Gazeta Shqiptare

Mashtroi 23 qytetarë për blerje apartament­esh, arrestohet ndërtuesi

Ndaj Artan Sherifit gjykata kishte vendosur “arrest me burg”

-

Një

biznesmen ndërti mi, i cili ishte shpallur në kërkim për mashtrim ka përfunduar në prangat e policisë. Bëhet fjalë për 45- vjeçarin Artan Sherifi, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 15.11.2014, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”. Mësohet se Sherifi është administra­tor i shoqërisë së ndërtimit “2- AL” sh. p. k dhe nga hetimet ka rezultuar se ai ka mashtruar të paktën 23 persona, të cilët kanë paguar paratë për blerje apartament­esh tek pallatet e ndërtuara nga kompania e tij dhe më pas nuk kanë marrë as apartament­et dhe as paratë nuk u janë kthyer mbrapsht. Pikërisht këto apartament­e, për të cilat qytetarë të ndryshëm kishin paguar, Sherifi ua kishte shitur personave të tjerë, të cilët edhe kishin hyrë për të banuar në këto ambiente. Persona të ndryshëm lidhnin kontratë me 45- vjeçarin Sherifi, por më pas nuk merrnin as apartament­in dhe as shumën e parave që kishin paguar. Hetimi ka arritur në përfundimi­n se i pandehuri ka mashtruar persona të ndryshëm, duke u marrë në total shumat prej 1.372.595 euro, 66.104 USD dhe 9.540.000 lekë. Rasti më flagrant është ai i denoncuar nga një qytetar, i cili i kishte lënë në përdorim Artan Sherifit një automjet tip “Cadillac Escalete” me targa AA xxxx H, i cili është vënë si kolateral nga Sherifi për një kredi për të cilën ai ka marrë nga një bankë e nivelit të dytë. Në shkëmbim ai kishte marrë premtimin se do të merrte një apartament në rrugën “Todi Shkurti”. Në përfundim, denoncuesi nuk ka marrë as apartament­in dhe as makinën. Ndërkaq, një rast tjetër është denoncuar nga shtetasi me iniciale A. GJ.. Ky person kishte lidhur një aktmarrëve­shje me Artan Sherifin për blerjen e një apartament­i 106 m2 për një shumë 9.540.000 lekë, nga e cila ka paguar menjëherë në dorë 5.250.000 lekë, kurse pjesën tjetër e ka paguar me këste. Në momentin që ka marrë apartament­in në dorëzim, ai ka rënë në dijeni të faktit që ky apartament është vënë si kolateral nga Artan Sherifi, pa dijeninë e tij për një kredi që ai kishte marrë pranë një banke. Xhe. ko

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania