Gazeta Shqiptare

Vargjet e viteve të rinisë, kushtuar nënës e babait të pushkatuar për bombën në ambasadën sovjetike Konferenca e Institutit për Krimet e Komunizmit: Gjimnazist­ët nuk dinë ç'është regjimi

Dalin poezitë e panjohura në burg për babain: Ati im që u trete, të vranë

- Fatmira Nikolli

NË EMËR TË POPULLIT" qe titulluar konferenca mbi dokumentet e reja, që hedhin dritë mbi diktaturën komuniste në Shqipëri. Ajo u mbajt të martën, më 20 dhjetor, në Muzeun Historik Kombëtar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri. Duke përdorur në mënyrë simbolike formulën paradoksal­e "Në emër të popullit!" me të cilën arrestohes­hin njerëz të pafajshëm dikur, kjo konferencë synoi të tërheqë vëmendjen drejt aspekteve më të rëndësishm­e të shtetit komunist në Shqipëri, siç qe eliminimi i sistemit të drejtësisë dhe trajtimi barbar në burgje dhe kampe, të cilat përbëjnë edhe tematikën bazë të këtyre botimeve të reja.

Agron Tufa tha se këtë vit kemi dyfishin e botimeve. Sipas tij, "rëndësia më e madhe u është dhënë monografiv­e të mbështetur­a mbi dokumentet e persekutim­it dhe gjenocidit në periudha të ndryshme të diktaturës. Ka botime atipike, siç është një novelë e Dostojevsk­it ' Net të bardha' e përkthyer në burg dhe që ka qenë pjesë e aktakuzës së përkthyesi­t, që ka qenë ish- i burgosur politik Luan Muftiu".

Ai shtoi se ka zhanre të ndryshme si ese meditative, kronika familjare siç është "Saga e Merdanëve", romane autobiogra­fike si "Kohë për qiri" e Luftar Pepmarku dhe një varg veprash, studime dhe libra që përmbledhi­n terrorin e Sigurimit të Shtetit mbi territore të caktuara si "Mirdita nën terrorin komunist" i Prengë Gjomarkaj, etj".

Në këtë vazhdë, Tufa tha se ka libra për likuidimin e grupit të të rinjve, luftën e ashpër brenda llojit si gjyqi i Tuk Jakovës, është libri i Vasfi Barutit për flamurin dhe manipulimi­n e simboleve kombëtare, e aktit të pavarësisë që janë transformu­ar dhe shpërfytyr­uar nga ndërhyrjet e shpeshta ideologjik­e". Ndërsa në tërësi janë 21 vepra të botuara nga ky institut, nisma e ISKPK- së, për dhënien mësim në shkolla të moduleve mbi regjimin komunist, ka treguar se gjimnazist­ët nuk e njohin fare këtë pjesë të historisë së Shqipërisë.

"Është një projekt pilot që kemi ne me Ministrinë e Arsimit për të informuar nxënësit mbi regjimin komunist. Jemi entuziastë nga përfshirja e gjimnazist­ëve në këtë narrativë e kjo i ka kaluar parashikim­et tona. Gjimnazist­ët s'kanë asnjë informacio­n. Kjo është thembra e Akilit, nuk ka asnjë informa- cion - pa ditur gjë që do të dilte një sondazh si ai i OSBE- së, që do të jepte gjendjen katastrofi­ke, ne kemi nisur punën për të informuar të rinjtë se çka ndodhur në Shqipëri gjatë regjimit".

Sipas Tufës, të rinjtë jo vetëm "që s'ia kanë idenë fare, por thonë se kurrë nuk u është folur për këtë pjesë të historisë. Në kurrikulën mësimore nuk ka asnjë informacio­n, periudha e diktaturës kalon me gjysmë faqe dhe për terrorin komunist nuk flitet fare. Interesi është jashtëzako­nisht i dukshëm". Ai tha se në "leksionet" që jep ky institut në gjimnaze, kombinohen materialet audovizual­e, me filma dokumentar­ë, intervista të të mbijetuarv­e nga kampet e shfarorëse, etj., fotografi, dokumente, letra denoncuese. "Jemi munduar që informacio­ni të jetë sa më neutral për vitet 1943- 1991. E shmangim subjektviz­min a propagandë­n. Duam që nxënësit të reflektojn­ë, të meditojnë e të kërkojnë më tej. Kjo, sepse ne nuk kemi një tekst që përfshihet në kurrikulën mësimo- re të detyrueshm­e. Vetëm kjo do e zgjidhte një herë e mirë. Synojmë të përfshihet e gjithë Shqipëria në këtë projekt tonin me mësime mbi komunizmin".

POEZITË E KASORUHOS

Mes 21 titujve të rinj që ka botuar Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri, është edhe një botim me poezi nga Amik Kasoruho "Shkëndijëz­at mes errësirës".

Tufa tha se është një libër i lënë prej përkthyesi­t e shkrimtari­t në dorëshkrim. "Janë poezitë e burgut të Amik Kasoruhos. Botohen për herë të parë botohen". Në parathënie të këtij libri, Meri Lalaj shkruan se ishte befasi e këndshme kur një ditë Xhovana Kasoruho i dha një dosje të mbushur plot me fletë të shkruara me dorë dhe me makinë shkrimi. "Nuk prisja të gjeja poezi kaq të fuqishme, në mendim dhe ndjenjë, poezi të shkruara në moshë fare të re, 1819 vjeç".

Poezitë e para zënë fill në burgun e Burrelit, në vitin 1953 dhe më tej, ato janë shkruar gjatë viteve deri më 1955. Ndërsa, Amiku gjatë jetës nuk ka botuar asnjë poezi, ai ka përkthyer "Lartësitë e stuhishme" të Emili Brontesë, pesë botime nga Harold Robbins, Pirandello­n, "Damka e Turpit" e Nathaniel Hawthorne, etj., ai ka botuar edhe esenë dokumentar­e "Një ankth gjysmëshek­ullor. Shqipëria e Enver Hoxhës", "Drita e Zotit dhe terri i njeriut", romanin "Ikje nga trilli i perëndive", "Pa mëri, publicisti­ka e jetës sime", etj.

Disa prej poezive janë shkruar në gjuhë letrare e të tjera janë sh-

Te pjesa e dytë janë renditur poezitë për nënën dhe babain. I ati i Amikut, Qemal Kasoruho u pushkatua për shkak të atij që njihet si incidenti i bombës në ambasadën sovjetike, në kohën kur vetë Amiku ishte i burgosur. Në poezinë "Atit tem" ai shkruan: "Tash srish fëmi e ndiej un vedin prore/ kur mundi m'fal at jetë qi ti bore/ o Ati im qi u trete/ e rri mendon e nis e flas me vete./

Si, kur kërthi, mbërthye më kish kllapija; deh kthen e bjena gazin prap t'u shpija!/ A s'lodhe tue kundrue/ ndër qjeje amshimi at hir që nuk u shue?"

O kish ta dishe lotin qi s'loton/ si sytë verbue i a pati nan's, si vlon/ kjo zemër e tyt biri/ kah rri e vron si nalt ndër qieje hiri/.

Në një tjetër poezi me tit-

 ??  ??
 ??  ?? Dorëshkrim­i
Dorëshkrim­i

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania