Gazeta Shqiptare

"Nuk kam lidhje me grabitjen. Jam klient, tërhoqa paratë nga bankomati"

Ngjarja në Tiranë, policia po e heton si bashkëpunë­tor Policia i publikoi foton të riut si autor të dyshuar

-

Ndonëse Policia e Ti ranës pretendoi se ishte shumë pranë identifiki­mit dhe arrestimit të njërit prej autorëve që grabitën filialin e bankës së nivelit të dytë në Tiranë, si dhe bënë publike foton e të dyshuarit, ky i fundit është paraqitur vetë në Komisariat­in Nr. 2. Burime pranë uniformave blu bënë me dije se i riu E. Kodra, sapo ka parë në media të shfaqej fotoja e tij si i përfshirë në ngjarje, ka shkuar menjëherë në polici. Fotoja është kapur nga pamjet filmike të një biznesi përballë bankës, por ky fakt nuk është mohuar as nga vetë Kodra. Gjatë orëve të para të mëngjesit të së hënës, dy persona të maskuar me shall dhe me kapuç morën në kasën e bankës shumën prej rreth 10 milionë lekësh të vjetra. Ndërsa, në momentin që tentuan të hapnin kasafortën, ra edhe sistemi i alarmit, çka bëri që nga shpejtësia për t'u larguar prej andej, autorët të linin në vendin e ngjarjes edhe një pistoletë.

DËSHMIA

E. Kodra ka sqaruar para policisë se nuk është i përfshirë në ngjarjen e ndodhur dhe se nuk është autor i saj. Duke mos mohuar faktin se, para se të ndodhte grabitja ka qenë para kësaj banke, Kodra ka treguar se kishte tërhequr një shumë parash nga bankomati që ndodhej aty. "Jam tronditur kur pashë foton time në media, prandaj kam ardhur menjëherë. Unë nuk kam asnjë lidhje me grabitjen. Është e vërtetë që kam qenë para bankës para se të bëhej grabitja, por kam qenë për punën time. Kam tërhequr disa para te bankomati dhe më pas jam larguar. Unë jam klient i kësaj banke", është shprehur ai para oficerëve të policisë.

HETIMI

Burime pranë policisë bënë me dije se, edhe pse Kodra nuk ka pranuar të jetë personi që dyshohet të ketë kryer grabitjen, ai është vënë nën hetim se mund të jetë bashkëpunë­tor në ngjarjen e ndodhur. Të njëjtat burime thanë më tej, se hetimi ka nisur pasi dyshohet se fillimisht ai mund të ketë vëzhguar lëvizjet e punonjësve të sigurisë së bankës dhe më pas mund të ketë njoftuar autorët. "Në filialin e një banke të nivelit të dytë, te kryqëzimi i ' 21 Dhjetorit', kanë hyrë dy shtetas të dyshuar me armë zjarri dhe të maskuar me shall dhe kapele, të cilët pasi kanë neutralizu­ar punonjësit e sigurisë së bankës, kanë marrë një sasi lekësh në kasë. Është sekuestrua­r një armë zjarri pistoletë, e cila dyshohet se është lënë nga autorët".

Ishte ora 08: 25 e së hënës kur dy persona të maskuar me shall dhe kapele hynë te një filial i një banke të nivelit të dytë, te kryqëzimi i "21 Dhjetorit". Pasi neutralizu­an punonjësit e sigurisë së bankës, ata mundën të futen më në brendësi të saj, duke marrë edhe shumën e parave në kasë. Sapo autorët kanë tentuar të hapnin me forcë kasafortën e bankës, ka rënë alarmi dhe menjëherë pas kësaj ata janë larguar prej aty. E vetmja provë kryesore për policinë është pistoleta që u gjend brenda në bankë, që dyshohet të jetë e grabitësve. Këta të fundit, u larguan me një motor, të cilin e kishin lënë pranë bankës. Kjo gjë është vënë re edhe nga pamjet filmike të disa bizneseve, ku vihet re se njëri prej autorëve është i veshur me një xhup me ngjyrë të kuqe, ndërsa tjetri me ngjyrë të zezë. Fillimisht, sapo dolën nga banka ata u larguan përmes tunelit të dy pallateve, e më pas mundën t'i shpëtonin policisë, duke lëvizur nëpër disa rrugica lagjesh. Duke u nisur edhe nga pamjet filmike, Policia Rrugore ushtroi kontrolle të imtësishme mbi drejtuesit e motorëve që kanë qarkulluar këtë të hënë në Tiranë.

 ??  ?? Autori i dyshuar sipas policisë
Autori i dyshuar sipas policisë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania