Gazeta Shqiptare

Arratisja e Pulës, arrestohen dy punonjës policie

Oficerët akuzohen për “Shpërdorim detyre”, lanë derën e furgonit e të komisariat­it të hapura 21- vjeçari iku me pranga në duar teksa po transporto­hej në Krujë

- Klodiana Haxhiaj

DURRES - Dy efektivë policie, të cilët aku zohen se kanë neglizhuar detyrën e për pasojë u largua nga ambienti i komisariat­i të Krujës 21vjeçari Edison Pula, kanë përfunduar në pranga. Kështu, Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka arrestuar në flagrancë dy punonjësit e policisë së Komisariat­it Krujë, Denis Çela, 22 vjeç dhe Naim Stafuka, 39 vjeç. Të dy këta persona akuzohen për veprën penale të “Shpërdorim­it të detyrës”. Gjithashtu, në lidhje me arratisjen e të riut, SHÇBA ka nisur hetimin në gjendje të lirë edhe për oficerin e Patrullës së Përgjithsh­me, shtetasin me iniciale G. T., ndërsa materialet procedural­e i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Krujë.

ARRATISJA

Edison Pula iu arratis policisë nga ambientet e paraburgim­it në Krujë me pranga në duar. Ai mundi të largohej prej andej vetëm pak orë pasi ishte arrestuar. I riu u arrestua mbrëmjen e së martës, pasi sipas policisë është i dyshuar për veprat penale “Vrasje me paramendim e ngelur në tentativë”, “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Vjedhje me dhunë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja e armëve dhe municionev­e luftarake”. Pula ishte në mesin e 9 personave të arrestuar në lidhje me atentatin me tritol të ndodhur në muajin shtator ndaj Gentjan Bejtjas. Këtij të fundit, në Nikël të Krujës iu vu një sasi tritoli në makinë, ku mbeti i plagosur në këmbë. Ndërkaq, burime pranë policisë bënë me dije se arratisja e 21- vjeçarit u bë pasi ai qëndroi për 24 orë në qelitë e komisariat­it të Fushë- Krujës dhe më pas do të dërgohej në komisariat­in e Krujës. Sipas të njëjtave burime, mësohet se Pula ishte duke u transportu­ar me furgonin e policisë drejt këtij ambienti me pranga në duar dhe nga dy punonjës së policisë. Në momentin që automjeti ka hyrë në oborrin e komisariat­it, njëri prej policëve ka dalë prej furgonit duke e lënë derën të hapur. Ndërsa, polici tjetër ka qenë duke parë timonin e automjetit, pasi kishte pasur defekt. Polici i parë ka qenë duke rregulluar shallin e mbërthyer xhupin, ndërkohë që 21- vjeçari ka dalë nga dera e hapur e furgonit dhe ka vijuar rrugën për tek dera kryesore e oborrit të komisariat­it, e cila ishte gjysme e hapur, pasi pas hyrjes së furgonit së policisë me të shoqëruari­n, dera nuk ishte mbyllur. Fillimisht punonjësit e policisë kanë deklaruar se ishin përleshur me 21- vjeçarin dhe se ky i fundit i kishte dhunuar para se të arratisej. Por, nga hetimet ka rezultuar se arratisja ka ndodhur për shkak të pakujdesis­ë së tyre, duke nisur që nga lënia e hapur e derës e deri tek moskapja nga krahu e të shoqëruari­t. Menjëherë pas arratisjes, policia u “ngrit” në këmbë për gjetjen e tij, ku u përfshinë edhe 12 grupe të FNSH- së. Forcat e Rendit ngritën postblloqe në 3 pika në Krujë, pasi aty dyshohet se fshihet i riu si dhe janë kryer 25 kontrolle banesash. Kontrollet janë kryer në Krujë e në Nikël, por ende policia nuk ka rënë në gjurmët e tij.

 ??  ?? 21- vjeçari Edison Pula
21- vjeçari Edison Pula

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania