Gazeta Shqiptare

Gjermania në alarm, arrestuan "terroristi­n" e gabuar

Hetuesit: Autori është ende i lirë dhe i armatosur, rrezik për sulme të tjera Agresori, një nga 890 mijë azilkërkue­sit në vend

- Gerilina Kodheli

Nuk ka më dyshime, sulmi i Berlinit ish te një akt terrorist. Policia gjermane ngurroi fillimisht ta quante si të tillë, por ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere nuk la shteg për dyshime. Sipas tij, njeriu që përplasi kamionin e vdekjes mbi tregun e shumëpopul­luar të Krishtlind­jeve në zemër të kryeqyteti­t gjerman ishte një terrorist. Hetimet për rastin dolën në konkluzion­in se personi në fjalë ishte një azilkërkue­s pakistanez, i cili ka hyrë në Gjermani si refugjat shkurtin e këtij viti. Ai u arrestua nga policia si autori i dyshuar për vrasjen e 12 personave dhe plagosjen e 48 të tjerëve. Por, pas marrjes në pyetje, autoritete­t dolën në konkluzion­in se në fakt, kishin ndaluar personin e gabuar. "Kemi kapur personin e gabuar", shkroi e përditshmj­a gjermane "Die Welt", duke cituar burime të policisë së Berlinit. Sipas saj, i riu nga Pakistani, nuk është autori i sulmit me kamion. Kjo do të thotë se autori i kësaj ngjarjeje është ende i lirë dhe i armatosur, duke përbërë rrezik për publikun. Sipas shefit të policisë së Berlinit, Klaus Kandt, nuk është e mundur të konfirmohe­t që i ndaluari nga autoritete­t, si autor i dyshuar i ngjarjes, drejtonte kamionin. Vetë ky i fundit mësohet se i ka mohuar akuzat. Këtë e konfirmoi edhe ministri i Brendshëm, Thomas de Maiziere, i cili tha 23vjeçari vinte nga Pakistani dhe se është futur në Gjermani më 31 dhjetor të 2015ës. Ai u arrestua në një park, rreth 2 kilometra nga tregu i Krishtlind­jes në Perëndim të Berlinit, pak pas ngjarjes. Më herët, në një dalje për mediat, kancelarja gjermane, Angela Merkel u zotua se përgjegjës­it e sulmit të Berlinit do të merrnin dënimin "më të egër që lejon ligji". Politika e saj për hapjen e dyerve për emigrantët, që rezultoi në ardhjen e 890 mijë azilkërkue­sve në Gjermani, vitin e shkuar, ka ndarë përgjysmë vendin, me kritika të shumta se ka vënë në kërcënim sigurinë e vendit. Ndërkohë, ajo që deri tani dihet nga autoritete­t është që terroristi, pasi përplasi kamionin me tezgat e tregut që gëlonte nga njerëzit, si vendas, ashtu edhe turistë, është larguar në këmbë. Ai ka tentuar të shfrytëzoj­ë errësirën për t'u fshehur në parkun e madh publik Tirgarden. Një shtetas polak u gjet i vdekur në kamion. Ai është me shumë gjasa shoferi i vërtetë, të cilin refugjati mund ta ketë vrarë për t'i marrë mjetin. Kamioni me targa polake, sipas "Corriere della Sera"- s, kishte kaluar nga Italia e pasi të linte ngarkesën e shufrave të çelikut në Berlin, do të rinisej drejt Polonisë. Kushëriri i shoferit përjashton çdo përfshirje të tij në aktin terrorist. "Jemi rritur bashkë. Vë dorën në zjarr për të", tha ai. Shtëpia e Bardhë shprehu ngushëllim­et e saj për viktimat e sulmit që risolli në mendje tragjedinë e Nice- s, ndërsa kundërshta­rët e Merkel e kanë shfrytëzua­r rastin për të sulmuar sërish kancelaren për politikat e saj në raport me azilkërkue­sit dhe pranimin e më shumë se 800 mijë refugjatëv­e në Gjermani.

 ??  ??
 ??  ?? Sulmi në Berlin
Sulmi në Berlin
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania