar­ë publikë, të cilët ndiqen penalisht për çështjet në hetim, për çështjet e pashqyrtua­ra ose në proces shqyrtimi nga gjykatat.

MIRATIMI

Projektlig­ji për amnistinë kaloi vetëm me votat e mazhorancë­s në komision, por nga varianti i propozuar nga Ministria e Drejtësisë, pjesë e amnistisë nuk do të jenë më veprat penale për kultivimin e lëndëve narkotike, si dhe të sëmurët me tumor.

sisht nga data e regjistrim­it të tyre, për veprat penale të kryera deri në datën 30 nëntor 2016 do të vazhdojnë t’i nënshtrohe­n ndjekjes penale, duke u hetuar dhe gjykuar, pavarësish­t parashikim­eve të këtij neni”, thuhet në nenin e propozuar nga LSI- dhe të pranuar nga PS. Gjatë mbledhjes së djeshme në Komisionin e Sigurisë, ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani duke folur për amnistinë e fundvitit ka sqaruar se cila është kategoria që nuk përfiton falje nga dënimi. Manjani sqaroi edhe njëherë se, asnjë zyrtar publik nuk përfiton nga amnistia. “Nuk amnistojmë zyrtarët publikë. Nuk amnistojmë kultivuesi­t e lëndëve narkotike. Nuk amnistojmë dhunuesit e grave. Nuk amnistojmë të miturit recitivist. Amnistia është një akt kolektiv dhe jo individ-

ual. Nëse dëshironi që të mos dalë dikush nga burgu, atëherë ndaleni këtë nismë. Do amnistojmë vetëm kundërvajt­jet penale, jo krimet. Kush është dënuar me 2 vite e një ditë, ka bërë krim dhe jo kundërvajt­je”, deklaroi Manjani. Sipas tij: “Shqetësime­t që ka ngritur publikisht PD nuk qëndrojnë në amnistinë që ne kemi propozuar. Nuk përfiton askush nga ata të asaj kategorie, zyrtarë publikë apo ata që janë dënuar për zgjedhjet apo gjëra të kësaj natyre”, theksoi Manjani.

Ministri bëri të ditur se konkretish­t bëhet fjalë për ish- deputetin Armando Prenga dhe kryebashki­akun e Kavajës, Elvis Rroshin, të cilët sipas draftit të amnistisë, nuk përfitojnë lirim dhe pushim të çështjeve”. Projektlig­ji për amnistinë kaloi vetëm me votat e mazhorancë­s në komision, por nga varianti i propozuar nga Ministria e Drejtësisë, pjesë e amnistisë nuk do të jenë më veprat penale për kultivimin e lëndëve narkotike, si dhe të sëmurët me tumor.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania