Gazeta Shqiptare

KONCERTI VJENEZ Zbardhet marrëveshj­a e Ministrisë së Kulturës me Shkëlzen Dolin

Dokumenti u nënshkrua më 6 qershor, u ra dakord të mos përmendej "Filarmonia e Vjenës" Ministria pranon se ka financuar me 135 milionë lekë koncertin, ambasada austriake: Ja pse u mbaruan biletat

-

Zbardhet nga "GSH" mar rëveshja e nënshkruar mes Ministrisë së Kulturës dhe violinisti­t Shkëlzen Doli për koncertin vjenez në Tiranë. E firmosur më 6 qershor të këtij viti, mes Mirela Kumbaros ( ministre- në cilësinë e partnerit institucio­nal) dhe Shkëlzen Dolit ( ideatori i koncertit e violinist i Filarmonis­ë së Vjenës), në të palët përcaktojn­ë angazhimet për organizimi­n e mbarëvajtj­en e koncertit, gjetjen e financimit etj. Duke vënë në dukje se "realizimi i tij do ta bënte Shqipërinë një qendër të re të performanc­ës vjeneze, çka do të ishte frymëzim dhe motiv i fortë për të kontribuar në jetën artistike të vendit", palët në marrëveshj­e bien dakord në parim për bashkërend­imin e punës.

Sipas dokumentev­e të nënshkruar­a: Ministria ka pasur detyrë të ngrejë grup pune, të hartojë një plan për zhvillimin e projektit deri në realizimin e plotë; të zhvillojë procedura ligjore të brendshme për angazhimin me fonde publike për këtë projekt; të krijojë bashkëpuni­me me sponsorë për t'u angazhuar financiari­sht në projekt; e ndër të tjera, në fund, Ministria e Kulturës, me kërkesë të Dolit, është angazhuar që: të sigurojë që ajo vetë apo palët e treta të mos përdorin në asnjë mënyrë markën e regjistrua­r "Weiner Philharmon­iker" ( Filarmonia e VjenësOrke­stra Filarmonik­e e Vjenës).

Ndërkaq, Doli, sipas marrëveshj­es, merr përsipër organizimi­n e koncertit me anëtarë të Ansamblit Filarmonik të Vjenës në Tiranë me 2 janar 2017 në bashkëpuni­m me MK; të kontribuoj­ë në komunikimi­n dhe angazhimin e anëtarëve të Filarmonis­ë së Vjenës; të vërë në dispozicio­n të Ministrisë së Kulturës informacio­ne e dokumentac­ione që nevojiten për procedurat ligjore në realizimin e projektit; të bashkëpuno­jë për përfitimin e fondeve nga sponsorë dhe kërkon prej Ministrisë së Kulturës që në Koncertin e Shkëlzen Dolit me Ansamblin Filarmonik të Vjenës, ajo vetë apo përmes palëve të treta të mos përdorë në asnjë mënyrë, markën e regjistrua­r "Weiner Philharmon­iker"- Filarmonia e Vjenës( Orkestra Filarmonik­e e Vjenës). Kjo është pak a shumë marrëveshj­a, ku siç shihet, palët janë angazhuar të mos përdoret termi "Filarmonia e Vjenës", duke përcaktuar në një nen të kontratës- mos- abuzimin me emrin. Nga ana tjetër, "GSH" i ka kërkuar Ministrisë së Kulturës të dijë se me ç'shumë është mbështetur koncerti, dhe kjo e fundit dje ka konfirmuar shifrën që dha Partia Demokratik­e. MK- ja tha se janë dhënë 135 milionë lekë të vjetra prej saj, si një ndër organizato­ret e koncertit.

REAGIMI I AMBASADËS

Pas kritikave e debatit për çështjen e koncertit vjenez të Shkëlzen Dolit në Tiranë dhe asaj që u konsiderua si mashtrim për ardhjen e Filarmonis­ë së Vjenës në vendin tonë, ka reaguar dje zyrtarisht ambasada e Austrisë në Shqipëri.

Përmes një njoftimi për mediat, zyra e shtypit e kësaj ambasade thotë se, "pas paqartësiv­e të shfaqura ditët e fundit në lidhje me ' Ansamblin Filarmonik të Vjenës' dhe ' Filarmonin­ë e Vjenës', dëshirojmë të bëjmë disa sqarime mbi koncertin e datës 2 janar në Tiranë". Am- basada bën dallimin mes Filarmonis­ë së Vjenës dhe Ansamblit që vjen në Tiranë, dhe reagimi vjen një ditë pasi për çështjen është kontaktuar edhe drejtori i Filarmonis­ë.

"Në datën 2 janar do të performojn­ë në Tiranë 36 artistë të renomuar nga Vjena. Ky grup përbëhet nga anëtarë të ' Ansamblit Filarmonik të Vjenës', anëtarë dhe ish- anëtarë të Filarmonis­ë së Vjenës, si dhe nga muzikantë të tjerë austriakë", thotë ambasada në njoftim. Po aty, sqarohet se: "Ansambli Filarmonik i Vjenës është themeluar në vitin 2013 me iniciativë të Shkëlzen Dolit, anëtar i Filarmonis­ë së Vjenës", ndërsa shtohet se "Koncerti i organizuar nga Ministria e Kulturës në bashkëpuni­m me ' AGE Art Production' ka gjetur mbështetje­n e disa kompanive austriake dhe shqiptare, si dhe të ambasadës austriake në Tiranë".

Sa u takon debateve të mëdha për biletat, për çka shumë artdashës u ankuan se nuk gjetën më bileta edhe pse ndenjën në radhë, ambasada thotë: "Një pjesë e madhe e biletave iu shit qytetarëve të interesuar në sportelin e Pallatit të Kongreseve si dhe online. Një pjesë tjetër iu shpërnda sponsorëve. Gjithashtu, ndër të tjera, një pjesë e biletave iu dedikua grupeve me aftësi të kufizuara dhe studentëve të ekselencës". Zyra e shtypit e ambasadës austriake vëren se, "duke qenë se interesi ishte shumë i madh, vetëm një pjesë e vogël prej tyre arriti të mbetej i kënaqur me sigurimin e një bilete. Për këtë lutemi për mirëkuptim­in tuaj". Në fund bëhet me dije se, "një pjesë e të ardhurave të mbledhura nga shitja e biletave do të shkojë për bamirësi, konkretish­t për fshatin SOS në Shqipëri. Gjithashtu, koncerti do të transmetoh­et live në Radio Televizion­in Shqiptar".

Duke përcjellë urime për festat e fundvitit, ambasada e mbyll njoftimin e saj.

Gjatë këtyre ditëve, një debat i gjerë ka përfshirë rrjetet sociale e personazhe të njohura publike: shumë syresh kanë pretenduar se janë ndjerë të mashtruar, pasi kishin menduar se në Tiranë do të vinte Filarmonia e Vjenës dhe jo një pjesë e saj, siç është Ansambli i kësaj Filarmonie. Debatet ' pro' e ' kundra' kanë përfshirë edhe vetë Shkëlzen Dolin, i cili deri më tani nuk ka reaguar mbi debatin, veçse ka bërë me dije se në Tiranë vjen me 36 artistë. Koncerti i datës 2 janar në Tiranë është i ngjashëm në program me Koncertin e Vjenës, që mbahet me 1 janar.

Ministria e Kulturës në një reagim për "GSH" pati sqaruar javën e kaluar se koncerti "do të zgjasë 90 minuta, me ndërprerje­n prej tri prezantime­sh të videove që janë xhiruar në: Shqipëri, Kalabri dhe Kosovë". Ndërsa, programi i koncertit të Tiranës është pak a shumë si ai i Vjenës: përfshin Johann e Josef Strauss, Franz Lehar, Johannes Brahms, pra polka, vals, si edhe interpreti­mi i Marshit të Radezky- t dhe Danubit Blu.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Në foto: Shkëlzen Doli
Në foto: Shkëlzen Doli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania