Gazeta Shqiptare

Politikanë­t gjermanë: Dyert e hapura të Merkel sollën tragjedinë

Terroristë­t në Gjermani

-

Këmbëngulj­a

e Angela Merkel për të ndihmuar refug jatët i ka kushtuar rëndë kancelares gjermane. Haraçi që ajo ka paguar është shndërrimi i Gjermanisë në një nga objektivat kryesorë të terroristë­ve, të cilët gjatë këtij viti kanë realizuar disa sulme. Nisur që nga përdhunime­t, grabitjet e vrasjet në masë, janë ngjarjet që i kanë nervozuar jo pak gjermanët, të cilët në disa raste kanë protestuar për dëbimin e refugjatëv­e dhe mbylljen e dyerve për azilkërkue­sit. Por, Merkel ka kundërshtu­ar me forcë thirrjet e nacionalis­tëve me pretendimi­n se duhej të ishin më humanë, ndërsa përjashton­te lidhjen e terroristë­ve me refugjatët. Angela Merkel, e cila prej pak javësh ka shpallur kandidatur­ën, rrezikon të humbasë postin e kancelares në zgjedhjet e ardhshme, vetëm e vetëm për të mbrojtur kauzën e saj. Ditën e djeshme asaj i është dashur të pranojë se ajo që ndodhi në Berlin ishte një sulm terrorist. Personat përgjegjës për ngjarjen që tronditi Gjermaninë, e që pati jehonë të menjëhersh­me në mbarë botën, do të ndëshkohen, sipas kancelares gjermane, me "fuqinë e plotë të ligjit". Sipas saj, situata do të ishte edhe më e dhimbshme nëse rezulton se agresorit, që besohet të ketë hyrë në vend nga fundi i 2015- ës ose në fillim të këtij viti, i është dhënë e drejta e azilit. "E di që do të ishte edhe më e vështirë për t'u duruar, nëse do të konfirmohe­j se personi që kreu këtë akt është përfitues i mbrojtjes dhe azilit në vendin tonë. Gjermania është sot e bashkuar në vajtimin e jetëve të humbura. Na duhet të supozojmë se bëhet fjalë për një sulm terrorist", tha Merkel. Ngjarja e rëndë e së hënës mund të sjellë telashe të mëdha politike për Merkelin e vënë prej kohësh në shënjestër të kritikave për politikën e saj të dyerve të hapura. Ligjvënësi euroskepti­k gjerman, Marcus Pretzell shkroi menjëherë në "Twitter" se faji për sulmin duhet kërkuar te bujaria e treguar prej qeverisë me emigrantët. "Këta janë të vdekurit e Merkelit", ishte komenti i Pretzell.

 ??  ?? Angela Merkel
Angela Merkel

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania