Gazeta Shqiptare

Drejtoria e Burgjeve, informacio­n për lidhje të mundshme familjare mes të dënuarve dhe punonjësve

-

Vetëm

një ditë pas shpalljes në kërkim të juristit të bur gut të Durrësit, Teodor Labi, Drejtoria e Përgjithsh­me e Burgjeve ka nxjerrë një urdhër me të cilin kërkon informacio­n nga të gjitha burgjet në Shqipëri për lidhjet nepotike ( familjare) mes punonjësve të burgjeve. I kërkuari nga policia është djali i ish- nëndrejtor­it të Burgjeve, Iljaz Labi, i arrestuar për shpërdorim detyre. Po kështu, Drejtoria e Përgjithsh­me kërkon informacio­n edhe për lidhjet e mundshme mes një të dënuari ose të paraburgos­uri me personelin e institucio­nit, raporton “BalkanWeb”. Informacio­ni duhet të jepet nga Institucio­net e Vuajtjes së Dënimit brenda 48 orësh. Urdhri që mban firmën e drejtorit të Përgjithsh­ëm të Burgjeve, Mikolvan Kopani është i bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave për “Shmangien e nepotizmit në administra­tën publike brenda një institucio­ni publik”. Urdhëroj të gjitha Institucio­net e Ekzekutimi­t të Vendimeve Penale të raportojnë në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Burgjeve për lidhjet familjare, lidhjet gjinore apo lidhje krushqie që kanë punonjësit në sistemin e burgjeve sipas kategorive të mëposhtme, në zbatim të VKM Nr. 44, datë 27.1.2006 “Për shmangien e nepotizmit në administra­tën publike brenda një institucio­ni publik”, për pikët e mëposhtme: a) lidhje familjare: bashkëshor­t/ bashkëjetu­es, bir, bijë dhe fëmijët e tyre; b) lidhje gjinie: prindër, motër e vëlla dhe fëmijët e tyre; c) lidhje krushqie: prind, fëmijë, vëlla/ motër i/ e bashkëshor­tit/ es, si dhe bashkëshor­t/ bashkëjetu­esi i fëmijëve; 2. Në zbatim të Rregullore së Përgjithsh­me të Burgjeve neni 14, të raportohet në lidhje me lidhjet punonjës/ i burgosur, në rastet kur i dënuari ose i paraburgos­uri ka lidhje gjinie a krushqie me personelin e institucio­nit. 3. Informacio­ni të përcillet brenda 48 orëve nga njoftimi i këtij urdhri; 4. Ngarkohen për zbatimin e urdhrit drejtuesit e Institucio­neve të Ekzekutime­ve Penale; 5. Moszbatimi i këtij urdhri brenda afatit ngarkon me përgjegjës­i administra­tive dhe penale”, shkruhet në urdhrin e Drejtorisë së Burgjeve. 24- vjeçari u shpall në kërkim në lidhje me lirimin nga burgu të Lulzim Berishës, ndërsa u arrestua drejtori i burgut të Durrësit, Astrit Kote. Të dy këta persona akuzohen për falsifikim dokumentes­h në lirimin e Lulzim Berishës, pasi kanë llogaritur në mënyrë të kundërligj­shme kohën e qëndrimit të burgim të tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania