Gazeta Shqiptare

Hado: Kalendari i ndarjes së fondit, si do të tërhiqen paratë

Drejtori i ISSH dhe kreu i Postës: Sportelet, hapur nga ora 7 e gjysmë e mëngjesit deri në 8 të darkës Shpërblime­t e 635 mijë pensionist­ëve, nis sot shpërndarj­a

- Ornela Manjani

Nis sot shpërndarj­a e shpërblimi­t për 150 mijë pensionist­ë në të gjithë vendin. Përfituesi­t do të kenë mundësi të tërheqin në zyrat e Postës Shqiptare shpërblimi­n e fundvitit prej 6 mijë lekësh të rinj. Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado tha se është miratuar kalendari i ndarjes së shpërblime­ve. “Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka siguruar të gjitha fondet e marra nga Thesari i Shtetit. Janë transferua­r pranë drejtorive rajonale dhe filialeve të Postës në tërë Republikën dhe nesër ( sot) në mëngjes, me hapjen e zyrave postare, të gjithë pensionist­ët që kanë datën e tërheqjes, përveç këstit mujor do të tërheqin edhe shpërblimi­n”, - tha Hado. Drejtori i Postës Shqiptare, Majlind Lazimi njoftoi se deri në datën 29 dhjetor, Posta do të punojë me dy turne. “Duke filluar që nesër, nga ora 7 e gjysmë e mëngjesit deri në 8 të darkës, Posta Shqiptare do të punojë me dy turne, përfshirë edhe ditën e shtunë dhe të hënën, pavarësish­t se janë ditë pushimi”, - tha Lazimi. Për 150 mijë pensionist­ët që e marrin pensionin me shërbim në shtëpi, Lazimi tha se ky shërbim për ndarjen e shpërblime­ve do të jetë falas. “Shpërblimi i mbi 150 mijë pensionist­ëve në shtëpi, që sot ne e kryejmë si shërbim çdo muaj, ky shërbim do të jetë falas. Besoj se kjo do të jetë ‘ kartolina’ më e mirë që Posta mund t’u bënte pensionist­ëve”, - tha Lazimi. Posta Shqiptare dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore kanë firmosur një marrëveshj­e bashkëpuni­mi, përmes së cilës kanë përcaktuar kalendarin e ndarjes së shpërblime­ve. Skema u bë e ditur nga Drejtori i Përgjithsh­ëm i Postës Shqiptare, Majlind Lazimi dhe Drejtori i Përgjithsh­ëm i ISSHsë, Astrit Hado.

MINISTRI I FINANCAVE

“Me fillimin e reformës së pensionit, rreziku që ju të mos merrnit një ditë pension ishte real dhe, për shkak të asaj reforme, sot jo vetëm që kemi garantuar që mosha e tretë të jetë e garantuar në pensionin e vet, por kemi futur brenda asaj reforme, një nga elementët më të kujdesshëm, më solidarizu­es, atë që quhet pensioni social. Pensioni social, shumëkush prej jush mund ta dijë, është ai pension që secili nga ju merr edhe nëse nuk ka kontribuar për arsye të vetat, të drejta apo të padrejta, një pension gati 70.000 lekë të vjetra në muaj në moshën 70- vjeçare. Imagjinoni një pensionist në ditën e parë të vitit të 71- të të gjendej pa asnjë mbështetje financiare! E pra ky është jo thjesht një pen- sion social, po është vëmendje e drejtpërdr­ejtë që kjo qeveri ka dhe do të ketë për moshën e tretë”, - tha Ahmetaj. Ministri i Financave bëri edhe një herë të ditur fondin e rritjes së pensioneve për vitin e ardhshëm. “Vitin tjetër të rrisim pensionet për të gjithë, për 643 mijë pensionist­ët shqiptarë, dhe kjo është shuma më e madhe e akorduar në 25 vite. 36 milionë dollarë në 12 muaj do të jenë vitin tjetër për pensionist­ët shqiptarë”, - tha Ahmetaj.

SHPËRBLIME­T

Fondi i fundvitit për pensionist­ët është 40 milionë dollarë; fondi i rritjes së pensioneve vitin tjetër është 36 milionë dollarë. Pra, vetëm në kuadrin e një harku prej gati 4 muajsh, qeveria akordon për moshën e tretë 76 milionë dollarë.

KLOSI

Në takimin me pensionist­ët, kryeminist­ri Edi Rama u shpreh se në sajë të reformës, kontributi i shtetit për pensionet është rritur me 17,7 për qind dhe se kushdo që është në moshë, por nuk ka dhënë kon- “Është hera e parë që një qeveri vendos 100 milionë dollarë. Qeveria e kaluar, në 8 vjet mori nga arka e vet dhe çoi në arkën e familjeve, 124 milionë dollarë për rroga dhe pensione. Ne në 1 vit, 100 milionë, dhe nëse do të llogarisim rrogat e rritura çdo vit të punonjësve të policisë, bëjnë 140 milionë. Pra, ata 124 milionë në 8 vjet, ne 140 milionë në vetëm 4 vjet. Po të llogarisim edhe paratë e përfituara nga njerëzit nga ulja e taksave në sektorin publik, - janë afro 100, në sektorin privat janë afro 300, - bëjnë 540 milionë dollarë që nuk janë më në arkën e shtetit, por në arkën e familjeve”, - tha Rama. tribute gjatë jetës, do të marrë nga shteti pension social. “Nëse kjo që bëmë ne në 2 vjet do të ishte bërë 20 vjet më parë, ne do të kishim mundësi që sot të ndërtonim shkolla, çerdhe e të tjera”, - deklaroi Rama. “Kjo reformë bën të mundur që çdokush të marrë kontributi­n sipas asaj që i ka dhënë shtetit dhe sistemit të pensioneve gjatë viteve të punës”, - shtoi ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi. “Reforma që kemi nisur të zbatojmë me ardhjen në pushtet është, pa dyshim, një nga reformat më historike të ndërmarra nga politika. Morëm një sistem të rrënuar dhe ndërtuam filozofinë dhe kthimin e besimit të qytetarëve te skema”, - u shpreh Klosi.

 ??  ??
 ??  ?? Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado
Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania