Gazeta Shqiptare

"CNN": Ja pse Rusia dhe Turqia kanë nevojë për njëra- tjetrën

Analiza e prestigjio­zes amerikane: Inati i Ergodan e kënaq Putin, Turqia mbahet me tregtinë ruse "Të shtënat afrojnë Moskën dhe Ankaranë, në kurriz të SHBA- ve dhe NATO- s"

- Enida Himaj

Vrasja e ambasadori­t rus në Ankara, Andrei Kar lov, dy ditë më parë, u duk se do të "nxehte" më shumë marrëdhëni­et mes Turqisë dhe Rusisë. Marrëdhëni­et mes këtyre dy shteteve kanë njohur një sërë incidentes­h edhe më herët. Vrasja e ambasadori­t, nga polici 22- vjeçar në një galeri arti në kryeqyteti­n turk, Ankara, nga shumë u cilësua si një shkëndijë e re. Në një analizë të saj, "CNN" sqaron pse marrëdhëni­et mes dy shteteve janë të qëndrueshm­e edhe pas sulmit, dhe pse këto dy superfuqi kanë ende nevojë për njëra- tjetrën: "Megjithatë Moska zyrtare nuk fajësoi Turqinë për këtë vrasje. ' Ata ( forcat e jashtme), duan të largojnë barrierën midis Moskës dhe Ankarasë me çdo çmim', tha Leonid Slutsky, kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare të Dumës, pak orë pas të shtënave. Në fakt, të shtënat e dy ditëve më parë ka të ngjarë të afrojnë Moskën dhe Ankaranë, dhe ndoshta në kurriz të Shteteve të Bashkuara dhe NATO- s. Të vendosura në mes të Evropës, Azisë dhe Lindjes së Mesme, Rusia dhe Turqia kanë qenë gjithnjë rivale. Gjatë Luftës së Ftohtë, Rusia dhe Turqia qëndruan në anët e kundërta të murit. Dy vjet më parë, Rusia dhe Turqia debatuan përsëri mbi Ukrainën dhe aneksimin e paligjshëm të Krimesë. Er- dogan ka qenë i etur që Turqia të bëhet lider rajonal në Lindjen e Mesme dhe një lojtar i rëndësishë­m në skenën botërore. Sado e fuqishme dhe dinamike ka qenë ekonomia e saj në dekadën e kaluar Turqia, varet nga tregtia e jashtme, turizmi, dhe, më e rëndësishm­ja, burimet e energjisë. Rusia është ndër partnerët kryesorë tregtarë të Turqisë. Disa milionë turistë rusë kanë shtuar disa miliona dollarë ( afër 900 milionë $) për ekonominë e Turqisë. Më e rëndësishm­ja, Rusia furnizon 12% të naftës së Turqisë dhe 55% të gazit natyror të Turqisë. Ndaj për Rusinë është shqetësues tensioni në rritje i Turqisë me Perëndimin dhe, në veçanti, me NATO- n, që ka sjellë Moskën dhe liderin e saj, Vladimir Putin, në tryezë me Turqinë. Turqia ka qenë një aleat i fortë i SHBA- ve dhe anëtare e fuqishme e NATO- s që nga viti 1952, duke kontribuar ushtrinë e dytë më të madhe të aleancës. Ajo ka kërkuar që të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian që nga viti 1960. Megjithatë, që nga viti 2013, Tayyip Erdogan filloi të largohet nga të gjitha këto bashkëbise­dime. Rrethuar nga akuzat për korrupsion, një ekonomi e dobësuar dhe një konfrontim me një ish- aleat, Erdogan braktisi metodat e mëparshme të politikave, të cilat fokusohen në qeverisjen në favor të politikës së pushtetit. Ai shkoi nga politika dhe ekonomia e Turqisë drejt një lideri "të fortë", i cili frenon lirinë e shprehjes, arreston kundërshta­rët. Kohët e fundit, armiqtë kanë qenë Evropa - e cila ka ngecur në bisedimet e pranimit të Tur-

 ??  ?? Situata pas sulmit në Berlin
Situata pas sulmit në Berlin
 ??  ?? Erdogan dhe Putin
Erdogan dhe Putin
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania