Gazeta Shqiptare

Ligji: Kandidati për president të kalojë vetingun

Ekspertët dorëzojnë në Kuvend projektin e ri organik për Presidenti­n e Republikës “Dhuratat ruhen në muze, Banka e Shqipërisë merr sendet me vlerë”

- Darina Tanushi

Të gjithë personat që plotësojnë kriteret për të kandiduar për President të Republikës, para se t’i futen garës, duhet t’i nënshtrohe­n verifikimi­t të plotë të pasurisë dhe të figurës. Projektlig­ji i ri i hartuar nga ekspertët e reformës në drejtësi, përcakton në nenin 5 të tij, në pikën 2, një kriter të ri, që bazohet mbi ligjin e dekriminal­izimit. “Lejohet kandidimi vetëm i shtetasve shqiptarë, të cilët i nënshtrohe­n procesit të verifikimi­t të plotë të pasurisë dhe të figurës si dhe të të dhënave të tjera të vetëdeklar­uara sipas përcaktime­ve të kuadrit ligjor për garantimin e integritet­it të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, thuhet në pikën 2, të nenit 5, ku flitet për kriteret e përzgjedhj­es së kandidatit për president. Në nenin 21, Presidenti i Republikës ngarkohet me një rol tjetër, i cili u vjen pas ndryshimev­e që u bënë për reformën në drejtësi. Në këtë nen përcaktohe­t roli i presidenti­t në paraqitjen dhe shqyrtimin e aplikimeve për pozicionet e anëtarëve të institucio­neve të rivlerë- simit apo vetingut. Presidenti i Republikës shpall menjëherë thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për pozicionet e të gjithë anëtarëve të institucio­neve të rivlerësim­it në faqen zyrtare të internetit, si dhe në dy gazeta me tirazhin më të lartë në vend. Afati për paraqitjen e kërkesës dhe dokumentac­ionit shoqërues është 15 ditë. Kërkesa e kandidatit regjistroh­et në regjistrin e protokolli­t të Presidenti­t të Republikës. Kandidati pajiset me një dokument që vërteton numrin e aplikimit, datën dhe listën e dokumentev­e të paraqitura. Brenda 7 ditëve nga përfundimi i procesit të aplikimit, Presidenti i Republikës, pasi konsultohe­t me Operacioni­n Ndërkombët­ar të Monitorimi­t, përpilon një listë me kandidatët të cilët plotësojnë kriteret formale për secilin pozicion dhe një listë me kandidatët të cilët nuk i plotësojnë këto kritere. E më tej thuhet se, “në rast se Presidenti i Republikës nuk përfundon procesin brenda 45 ditëve nga hyrja në fuqi e Aneksit të Kushtetutë­s, kjo kompetencë i kalon Avokatit të Popullit”. Një komision i përbërë nga të paktën tre përfaqësue­s të Operacioni­t Ndërkombët­ar të Monitorimi­t vlerëson kandidatët. Jo më vonë se 14 ditë nga paraqitja e dy listave nga Presidenti i Republikës, ky komision, bazuar në vlerësimet e arsyetuara, lidhur me kualifikim­in dhe përzgjedhj­en e kandidatëv­e, i dërgon rekomandim­et presidenti­t, i cili ia përcjell ato Kuvendit. Nëse presidenti nuk e ushtron këtë kompetencë brenda 5 ditëve, kjo kompetencë i kalon Avokatit të Popullit.

SHKARKIMI

Më tej, në projektlig­jin organik për presidenti­n që pritet të diskutohet në Kuvend, si pjesë e paketës së dytë të reformës në drejtësi, përcaktohe­n edhe kompetenca­t kushtetues­e dhe rregullat e bashkëpuni­mit me Kuvendin, Kryeminist­rinë dhe organet e drejtësisë. Ligji detajon mënyrën e shkarkimit të Kreut të Shtetit kur është i paaftë për të kryer detyrën. Në nenin 9 të projektit thuhet se, “kur Presidenti i Republikës është në pamundësi të përkohs- hme për të ushtruar funksionet e tij ose kur vendi i tij mbetet vakant, Kryetari i Kuvendit zë vendin dhe ushtron kompetenca­t e tij”. Në rast se presidenti nuk mund të ushtrojë detyrën për më shumë se 60 ditë, Kuvendi, me dy të tretat e të gjithë anëtarëve, vendos për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetues­e, e cila vërteton përfundimi­sht faktin e pamundësis­ë. Në rast të vërtetimit të pamundësis­ë, vendi i presidenti­t mbetet vakant dhe zgjedhja e presidenti­t të ri fillon brenda 10 ditëve nga data e marrjes së vendimit të Gjykatës Kushtetues­e. Gjatë gjithë kohës, kreut i shtetit do të ketë 2 mjekë personalë. Ai merr kompensim financiar nëse aksidentoh­et gjatë detyrës, po ashtu edhe zonja e parë. Në këtë ligj, në nenin 48, përcaktohe­t se dhuratat që i jepen presidenti­t nga delegacion­et apo në udhëtime jashtë vendit bëhen pjesë e shtetit, ruhen në muze, dhe kur janë me vlerë, i kalojnë Bankës së Shqipërisë.

 ??  ?? Faksimile e ligjit të ri për presidenti­n
Faksimile e ligjit të ri për presidenti­n
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania