Gazeta Shqiptare

Grabiti, i riu qëllon me plumb në kokë policin

RENEA qëlloi me snajper në këmbë 20- vjeçarin. Policia: Efektivi i plagosur dhe autori, jashtë rrezikut për jetën Forcat speciale neutralizo­jnë pas 3 orësh Aldi Lleshajn nga Kurbini

-

Një 20- vjeçar nga Kur bini ka grabitur me armë një automjet dhe në arrati e sipër ka plagosur me plumb në kokë një efektiv policie. Ngjarja e rëndë me protagonis­t Aldi Lleshajn ka ndodhur paraditen e djeshme në autostradë­n Laç- Lezhë. Menjëherë forca të shumta policore janë vënë në ndjekje të makinës tip "Porsche Cayene" të vjedhur nga i riu. Në ndihmë të bluve për kapjen e autorit të krimit kanë shkuar FNSH, RENEA si dhe një helikopter nga Tirana. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit si dhe ajo lokale bënë me dije se 20- vjeçari, i cili qëlloi policin Nikolin Gjergji ka tentuar të fshihej në Fushë- Gjorm. Vetëm pas dy orësh, forcat speciale arritën ta rrethonin dhe të neutralizo­nin Lleshajn. Ky i fundit është plagosur në këmbë nga RENEA dhe është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

GRABITJA

Rreth orës 09: 20 të ditës së djeshme, policia e Lezhës është njoftuar se në autostradë, në afërsi të vendit të quajtur "Kryqëzimi", një person i armatosur ka grabitur automjetin tip "Porsche Cayenne" me targa AA 870 II ( brenda të cilit kishte një shumë parash). Mësohet se policia ka qenë rreth 300 m nga vendi i grabitjes në postblok. Me të marrë njoftimin, blutë kanë shkuar në vendngjarj­e dhe janë vënë në ndjekje të makinës së grabitur. Aldi Lleshaj sapo ka vënë re se po ndiqej nga policia, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre. Për pasojë ka mbetur i plagosur me një plumb në kokë efektivi Nikolin Gjergji. Ky i fundit është dërguar urgjentish­t në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku i është dhënë ndihma e parë mjekësore. Bluzat e bardha të këtij spitali pohuan se Gjergji ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga ana tjetër, blutë kanë vijuar aksionin për kapjen e agresorit. Nisur nga fakti se grabitësi ishte i armatosur dhe kishte qëlluar mbi policinë, në operacioni­n për kapjen e tij u angazhuan dhe forcat speciale.

RENEA arriti ta rrethonte Aldi Lleshajn në FushëGjorm të Kurbinit, ndërsa iu bë thirrje që të dorëzohej. Nga pamjet e mbërritura nga Policia e Shtetit duket momenti kur RENEA i bënte thirrje 20- vjeçarit të dorëzohet, por ai nuk pranonte, ndërsa mbante gjithë kohës armën në dorë. Lleshaj ka rezistuar, ndaj është plagosur me snajper në këmbë nga forcat RENEA. Rreth tri orë pas ngjarjes ( 12: 20), i riu ka mbërritur me barelë në Spitalin e Traumës në kryeqytet. Autori është goditur me plumb në këmbën e

majtë dhe pritet t'i nënshtrohe­t një ndërhyrjej­e kirurgjika­le dhe më pas do të marrë ndihmën mjekësore nën vëzhgimin policor. Sipas policisë, Aldi Lleshaj njihej si person problemati­k, por nuk ka pasur precedentë të mëparshëm penalë. Ai do të përballet me drejtësinë për

një sërë akuzash. Konkretish­t 20- vjeçari akuzohet për veprat penale: "Grabitje", "Vrasje e mbetur në tentativë ndaj punonjësit të Policisë së Shtetit" dhe "Armëmbajtj­e pa leje". Materialet në ngarkim të tij i janë përcjellë për hetime të mëtejshme prokuroris­ë.

 ??  ?? I arrestuari, Aldi Lleshaj
I arrestuari, Aldi Lleshaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania