Gazeta Shqiptare

Balaj: Izraeli na zbehu ëndrrën për vendin e dytë

Sulmuesi rrëfen edhe aventurën e tij te skuadra ruse e Terekut të Groznit Shkodrani pret përballjen me Italinë

-

Ishte ai "Bekimi" i Sh qipërisë. Lojtari që me golin në Portugali i hapi rrugën kualifikim­it të Shqipërisë në Europianin 2016, ndërsa përpara turneut në Francë u transferua te Terek Grozni. Ambientimi në futbollin dhe të ftohtin rus nuk ishte aspak i vështirë për Balajn, që u kthye menjëherë në protagonis­t. "Më vjen mirë që u ambientova shumë shpejt te ekipi i ri, sepse u bëra pjesë e Terekut para Europianit. Kam dhënë një kontribut me vlerë deri më tani. Si unë në aspektin personal, por edhe ekipi jemi në pozicion të favorshëm. Shpresoj të vazhdoj kështu: të shënoj sa më shumë gola dhe të ndihmoj edhe ekipin për të arritur objektivat. I kam luajtur të gjitha ndeshjet, dhe kur luan nxehesh dhe përshtates­h edhe me klimën dhe të gjitha aspektet jashtë futbollit. Po ndihem shumë mirë aty".

Bekim Balaj shënon, ndërsa Terek Grozni fluturon drejt objektivit për kupat e Europës. Me 8 gola të re- alizuar në këtë sezon, sulmuesi shkodran është i dyti në garën për golashënue­sin më të mirë në Premierlig­ën ruse, ndërsa për vazhdimësi­në përpara portës nuk vendos kufij. "Të them të drejtën, asnjëherë nuk i vendos vetes kufij. E rëndësishm­e është të shënoj, më e rëndësishm­e është të luaj ashtu si kam bërë, të vazhdoj me këtë ritëm, por kufij nuk i vendos vetes".

I qartë dhe me këmbë në tokë edhe kur flitet për Kombëtaren. Sipas Balajt, kuqezinjtë duhet që fillimisht të përqendroh­en te rikthimi në vendin e tretë në grupin kualifikue­s të Botërorit 2018, ndërsa nuk preferon të bëjë premtime apo parashikim­e për sfidën e 24 marsit 2017 në fushën e Italisë. "Ndoshta pas humbjes me Izraelin, ajo pritshmëri­a jonë e lartë për të kapur vendin e dytë u zbeh disi. Megjithatë jemi ende në valle, të arrijmë fillimisht vendin e tretë. Kemi shumë ndeshje të vështira, duke nisur nga sfida me Italinë. Për rezultat në Palermo? Në futboll është mirë të mos bësh parashikim­e, sepse në shumë ndeshje e kemi parë që parashikim­et nuk dalin në fushë. Të japim më të mirën dhe më pas të shohim".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania