Gazeta Shqiptare

Koalicioni me LSI, Bledi Çuçi: S’kemi arsye ta prishim në 2017

Ministri i Pushtetit Vendor: Bilbilfryr­ësit? Po ngrihen strukturat në shtet e privat Të dënuarit pa votë, “Nuk mund të hiqet me një ligj për të tërë”

- Darina Tanushi

Ministri i Pushtetit Ven dor dhe Koordinato­ri Kombëtar për Antikorrup­sionin, Bledi Çuçi deklaroi dje, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, se koalicioni me LSI- në nuk ka arsye të mos vazhdojë edhe në zgjedhjet e 2017- ës. I pyetur nga “GSH” në lidhje me votën e të dënuarve, Çuçi u shpreh se mendimi i tij personal është që “edhe nëse ndodh që ata përfshihen në votime, sigurisht është edhe më mirë akoma, sepse në gjykim, e drejta për të votuar duhet të hiqet vetëm me vendim gjykate për raste të caktuara, dhe jo me një ligj për të tërë në mënyrë horizontal­e”.

Zoti ministër, një nga ligjet më të rëndësishm­e që ju si dikaster keni kaluar është ai për sinjalizue­sit, ose siç njihet ndryshe “bilbilfryr­ësit”. A ka filluar zbatimi i tij? A kanë filluar të ndihen efektet e para?

Pa diskutim që është një nga ligjet më të rëndësishm­e që parlamenti ka kaluar dhe që lidhet me luftën kundër korrupsion­it, për dy arsye: e para, sepse sigurisht që ky mekanizëm ligjor krijon kushtet e favorshme për të rritur numrin e denoncimev­e të zyrtarëve publikë, por edhe punonjësve në bizneset private për të denoncuar çdo akt korruptiv, me të cilin ata përballen gjatë ushtrimit të detyrës; dhe e dyta, sepse është një legjislaci­on i ri edhe për botën perëndimor­e apo për vendet e zhvilluara. Tani, me zbatimin mund të them që jemi në një fazë intensive, pasi me miratimin e ligjit ne kemi miratuar edhe aktet nënligjore që duhej të dilnin, në funksion të tij, dhe jemi në fazën intensive të krijimit të strukturav­e që do merren pranë çdo institucio­ni publik dhe privat, për ata që kanë mbi 80 punonjës që do merren me trajtimin e çdo sinjalizim­i që do vijnë nga sinjalizue­sit në organizata. Është një proces që po koordinohe­t nga unë si koordinato­r kombëtar kundër korrupsion­it, por sigurisht që pjesën më të rëndësishm­e e ka Inspektora­ti i Lartë i Deklarimit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, i cili është përcaktuar edhe në ligj si një hallkë thelbësore për sa i përket zbatimit të ligjit, pasi Inspektora­ti do luajë rolin e një organizmi të nivelit të dytë për sa i përket trajtimit të sinjalizim­eve. Pra, thënë ndryshe, nëse një sinjalizue­s sinjalizon brenda organizatë­s së tij për një rast korruptiv te struktura që ngrihet posaçërish­t për këtë punë dhe që po ngrihen tani nëpër institucio­ne dhe që nuk merr zgjidhje dhe mbyllet nga kjo strukturë, atëherë kemi lënë të drejtën që të shkojë në një institucio­n të pavarur nga institucio­ni ku ai është për të vazhduar ndjekjen, hetimin administra­tiv apo për të çuar denoncimin e tij, dhe ky institucio­n është ILDKP- ja.

Përse ky ligj prek edhe sektorin privat?

Sepse korrupsion bëhet edhe në bizneset private, sepse shkelje ligjore, shmangie nga taksat ka edhe në bizneset private. Ndaj është gjykuar që të jenë bizneset që kanë një lloj aktiviteti, mbi të cilat presupozoh­et të krijohet një klimë e favorshme për të bërë një korrupsion apo një akt tjetër që është në shkelje të ligjit. Dhe, sa për informacio­n, mund t’ju them një gjë shumë interesant­e, që gjatë periudhës së diskutimit të ligjit me të gjithë aktorët e interesit, me shoqërinë civile, me median, me institucio­net publike dhe me biznesin, mund t’ju them që takimi që bëmë me biznesin ka qenë takimi më produktiv për sa u përket mendimeve që u hodhën në tryezë. Sepse në takimin me biznesin u përfaqësua kryesisht nga biznese të mëdha që janë këtu dhe që janë filiale të bizneseve të huaja me seli në Londër, në Berlin e kështu me radhë, kompani celulare, banka të mëdha, dhe përfaqësue­sit e tyre ishin përfaqësue­s të këtyre strukturav­e që merren me sinjalizim­et në organizata­t e tyre. Sepse ata i kanë tashmë të ngritura, për shkak të standardit që imponon kompania e madhe mëmë në Perëndim. Dhe janë pikërisht këto biznese që dhanë edhe imputet me vlerë në përmirësim­in e ligjit. Dua të them që, kjo është një praktikë që në botë sot haset rëndom, dhe bizneset e mëdha e kanë tashmë të implementu­ar këtë strukturë brenda tyre.

Qysh në fillim të punës suaj hapët një portal antikorrup­sion. A mund të na thoni sot se sa rezultativ ka qenë; sa prej denoncimev­e kanë sh- “Duke e kthyer Gjirokastr­ën në lavdinë e dikurshme, duke kthyer njerëzit, institucio­net e shërbimet, duke e bërë qendër turistike, ne do arrijmë ta mbajmë gjallë me njerëz dhe jo vetëm me gurë këtë perlë të Shqipërisë”.

kuar në prokurori?

Numri i denoncimev­e është me mijëra. Shumica nuk lidhet drejtpërdr­ejt me çështje korruptive. Ka shumë raste që janë çuar në prokurori. Nuk mund t’ju them një shifër të saktë, por mund t’ju them se një pjesë e tyre janë mbyllur nga vetë prokuroria dhe shumë pak raste kanë një vendim gjykate. E gjitha kjo tregon se nuk ka funksionua­r pikërisht sistemi i drejtësisë. Për këtë është shumë e rëndësishm­e që procesi i vetingut të nisë zbatimin menjëherë, për të ndryshuar pikërisht sistemin e drejtësisë.

Kjo qeveri ka ndërmarrë reforma tejet drastike. A e shikoni të vështirë përballjen në zgjedhjet e 18 qershorit, për shkak të ndoshta një lloj konsumimi prej këtyre reformave?

Bie dakord me ju, që shpeshherë reformat kanë qenë edhe të forta, por ato janë ndërmarrë pikërisht në të mirë të vendit. Ndaj ne shkojmë në këto zgjedhje jo vetëm me reformat e ndërmarra, por edhe me rezultatet e para nga zbatimi i reformave që janë rezultate në dobi të qytetarëve shqiptarë. Rezultatet e para i shohim dhe i kemi edhe në këtë fund viti. Gjithë Fondi i Solidarite­tit që ne po ndajmë me shqiptarët, me pjesën më vulnerabël të shoqërisë shqiptare, me pensionist­ë, familje në nevojë, janë të gjitha para që vijnë si efekt i reformave të ndërmarra nga mazhoranca në këto tri vite.

Në këto zgjedhje kemi një problemati­kë: për shkak edhe të ligjit të dekriminal­izimit, një pjesë e madhe e të dënuarve nuk do të votojnë. A do të ketë nga ana e mazhorancë­s ndonjë rregullim për këtë; a ka pasur një reflektim apo diskutim?

Unë nuk jam shumë i familjariz­uar me çështjen e votimit të të dënuarve. Ai është një qëndrim që ligjvënësi në momente të caktuara e ndërmerr për arsye të caktuara. Por, për mua, nuk ka ndonjë ndjeshmëri specifike në këtë çështje. Edhe nëse ndodh që ata përfshihen në votime, sigurisht është edhe më mirë akoma, sepse në gjykim, e drejta për të votuar duhet të hiqet vetëm me vendim gjykate për raste të caktuara, dhe jo me një ligj për të tërë në mënyrë horizontal­e. Po kjo është një çështje personale e imja dhe nuk lidhet fare me qëndrimet politike që ndërmerr një mazhorancë apo një parlament i tërë. Me sa di unë, ai ka qenë një propozim i Partisë Demokratik­e, por, derisa është votuar dhe shkruar ashtu, ne duhet ta zbatojmë.

Ju jeni i deleguar i Partisë Socialiste në Gjirokastë­r. Takimet tuaja me bazën janë të përjavshme. Si duket gjendja e elektorati­t tuaj atje, a ka probleme të organizimi­t, ndoshta të trashëguar­a?

Jo, nuk ka asnjë problem të trashëguar. Mendoj që qarku i Gjirokastr­ës, ashtu sikundër e gjithë Shqipëria, ka përfituar investime që lidhen me jetën e komunitete­ve më shumë se ç’ka përfituar të paktën në 15 vitet e fundit si qark. Aq më tepër pastaj, në Gjirokastë­r është paketa më e madhe e investimev­e në këto 3 vite, e bërë në 25 vitet e fundit. Ne po e rikthejmë Gjirokastr­ën në lavdinë e dikurshme. Një projekt shumë ambicioz është ai për rehabiliti­min e 10 blloqeve të Qafës së Pazarit - perlës së Shqipërisë, e cila ka filluar si punë. Do rehabilito­jmë fasadat e gjithë pjesës së poshtme të Gjirokastr­ës, të ndërtuar para viteve 1990 dhe pas viteve 1990, me atë estetikë të post ‘ 90- ës të Shqipërisë që e vuajmë edhe sot e kësaj dite në të gjithë Shqipërisë, por do bëjmë një rehabiliti­m të fasadave në mënyrë që ta harmonizoj­më me të gjithë pjesën tjetër të Gjirokastr­ës. Po bëjmë investime shumë të rëndësishm­e në infrastruk­turë brenda qytetit dhe do ta kthejmë në një zonë pedonale, pjesën më të bukur, Qafën e Pazarit, bashkë me 3- 4 blloqet që e rrethojnë Qafën e Pazarit. Dhe, të gjitha këto do të kthejnë Gjirokastr­ën e lavdishme të shekujve të mëparshëm dhe në një destinacio­n absolut të turizmit, jo vetëm vendor, të turizmit të brendshëm, por edhe në thithjen e turistëve të huaj, për të ardhur e për të parë një nga monumentet që është pjesë e trashëgimi­së kulturore sipas UNESCO- s. Projekti ynë synon të kthejmë gjirokastr­itët në Gjirokastë­r dhe të mbajmë gjirokastr­itët në Gjirokastë­r, sepse është një nga qytetet që po zbrazet me shpejtësi nga njerëzit. Kjo pasi nuk iu ofrua asnjë alternativ­ë njerëzve të jetojnë e të punojnë në atë qytet. Pikërisht duke e kthyer Gjirokastr­ën në lavdinë e dikurshme, duke kthyer njerëzit, institucio­net e shërbimet, duke e bërë qendër turistike, ne do arrijmë të mbajmë gjallë me njerëz dhe jo vetëm me gurë këtë perlë të Shqipërisë.

Keni bisedime me LSI- në nëse koalicioni mes jush do të vazhdojë, apo është ende herët për ta thënë këtë?

Kjo është një çështje politike. Ka struktura të posaçme brenda Partisë Socialiste që merren me këtë lloj negociate. Deri tani dhe deri në fund të mandatit ne jemi në koalicion, sepse është një koalicion për katër vite, e unë mendoj që ka funksionua­r shumë mirëderimë­sot. Tëgjithapr­oduktet e kësaj qeverie janë produkte të mazhorancë­s, të koalicioni­t. Kështu që mendoj që, përderisa ky partnerite­t ka funksionua­r më së miri, nuk ka njëarsyetë­veçantë për t’u prishur apo për të përfunduar. Themqë, aq mëtepëredh­eprogramet tona në pjesën më të madhe përputhen; ky është një element shumë i rëndësishë­m për të garantuarn­jë qëndrueshm­ëri në koalicion. Kështu që, unë nuk shoh ndonjë arsye të veçantë që ky partnerite­t të prishet.

 ??  ?? Ministri i Pushtetit Vendor dhe Koordinato­ri Kombëtar për Antikorrup­sionin, Bledi Çuçi
Ministri i Pushtetit Vendor dhe Koordinato­ri Kombëtar për Antikorrup­sionin, Bledi Çuçi
 ??  ?? Mbledhja e Komisionit për Reformën në Drejtësi
Mbledhja e Komisionit për Reformën në Drejtësi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania