Gazeta Shqiptare

Tahiri: Akuza të paqena. Selami: S’më bëni dot pis

Prokuroria nis hetimin, dy deputetët sqarojnë pozicionet. KQZ pritet të vendosë për mandatet Deputeti i LSI: “Jam i fortë në Vlorë se zgjidh halle”

- Darina Tanushi

Dy deputetët për të cilët prokuroria nisi nd jekjen penale me akuzën e falsifikim­it të dokumentev­e zyrtare sqaruan dje pozicionet e tyre. Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka vendosur një datë për të marrë një vendim në lidhje me mandatet e tyre. Deputeti Dashamir Tahiri deklaroi dje se nuk ishte në dijeni të vendimeve të gjykatës italiane për akuzën e falsifikim­it të patentës. “Atëherë nuk e dija. Jam njoftuar nga prokuroria, e cila më ka thënë se më ka dalë ky dënim në Itali. Atëherë mora menjëherë masat dhe iu drejtova KQZsë, duke bërë vetëdeklar­imin. Por, patenta nuk ka qenë asnjëherë false dhe për këtë unë kam marrë edhe një vërtetim, ndërsa po e ndjek edhe në rrugë ligjore”, tha Dashamir Tahiri. Deputeti çam që iu bashkua PD- së, sqaron edhe akuzën e falsifikim­it të parave. “Kam qëndruar në një bar në autostradë, ku kam marrë një lëng portokalli, ku si kusur më janë dhënë 10 mijë lireta, rreth 5 euro. Atje ka ardhur dhe policia duke bërë një sqarim, por nuk jam dënuar për atë”, tha Tahiri. “Vetë kjo që mua më kanë Ligji

i ri “Antimafia”, i hartuar në kuadër të reformës në drejtësi do të sekuestroj­ë edhe koncesione­t ndaj personave që kanë përfituar në mënyrë të padrejtë. Sipas draftit të zbardhur nga “News 24”, ekspertë të reformës në drejtësi kanë përcaktuar në ligjin e ri se krahas sekuestrim­it tradiciona­l, pasuri e paluajtshm­e, vlerë monetare, një masë ndëshkimi do jetë edhe konfiskimi i veprimtari­ve ekonomike dhe koncesione­t e përfituara, duke e zgjeruar edhe rrezen e personave që do të vendosen nën hetimin. Për hetimin e këtyre personave, ligji i ri ka përcaktuar se Prokuroria shqiptare mund të marrë ekspertizë nga vendet në të cilat shtetit shqiptar ka lidhur marrëveshj­e, pa pasur nevojë për të marrë ratifikim nga parlamenti. Drafti i hartuar përzier në këto balanca tregon se janë të paqenë. Sepse ligji i dekriminal­izimit nuk po merret me patentat, pasi ka plot arsye dhe punë të tjera që të merret ky ligj”, tha deputeti i PDIU- së. “Pavarësish­t çdo sulmi tendencioz ose jo, jam këtu për t’i shërbyer me përulje dhe përkushtim kauzës çame dhe komuniteti­t që përfaqësoj. Asgjë nuk mund ta ndali angazhimin tim për këtë çështje!”, e mbylli deklaratën e tij deputeti, që tashmë është bashkuar me PD- në. Tahiri nuk ishte dje i pranishëm në mbledhjen e grupit të PD- së, që zhvillohet çdo të mërkurë. Nga ana tjetër, deputeti i LSI, Shkël-

ta mbaj në pjesën konkrete të akuzave të Prokuroris­ë. Shkëlqimi është i fortë në Vlorë, jo në kuptimin negativ, është i respektuar dhe i nderuar, zgjidh probleme pafund në Vlorë, ka ndryshuar standarde në këto vite, por njerëzit që punojnë nuk i duan mesa duket. Më lini rehat në punën time, mandatin ma kanë dhënë qytetarët, ma ka dhëne Vlora dhe Vlora ma heq mua mandatin, s’ma heq njeri tjetër, zero, fare. Nuk e kuptoj nxitimin e Prokuroris­ë shqiptare, pasi ne u sqaruam. Për ça ju zë korrenti o zotërinj? Si e keni hallin, mbajeni me qetësi, ça letrash do? Letrat i ke atje”, tha Selami. Ai shtoi se: “Nuk dua të flas më gjëra konkrete. Unë u bëj thirrje që të vazhdojnë punën e tyre dhe të punojnë. Të pyesin se sa punoj unë për qytetin e Vlorës. Kështu janë faktet”.

 ??  ?? Deputeti Dashamir Tahiri
Deputeti Dashamir Tahiri
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania