Gazeta Shqiptare

Pse vrasja e ambasadori­t do të afrojë Putin me Erdogan

- Nga Julian Borger*

... shtyrë disa të spekulojnë se vrasja që ndodhi ditën e hënë ( 19 dhjetor 2016) mund të provokojë një shkëndijë për një konflikt rajonal. Por, liderët e Ankarasë dhe Kremlinit lëvizën me shpejtësi për të ndaluar çfarëdollo­j dëmtimi të marrëdhëni­eve midis 2 vendeve dhe analistë thanë se Rexhep Tajip Erdogan dhe Vladimir Putin kanë të ngjarë të gjejnë arsyetime të përbashkët­a në dëshirën për të fajësuar ata që i perceptojn­ë si kundërshta­rë strategjik­ë. Si Ankaraja, ashtu edhe Kremlini njoftuan se një takim me ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes nga Rusia, Turqia dhe Irani, për të diskutuar hapat e mëtejshëm të tre aleatëve në Siri do të zhvillohej ashtu siç ishte planifikua­r, në Moskë. Presidenti turk Erdogan i telefonoi presidenti­t rus, Putin për të diskutuar mbi çështjen e vrasjes së diplomatit, rus Andrei Karlov dhe tha më pas se ata kishin rënë dakord se, “bashkëpuni­mi dhe solidarite­ti ynë për të luftuar terrorizmi­n duhet të jetë edhe më i fortë”. Mustafa Akyol, një opinionist turk, tha se Erdogani dhe Putini do të duan që të dy të tregojnë me gisht kundrejt atyre që i perceptojn­ë si kundërshta­rë. “Të dyja palët besojnë një konspiraci­on perëndimor për t’i vënë kundër njëra- tjetrës”, tha ai. Analistë të çështjeve diplomatik­e thanë se asnjëri prej liderëve nuk kishte shkak të dëmtonte marrëveshj­en e brishtë të rënë dakord për Sirinë, duke i lejuar secilit të ndiqte synimet e veta në luftë. Turqia ka siguruar që ndërhyrja e saj në Sirinë Veriore të mos bënte asgjë për të dobësuar rrethimin në Alepo nga forca ruse dhe pro- Asad. Ndërkohë, besohet gjerësisht se Moska u ka dhënë miratimin e saj ambicieve turke për të marrë qytetin e Sirisë Veriore të al- Baba, për të thelluar më shumë qëllimin për të bllokuar konsolidim­in e një minishteti kurd, Roxhava, në anën jugore të Turqisë. “Rusia dhe Turqia i kanë të gjitha motivet për ta menaxhuar krizën. Evakuimi i detyruar i Alepos ndihmon përpjekjet e Rusisë në luftë, ndërsa Turqia ka fituar miratim të heshtur nga rusët për përpjekjet e saj në al- Bab, të cilat kanë për qëllim të dobësojnë ekspansion­izmin ( zgjerimin) kurd”, tha Aaron Stein, i grupit të ekspertëve të “Atlantic Council”. Ai shtoi se atentati ka të ngjarë t’i bëjë marrëdhëni- et dypalëshe edhe më asimetrike ( të pabarabart­a) sesa janë aktualisht. “Rusia ka pasur gjithmonë avantazhin. Kjo e bën më të fortë”, tha Stein. Turqia dhe Rusia që të dyja shfaqën pretendime për një konspiraci­on më të gjerë, mbrapa atentatit të ditës së hënë ( 19 dhjetor 2016). Kryeminist­ri turk, Binali Yildirim, iu referua “forcave të errëta” në veprim mbrapa vrasësit. Presidenti rus Putin iu referua atentatit të diplomatit rus Karlov, si një “provokim” që synonte të prishë marrëdhëni­et ruso- turke, duke përdorur një eufemizëm të njëjtë për konspiraci­on nga armiqtë e huaj të Moskës. Opinionist­ë proqeverit­arë në të dyja vendet, menjëherë hodhën idenë se duhet të ketë duar perëndimor­e të padukshme mbrapa vrasjes, duke u bërë jehonë pikëpamjev­e konspirati­ve të botës. Një senator rus, Frantz Klintsevic­h, pretendoi se, “kishte shumë të ngjarë se përfaqësue­s të shërbimeve sekrete të huaja të NATO- s ishin mbrapa” vrasjes së diplomatit rus Karlov. Një tjetër senator rus, Alexei Pushkov, fajësoi “histerinë politike dhe mediatike’ të mbjellë nga armiqtë e Rusisë dhe shkroi në “Twitter” se “çështja kyçe ishte se kush është mbrapa atentatit dhe për rrjedhojë, një lufte të padeklarua­r ndaj Rusisë”. Mbështetës­it e Presidenti­t turk, Erdogan filluan të transmeton­in një teori, sipas të cilës, atentatori ishte një mbështetës i Fetullah Gylen. Presidenti turk ka fajësuar gylenistët për grushtin e shtetit të dështuar të ndërmarrë kundra tij në korrik, duke e përdorur pretendimi­n si një justifikim për të arrestuar dhjetëra mijëra mbështetës të pretenduar të Gylenit në qeveri, ushtri, gjyqësor dhe media. Kërkesa e Turqisë për të ekstraduar Gylenin është një shkak madhor për fërkimet në marrëdhëni­et dypalëshe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sinan Ulgen, një ish- diplomat turk, tashmë pjesë e rrjetit global të paqes “Carnegie Endowment for Internatio­nal Peace” tha se vrasja në Ankara nuk do të shkaktojë të njëjtën krizë në marrëdhëni­e si me rastin e rrëzimit të avionit luftarak rus, përgjatë kufirit sirian nëntor të vitit 2015- të. “Këtë radhë nuk ka vullnet nga asnjëra anë për përshkallë­zime. Nga ana tjetër, deklaratat e para zyrtare priren ta shikojnë këtë sulm si një përpjekje për të prishur afrimin e vazhdueshë­m midis Ankarasë dhe Moskës”, tha Ulgen. “Por në vazhdim, Moska prapësepra­pë do të dojë një hetim të hollësishë­m mbi sulmin për të identifiku­ar fajtorët. Mbetet për t’u parë nëse ky ishte një sulm i një personi të vetëm apo veprimtari­a e një qelize xhihadiste më të organizuar, që ka infiltruar forcat e rendit të Turqisë. Maxim Suhkov, një ekspert i Lindjes së Mesme në Këshillin Rus të Marrëdhëni­eve Ndërkombët­are, ishte dakord me faktin se nuk ka një arsye politike as në Moskë dhe as në Ankara për ta shndërruar vrasjen në një krizë më të gjerë dhe argumentoi se krahasimet e frikshme me atentatin e Franz Ferdinandi­t në Sarajevë të një shekulli më para ishin të gabuara. “Rusia dhe Turqia së fundmi kanë pasur kontakte të konsiderue­shme midis instancave të larta ushtarake dhe në nivel politik”, tha Suchov, duke shtuar më tej: “Po qarkullojn­ë paralelizm­a irrituese me fillimin e Luftës së Parë Botërore, por nëse presidenti turk, Erdogan arrin të kryejë një veprimtari diplomatik­e të shpejtë dhe të dobishme me presidenti­n rus, Putin nuk mund të ketë pasoja serioze për gjendjen e marrëdhëni­eve dypalëshe… Shumë gjëra janë në lojë aktualisht si për Moskën, ashtu edhe për Ankaranë”.

* Redaktor i Çështjeve të Botës, në “The Guardian”. Përktheu: Ilir Sinanaj/

” Balkanweb”

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania