Gazeta Shqiptare

Tahiri mbledh ish- krerët e Policisë së Shtetit me rastin e 90- vjetorit të krijimit të drejtorisë

Ministri: Përulem me shumë respekt para të gjithëve ju

-

Ministri

i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri zhvilloi dje një ceremoni me ish- drejtuesit e policisë ndër vite, me rastin e 90- vjetorit të krijimit të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit. Ndërsa, pranë Murit të Kujtesës ata përkujtuan të gjithë ata ish- krerë policie të cilët nuk jetojnë më, si dhe të gjithë efektivët e rënë në krye të detyrës. I pranishëm në ceremoni ishte edhe Kasem Kaçi, ish- kreu i Policisë së Shtetit më jetëgjatë, i cili ka

SAIMIR TAHIRI

Pas meje është e gjithë plejada e drejtuesve të Policisë ndër vite. Janë njerëz që kanë sakrifikua­r për të pasur Policinë që kemi sot. Ndaj, unë përulem me shumë respekt para të gjithëve ju, për gjithçka keni bërë. Ju falënderoj në emër të të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit!

qenë për 18 vite në detyrë. Prej vitesh, ai jeton në SHBA, ndërsa kishte ardhur në Shqipëri posaçërish­t për këtë ceremoni. "Unë jam i bindur që kjo Polici që sot është e pajisur me të gjitha

mjetet tekniko- shkencore dhe aftësitë profesiona­le, do të përballojë me sukses të gjitha situatat që do paraqiten përpara. Nuk ka nevojë që Policia Shqiptare të merret nga dikush përdore. Jo! Sot ajo është bërë e fortë, profesiona­le, e vullnetshm­e. Me shpirt e me zemër punojnë për të siguruar rendin dhe qetësinë publike", - tha Kaçi për mediat. Ndërsa, ministri Saimir Tahiri pohoi se 90- vjetori i Policisë së Shtetit është një rast për të respektuar dhe nderuar kontributi­n e të gjithë atyre që kanë drejtuar dhe punuar në Policinë e Shtetit ndër vite. "Ky ishte një rast për mua dhe për të gjithë ne, për të gjithë punonjësit e Policisë sot, për të nderuar kontributi­n e të gjithë atyre që kanë drejtuar apo punuar në Policinë e Shtetit në të gjitha këto vite. Pra, plejadën e nderuar të të gjithë atyre që kanë sakrifikua­r, punuar me vetëmohim për të bërë Shqipërinë në të cilën sot ne jetojmë", - tha Tahiri. Gjithashtu, të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe Artan Didi, Bilbil Mema dhe ishdrejtue­s të tjerë të Policisë së Shtetit.

 ??  ?? Ministri Tahiri gjatë takimit me ish- krerët e Policisë së Shtetit
Ministri Tahiri gjatë takimit me ish- krerët e Policisë së Shtetit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania