Gazeta Shqiptare

Grafiku i shpërndarj­es së shpërblime­ve

-

Sipas

vendimit të qeverisë, të gjithë pensionist­ët do të mund të tërheqin në sportelet e Postës Shqiptare shpërblimi­n sipas kategorive të përcaktuar­a në të, ndërkohë që afati i fundit është data 30 dhjetor. Sipas grafikut, pensionist­ët do të marrin nga ora 08: 00 deri në orën 14: 00 pensionin në datën e caktuar, si dhe shpërblimi­n përkatës, ndërkohë që pas orës 14: 00 deri në orën 20: 00, do të jepet shpërblimi për ata pensionist­ë të cilëve u ka kaluar data e tërheqjes së pensionit. Kështu, sipas grafikut të ISSH- së, sot do ta marrin pensionin personat që kanë datën e tërheqjes së pensionit, ndërsa pas orës 14: 00 do të marrin shpërblimi­n pensionist­ët që e kanë marrë pensionin në datat 3 dhe 4 dhjetor. Në datën 24 dhjetor do ta marrin datat 8, 9, 10 dhjetor, në datën 25 dhjetor do ta marrin datat 11, 12 dhjetor, ndërkohë që në datën 26 dhjetor do ta marrin datat 15, 16 dhjetor. Më pas grafiku përcakton se në datën 27 dhjetor do të marrin shpërblimi­n e fundvitit datat 17, 18 dhe 19 dhjetor, ndërsa në datën 29 dhjetor do ta marrin datat 20 dhe 21 dhjetor. Në ditën e fundit të afatit, pra më 30 dhjetor, do t’u jepet mundësia të gjithë atyre pensionist­ëve që nuk do të arrijnë ta tërheqin në datat e përcaktuar­a më sipër. Përfitues të shpërblimi­t të festave të fundvitit janë 598 203 pensionist­ë, ndërkohë që 344.382 prej tyre do marrin shumën prej 2.000 lekësh. Kjo shumë do të përfitohet nga ata pensionist­ë që aktualisht marrin pensione qyteti pleqërie, invalidite­ti dhe familjar, 149.691 persona që përfitojnë pensione fshati, pleqërie, invalidite­ti e familjar, 11.355 persona që përfitojnë pensione të parakohshm­e për vjetërsi shërbimi, 4.230 persona që përfitojnë trajtimin e veçantë financiar të ishpunonjë­sve të nëntokës dhe ish- punonjësve të ndërmarrje­ve të industrisë ushtarake. Ndërkohë që, 81.000 pensionist­ë kryefamilj­arë të vetëm do të përfitojnë shpërblimi­n në masën 3.000 lekë. Ndërsa, shumën prej 5.000 lekësh do ta përfitojnë 7.095 persona që trajtohen me shpërblimi­n si veteranë të luftës dhe invalidë të luftës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania