Gazeta Shqiptare

Rama: Vetingu, kushti i vetëm i BE, të nisë spastrimi në drejtësi

Kryeminist­ri i përgjigjet interpelan­cës së kërkuar nga 7 deputetë Replikat me Blushin: Dembel. Je njësoj si Saliu

- Darina Tanushi

K"Kujtojuni orë e çast se jeni këtu me nji mision të naltë, prandaj mos i harroni nevojat e popullit, mos e leni mbas doret asnji çast popullin tuej, e mos lejoni që përplasjet tueja politike, edhe atëherë kur janë të arsyeshme, të kenë në qendër luftën për pushtet, por vetëm problemet e popullit shqiptar", - u tha dje, kardinali deputetëve. ryeministr­i Edi Rama deklaroi dje, në Kuvend se kushti i vetëm i BE- së për hapjen e negociatav­e ishte vetingu. Ndërsa, në një status në "Facebook" pas vendimit të Gjykatës Kushtetues­e, Rama shkroi: "Sipas mediave, Gjykata Kushtetues­e rrëzon kërkesën e PD- së kundër vetingut! E vonuan, po s'e ndalën dot. Tani koha për të nisur zbatimin sa më parë! Të fillojmë spastrimin në Pallatin e Drejtësisë dhe të marrim datën për çeljen e negociatav­e për anëtarësim në BE". Në përgjigje të interpelan­cës së kërkuar nga 7 deputetët: Mimoza Hafizi, Dashamir Shehi, Astrit Patozi, Nard Ndoka, Vangjel Dule, Agron Duka dhe Ben Blushi, të cilët shprehën publikisht shqetësimi­n për shtyrjen me afate të panjohura të çeljes së negociatav­e për anëtarësim, Rama tha se ata nuk kanë asnjë njohuri për procesin e integrimit. "Në kërkesën për interpelan­cë shkruhet shprehimis­ht: "Këshilli i Ministrave të BE- së nuk vendosi asnjë datë për hapjen e negociatav­e, për shkak të mospërmbus­hjes së 5 kritereve." Nuk duhet të jesh specialist i integrimit, mjafton të kesh pak haber nga procesi, madje edhe po të mos kesh haber, mjafton të lexosh përpara se të vish këtu, për të kuptuar që, sa citova është një shprehje elokuente e paditurisë së grupkërkue­sve të interpelan­cës. Sepse, e para, askush nuk priste një datë nga Këshilli Europian, madje as vetë Komisioni Europian që ka bërë rekomandim­in pozitiv me kusht, ashtu sikundër edhe ne që kemi qenë shumë të qartë më parë për kushtin në fjalë, që ishte dhe mbetet një: Fillimi i zbatimit të ligjit të vetingut", - deklaroi kryeminist­ri Rama, i cili shkëmbeu disa herë replika me deputetin Ben Blushi, që lexoi në emër të deputetëve kërkesën për interpelan­cë. "Ka një kusht të vetëm: Vetingu! E këtë kusht e kanë thënë shumë shkoqur edhe Komisioner­i Hahn, edhe Shefja e Diplomacis­ë Europiane Mogherini, edhe Presidenca e BE- së përmes ministrit Lajcak, edhe Ambasadorj­a e BE- së në Tiranë", - tha më tej Rama. Pas fjalës së kryeminist­rit, për gati një orë e gjysmë ai dhe Blushi replikuan në seancë. "Duke i justifikua­r në padijen e tyre dhe duke mirëkuptua­r mllefin që të err sytë, siç ia ka errur edhe zotit Vangjel, edhe zotit Nardi, edhe zotit Beni, atëherë le t'u qëndrojmë thjesht dhe vetëm atyre që janë të shkruara e që përsëri është e pamundur t'i përkthesh gabim deri në këtë pikë të hallit, sa të vish këtu dhe të akuzosh qeverinë e Shqipërisë, siç bëjnë vetëm oborrtarët e opozitës sonë, të mëdhenj apo të vegjël, pse nuk ka datë", - u shpreh Rama. Kryeminist­ri tha më tej se "këta duan datë, por kanë hallin e datës së zgjedhjeve, se aty kujtojnë se do shkojnë krenarë, duke treguar sa thasë me baltë i kanë hedhur këtu qeverisë dhe duke bërë garë me Saliun se kush hedh më shumë baltë këtu. Aq shumë, sa nuk dallohet më kush është zoti Beni, kush është zoti Saliu, kush është zoti Vangjeli, kush është zoti Nardi, se të gjithë bashkë janë thesi me baltë në krah dhe ' oburra të enjteve, se na e merr radhën Saliu'. Do vijë edhe Saliu dhe do vazhdojë ato që tha zoti Beni". Në replikë me Blushin, Rama i tha se nuk kishte asnjë dallim me Saliun. "Saliu ka gjithë jetën këtu që thotë ' frikacak'. Por sot, zoti Beni shkoi edhe më përpara, përdori atë shprehjen e Saliut, ' jua them unë'. E keni dëgjuar Saliun kur thotë ' e dini ju këtë? Jua them unë!' dhe pastaj, kur i ngec mendimi, bën ' e pra'. Edhe këtë si Saliu. Në fakt, një gjë është për t'u sqaruar. Ai thotë se ' u them shqiptarëv­e dembelë'. Dembel i kam thënë vetëm zotit Beni, se dembel - dembel, vetëm zotin Beni kam njohur", - u shpreh Rama. I menjëhersh­ëm ishte reagimi i Ben Blushit ndaj kryeminist­rit Rama, ku ky i fundit e përmendi disa herë gjatë fjalës së tij. Ligjvënësi i majtë i përsëriti disa herë të njëjtën pyetje Ramës se "çfarë lidhjeje ka vetingu me vendimin e Dakos për të nxjerrë nga burgu Lul Berishën". Blushi i kërkoi llogari Ramës se përse nuk e shkarkon Elvis Roshin dhe pse e ka shok Vangjush Dakon, dhe ky i fundit ka shok Lul Berishën. "' Të gabosh është njerëzore, - thotë një fjalë e mençur, - por të insistosh në gabim është djallëzore'. Këtu prapë janë njësoj, edhe zoti Saliu, edhe zoti Beni. Më vjen keq për zotin Vangjeli dhe për zotin Nardi, të cilët sot deshën të flasin për integrimin nëpërmjet zotit Beni, por do kishte qenë shumë më mirë origjinali sesa kopja. Midis të dyve, Saliu të paktën është punëtor, zoti Beni është dembel, të lë në rrugë. Ndërkohë që, zoti Beni e harron që ishte kjo qeveri, e cila i dha vendit statusin e kandidatit në Bashkimin Europian. U dha nga Komisioni Europian, rekomandim­i që Shqipëria të miratojë tri ligjet dhe të çelë edhe negociatat. Çfarë tha Këshilli Europian atëherë? Nuk tha këtë që thotë sot Këshilli Europian, ' zbatoni vetingun dhe ejani prapë me raport', por futi edhe krimin e organizuar, edhe korrupsion­in etj... Kush e futi Shqipërinë në këtë fazë të re? Kush ia dha Shqipërisë statusin? Ia dhanë reformat tona. Më kujtohet që vetë zoti Beni më ka bërë një kompliment të madh, kur Shqipëria mori statusin e vendit kandidat; ' vetëm ti - tha - mund t'ia dilje kësaj. Mohoje tani!" - i tha Rama Blushit.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania