Gazeta Shqiptare

Rama- Topallit: Jozefinë, u bëre problem në Europë

Braçe flet nga vendi, Blushi: Pusho ti miush

-

Kryeminist­ri

Rama dhe ish- kryetarja e Kuvendit, Jozefi na Topalli debatuan dje në sallën e Kuvendit, pasi deputetja e PD- së e konsideroi kreun e ekzekutivi­t si një njeri që gënjen dhe se popullin e konsideron budalla. Në përgjigje, Rama tha se Topalli është bërë problem europian me sjelljen e saj në Kuvend, kur ishte në krye të këtij institucio­ni. "Sigurisht që ti vazhdon të bësh ironi me shqiptarët, ndoshta ti mendon se ata budallenj janë, por të jesh i varfër nuk do të thotë të jesh budalla, të jesh i varfër nuk do të thotë të mos kuptosh hipokrizin­ë, të gënjesh nuk do të thotë se je lider, ti je vetëm një gënjeshtar", - tha znj. Topalli. Por kryeminist­ri u kundërpërg­jigj: "U bëre problem europian me mënyrën banale se si e drejtoje Kuvendin. Tani vjen këtu sa e merr fjalën dhe thua ' ishim më mirë kur ishim më keq' dhe i kërkon ti bashkë me të gjithë ju në këtë krahun këtej, llogari kësaj qeverie për të gjitha plagët dhe pasojat e rrënimit të keqqeveris­jes suaj. Vjen këtu dhe flet për varfërinë, a thua se varfëria lindi në 2013- ën, ndërkohë që po t'u referohesh fakteve, patjetër që Shqipëria ka varfëri, por faktet dhe raportet e ndërkombët­arëve flasin për një trend rënës të varfërisë. Shqipëria ka papunësi, por faktet dhe raportet e organizata­ve ndërkombët­are flasin për rritje të punësimit. Shqipëria ka nevojë për një rritje ekonomike edhe më të lartë, por faktet flasin ndryshe, edhe shifrat e përputhura me organizata­t ndërkombët­are thonë se ekonomia rritet midis 3.3- 3.5%". Po dje, edhe kreu i LIBRA- s, Ben Blushi debatoi me kryeminist­rin, ndërkohë që në debat ndërhyri nga vendi edhe deputeti socialist Erion Braçe. Pas këtij momenti, Blushi iu drejtua Braçes: "Pusho ti miush".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania