Gazeta Shqiptare

Rama me pensionist­ët: Skema e re s’ka më tavan

-

Nëse

reforma e pensioneve do të ishte bërë 20 vjet më parë, shumë pensionist­ë sot do të përfitonin pensione më të larta”, - është shprehur kryeminist­ri Edi Rama, në takimin e fundvitit me pensionist­ët. Ai ka shpjeguar skemën e re, sipas së cilës nuk ka më tavan. “Nëse reforma do ishte bërë 20 vjet më parë, sot jo vetëm ata që kanë dalë në pension pas reformës, dhe përfitojnë pensione shumë më të larta se tavani i bujshëm 220 mijë lekë, po dhe shumë prej ju që keni dalë në pension para reformës, sot do të fitonit pensione shumë më të larta. Sepse skema e pensioneve që ne trashëguam, e pareformua­r, ishte një skemë që prodhonte çdo vit 450 milionë dollarë deficit. Që do të thotë se, këto para mbuloheshi­n nga shteti, në vend që të shkonin për investime. Një skemë e formuar në vitin 1993 me logjikën e vitit 1947, që ishte si një skemë piramidale ku shteti zhytej vit pas viti në një defiçit të thellë për të mbajtur në këmbë skemën”, - tha Rama. Kryeminist­ri tha se lufta ndaj informalit­etit ka rritur dhe numrin e kontribuue­sve. “Sot kush del në pension, nuk e ka pensionin me tavan. Sot kush del në pension, merr një shumë që shkon edhe 400 mijë lekë, për shkak të kontribute­ve. Dhe, nga ana tjetër, e kemi rritur numrin e njerëzve që kontribuoj­në në një sasi të pamenduesh­me, për shkak se u kombinua lufta kundër informalit­etit me interesin për të kontribuar dhe për të garantuar të nesërmen një pension më të lartë”, - vijoi z. Rama. Ai bëri të ditur se në 9 muajt e parë të reformës janë fituar 100 milionë dollarë. Për më tepër, Rama tha se reforma ka edhe pensionin social: pra, edhe ata që nuk kanë dhënë kontribut janë përfitues.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania