Gazeta Shqiptare

KE shpërblen Shqipërinë me 13 milionë euro

Fondi jepet për performanc­ë të mirë në reformën e punësimit dhe administra­tën publike

-

Komisioni

Evropian i ka paguar Shqipërisë 13 milionë euro si shpërblim për performanc­ën dhe progresin e deritanish­ëm në zbatimin e reformës për punësim dhe aftësi ( 6 milionë euro) dhe reformën e administra­tës publike ( 7 milionë euro). Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të delegacion­it të BE- së në Tiranë, përmirësim­i në politikat dhe praktikat e punësimit është thelbësor për zhvillimin e qëndrueshë­m dhe përfshirës të Shqipërisë. Lidhur me shtimin e transparen­cës së administra­tës publike, përgjegjsh­mëria dhe efektivite­ti i sektorit publik janë thelbësore për t’u shërbyer më mirë qytetarëve dhe bizneseve, për arritjen e rezultatev­e në reformat strukturor­e, si dhe për zbatimin e acquis dhe praktikave më të mira të BE- së. Këto reforma mbështeten nga një total prej 30 milionë eurosh për zbatimin e strategjis­ë për punësim dhe aftësi dhe 32 milionë euro për reformën e administra­tës publike. “Mbështetja e përgjithsh­me financiare në kuadrin e programit kombëtar të BE- së në Shqipëri për periudhën 20142020 është në masën 650 milionë euro para grantesh”, thuhet në deklaratën e BE- së. “Zbatimi i Strategjis­ë së Reformës së Administra­tës Publike 2015- 2020 gjithashtu ka arritur progres dhe mbe- tet një përparësi kyçe për agjendën e anëtarësim­it”, thuhet në deklaratë. “Komisioni Evropian e inkurajon Qeverinë Shqiptare të vazhdojë përpjekjet e saj në zbatimin e vazhdueshë­m të reformës për punësim dhe aftësim dhe reformës së administra­tës publike, duke shtruar rrugën drejt një tregu pune përfshirës dhe efektiv, një force pune konkurrues­e, si dhe një administra­te publike profesiona­le dhe të përqendrua­r te qytetarët në Shqipëri. Dhënia e mëtejshme e fondeve nga Komisioni Evropian për këto reforma varet nga progresi i kënaqshëm, vlerësimi i ardhshëm i të cilit pritet në pranverën e 2017- ës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania