Gazeta Shqiptare

Blushi- Ramës: S'e kap Balilin se bie qeveria

Interpelan­ca, kreu i LIBRA- s akuza kryeminist­rit: Feudalizov­e krimin "Frikacak që lë sallën për të fshirë hundët"

- Valentina Madani

Kryeminist­ri Edi Rama dhe themelue si i LIBRA- s replikuan ashpër dje në sallën e Kuvendit, që nga akuzat për lidhje me krimin e deri te bllokimi i procesit të integrimit. Z. Blushi akuzoi kryeminist­rin se, për shkak të miqësive të tij me krimin ka bllokuar integrimin e vendit, ndërsa kryeminist­ri Rama tha se deputetët kërkues të interpelan­cës, nuk e kuptojnë procesin e integrimit. Para deputetëve, kreu i LIBRA- s dhe kryeminist­ri folën me gjuhë të ashpër ndaj njëri- tjetrit në seancën e interpelan­cës për shtyrjen pa afat të hapjes së negociatav­e me BE- në, të kërkuar nga 7 deputetë. Për këtë interpelan­cë foli vetëm Blushi, të cilin Rama e quajti "dembel, kopje të Saliut, por ndryshe nga ky, është njeri që të lë në rrugë dhe që nuk ka hallin e datës së integrimit, por të zgjedhjeve të ardhshme të qershorit 2017". Blushi e akuzoi kryeminist­rin si shok të kriminelëv­e, ndërsa Rama i kujtoi një vlerësim të cilin Blushi ia kishte bërë me marrjen e statusit të vendit kandidat. "Edi Rama nuk ka aftësinë për të qeverisur dhe, në pikëpamjet time, është i paaftë. Çfarë the ti, që kjo interpelan­cë nuk është urgjente? Po kush është urgjente? Dalja e Lulzim Berishës nga burgu? Në qoftë se Gjykata Kushtetues­e sot vendos që ligji i vetingut zhbllokohe­t, a hapen negoci- atat nesër?" - deklaroi z. Blushi. Kreu i LIBRA- s iu drejtua me fjalor të ashpër: "Disa herë e quajti frikacak, njeri që ka feudalizua­r "Olsi Rama, me makinën e Gentian Gjonajt është përfshirë në trafik kokaine. Kam pasur dalje kufiri me data. Prokuroria e ka njoftuar se ka disa vrasës, jo një, janë të njohur. Këto ditë ka emëruar këshilltar kombëtar të Antiterror­it, Agron Sojatin, i larguar nga detyra e policisë me shkelje dhe abuzim në detyrë", - tha z. Berisha. krimin në Shqipëri, sepse vetëm me votat e tyre mund të mbajë pushtetin". Kreu i LIBRA ashpërsoi tonet kur për një moment z. Rama u largua nga salla: "Është frikacak, Vangjel; edhe frikacak i paaftë, se frikacakët dridhen por rrinë në vend. Ju që e mbështesni aty jeni problemi i Shqipërisë. Ku e keni frikacakun? Thojini të vijë në seancë! Thirre, Taulant, të vijë, se është në interpelan­cë, dua t'i tregoj sa i paaftë është edhe si frikacak. Shkoni nxirreni nga aty se po fshin hundët…". Kreu i LIBRA- s theksoi se humbja e kohës për moshapjen e negociatav­e është fatalitet që po ndëshkon brezat e rinj. Nga ana tjetër, ai nuk kurseu as ironitë, duke shtuar se vota po hyn në ngricë. "Nuk jemi në pranverë, por në vjeshtën e integrimit", - deklaroi z. Ben Blushi. Ai akuzoi më tej se qeveria e kryesuar nga z. Rama është pengesa kryesore e moshapjes së negociatav­e me BE- në. "Ne besojmë se kjo qeveri e ka parë procesin e integrimit vetëm si një çështje diplomacie dhe jo si një çështje e brendshme, që kërkon përmbushje­n e një numri kriteresh, të cilat në fakt nuk janë kritere që Bashkimi Europian ia ka kërkuar Shqipërisë, por janë kushte që populli shqiptar ia ka vënë klasës së vet politike. Ne besojmë se Edi Rama, me politikat e tij të tolerancës miqësore përballë krimit në politike, të koncesioni­mit të ekonomisë kombëtare që shton kostot e jetës së përditshme dhe polarizimi­n e shoqërisë, me cinizmin ndaj të varfërve dhe atyre që nuk kanë, me sabotimin e reformës zgjedhore, është personalis­ht

përgjegjës për këtë vonesë, dhe kjo është arsyeja që e kemi thirrur të dëshmojë përpara këtij parlamenti. Unë personalis­ht nuk kam shpresë, se ai ka aftësinë për të pranuar të vërtetat dhe as

përgjegjës­inë për të ndryshuar mënyrën e qeverisjes së vendit, megjithatë jam këtu për ta dëgjuar dhe, natyrisht, për të thënë të vërtetat e mia, por jo vetëm", - deklaroi z. Blushi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania