Gazeta Shqiptare

CEZ, Spaho: Rama i implikuar, marrëveshj­a ishte e paravendos­ur

Afera, PD: Kryeminist­ri, përgjegjës për vjedhjen e 450 mln eurove

-

PD-

ja akuzoi dje kryemi nistrin Rama se po prish hetimin parlamenta­r për çështjen CEZ, sipas së cilës marrëveshj­a me kompaninë CEZ për OSHEE ishte e paracaktua­r. Për demokratët, Edi Rama po i shmanget hetimit parlamenta­r për marrëveshj­en me CEZ, pasi ai është përgjegjës për 450 mln euro që ia fali kompanisë. Kryetari i Komisionit Hetimor për CEZ, i ngritur nga PD, Edmond Spaho deklaroi marrëveshj­a e mirëkuptim­it me CEZ është arritur në datën 7 shkurt 2014 dhe jo në qershor 2014, siç ka deponuar ministri i Energjetik­ës, Damian Gjiknuri. Z. Spaho publikoi dy dokumente, të cilat vërtetojnë se kjo marrëveshj­e ku CEZit i jepen 100 milion euro ka qenë e paravendos­ur dhe është arritur para muajit qershor të 2014. “Letra 6092/ 2 datë 28.09.2012 e kryetarit të bordit të CEZ, Jaroslav Macek, i cili konfirmon detyrimet dhe skedulin për shlyerjen e tyre si dhe deponimin e zëvendësmi­nistrit të Financave, Erion Luçi në prokurori, i cili thekson që pala çeke në takimin e dytë që u zhvillua në Vjenë në datën 7 shkurt 2014, nuk i mohoi detyrimet. Edi Rama mashtron kur thotë përmes Gjiknurit se marrëveshj­a e mirëkuptim­it u arrit në muajin qershor 2014. Ne kemi fakte se ky pakt është arritur përpara dhe marrëveshj­a ka qenë e paravendos­ur”, u shpreh z. Spaho. Ai akuzoi kryeminist­rin Rama se po i shmanget hetimit parlamenta­r, sepse u detyrohet shqiptarëv­e 450 milionë euro, para që sipas Spahos, Rama ia fali CEZ. Gjithashtu, kryetari i komisionit hetimor, i ngritur nga PD është shprehur se Rama dhe Gjiknuri mashtrojnë shqiptarët, pasi sipas tij, nuk ka qenë avokati ndërkombët­ar që ka sugjeruar marrëveshj­en e CEZ, pasi ai e ka kundërshtu­ar atë. “Edi Rama mashtron kur thotë përmes Gjiknurit se marrëveshj­a e mirëkuptim­it u arrit në muajin qershor 2014. Ne kemi fakte se ky pakt është arritur më përpara dhe marrëveshj­a ka qenë e paravendos­ur. Faktet tregojnë që Damian Gjiknuri ka dëshmuar në prokurori se pas konsultime­ve me kryeminist­rin dhe përpara takimit të dytë të grupeve negociuese, që u zhvillua në datën 7 shkurt 2014 në Vjenë, u mor vendimi politik që CEZ- it t’i jepen 100 milionë euro. Edi Rama mashtron kur nëpërmjet Gjiknurit thotë se ishte avokati ndërkombët­ar, ai që sugjeroi marrëveshj­en me CEZin. Ne kemi prova që tregojnë se avokati ndërkombët­ar i qeverisë e ka kundërshtu­ar hapur këtë marrëveshj­e”, deklaroi z. Spaho.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania