Gazeta Shqiptare

Alarmi, rektori Gjata: Çdo ditë firmos kërkesa për largimin e mjekëve

"Për herë të parë për specializi­met në mjekësi aplikojnë 350 kandidatë për 186 kuota" "Çdo vit, 200 mjekë të rinj braktisin vendin"

-

Rektori i Universite­tit të Mjekësisë Tiranë ngre shqetësimi­n se mjekët po braktisin vendin. "Çdo ditë firmos letra për mjekët që bëjnë kërkesë për të ikur jashtë vendit", - tregon rektori i Universite­tit të Mjekësisë, Arben Gjata për "Gazeta Shqiptare", duke theksuar se situata do vijë duke u rënduar, pasi vendi do të mbetet pa mjekë të specializu­ar. Po ashtu, rektori i UMT- së, Gjata tregon se drejtuesit e UMT- së dhe dekanët kishin frikë se edhe për specializi­met afatgjata në mjekësi nuk do të kishte kandidatë mjaftueshë­m për të plotësuar 186 kuotat e miratuara. "Aq shumë kërkesa mjekësh për t'u larguar kemi, sa në një moment patëm frikë se nuk do kemi mjaftueshë­m kandidatë për të plotësuar kuotat e specializi­meve", - thekson Gjata. Këtë vit, për herë të parë numri i kandidatëv­e që kanë aplikuar për specializi­met në mjekësi është 350, ndërsa vitin e shkuar ishte rreth 900 kandidatë.

Zoti Gjata, sa mjekë kanë aplikuar për të hyrë në garën për specializi­met afatgjata në mjekësi dhe kur do dalë lista e kandidatëv­e?

Këtë vit numri i aplikantëv­e është rreth 350 kandidatë për 186 kuota që janë miratuar. Pra i bie që gjysma e kandidatëv­e të shpallet fitues, pasi raporti i bie gati 1 me 2. Sa i përket listës së kandidatëv­e, ajo pritet të dalë të martën në mbrëmje, pasi po bëhet një verifikim i mesatareve të kandidatëv­e, sidomos ata që vijnë nga universite­tet private, pasi nuk i kemi të dhënat e sakta, ose do të publikohet në 21 dhjetor, pra të mërkurën.

Në krahasim me vitin e shkuar, numri i kandidatëv­e është shumë i vogël; si është e mundur?

Është numër relativish­t i vogël, por, të them të drejtën, ne kishim frikë se Çdo vit nga vendi ynë 200 mjekë të rinj bëjnë kërkesë për t'u larguar nga vendi. Sipas rektorit të Universite­tit të Mjekësisë, kjo është një shifër shumë e lartë, pasi kjo është shifra edhe e mjekëve të rinj që diplomohen në një vit. Sipas të dhënave, rezulton se në 30 muajt e fundit kanë ikur plot 400 mjekë.

mos kishim më pak kandidatë sesa kuota kishim shpallur, pasi mjekët po e braktisin Shqipërinë. Si rektor i UMT- së, çdo ditë firmos letrat e mjekëve që bëjnë kërkesë për të ikur në vendet e BE- së, kryesisht në Gjermani. Prej një jave këtë gjë ia kam deleguar zv. rektorit, pasi kërkesat për të ikur po vijnë në rritje. Kjo gjë duhet parë me përparësi nga politikëbë­rësit, Ministria e Shëndetësi­së, pasi situata do të vijë duke u rënduar, sepse do mbetet vendi pa mjekë të specializu­ar.

A keni statistika ju si universite­t se sa mjekë po largohen nga vendi?

Mund të them se është situatë alarmante, pasi po na ikin më shumë mjekë sesa prodhojmë. Pra na ikin 200 mjekë të rinj, në një kohë që ne po kaq mjekë diplomojmë në Fakultetin e Mjekësisë. Nga të dhënat rezulton se në dy vitet e fundit kanë ikur 400 mjekë, për të mos llogaritur infermierë­t, që edhe ata kanë një numër shumë të lartë.

Përse po ndodh ky fenomen, profesor Gjata?

E si të mos ndodhë?! Ne mjekët i shajmë, i kërcënojmë, i rrahim! U themi ' hajdutë', i paguajmë keq, me 40- 50 mijë lekë. Punojnë në kushte të vështira dhe nën presion. Këto janë arsyet përse mjekët e rinj kanë zgjedhur të braktisin vendin, dhe e kanë shumë të lehtë të ikin, pasi dhe procedurat Gjermania i ka lehtësuar për mjekët dhe infermierë­t shqiptarë; ata mjafton të dinë gjuhën dhe andej japin vetëm një provim për licencim. Në shumë spitale gjermane mungojnë mjekët dhe personeli mjekësor, ndaj specialist­ët nga jashtë janë gjithmonë të mirëseardh­ur.

Falë ligjit të ri gjerman për njohjen e kualifikim­eve të fituara jashtë shtetit, që hyri në fuqi më 1 prill 2012, marrja e lejes për të punuar si mjek në Gjermani nuk lidhet më me shtetësinë e mjekut. Mjekët që shkojnë, mjafton të kenë nivelin e gjuhës B1, apo B2, dhe gjejnë punë menjëherë. Këtë gjë ma konfirmoi edhe ambasadorj­a gjermane në Tiranë, në një takim që kisha javën e shkuar me të, ku më tha që drejtuesit e landeve në Gjermani janë shumë të kënaqur nga mjekët shqiptarë, pasi janë të dedikuar në punë.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ??
 ??  ?? Rektori i Universite­tit të Mjekësisë, Arben Gjata
Rektori i Universite­tit të Mjekësisë, Arben Gjata
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania