Gazeta Shqiptare

Urgjenca, tabelat me rritjen e pagave

Pagesë edhe për trajnuesit e personelit mjekësor dhe publikut, paratë sipas orëve të punës Vendimi i qeverisë: Shtesa për mjekët dhe infermierë­t

- Ola Mitre

Këshilli i Ministrave ka miratuar struk turën e pagave për punonjësit me arsim të lartë dhe infermieri­stikës në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore. Ndërkohë që "Gazeta Shqiptare" ka mundur të sigurojë një kopje të tabelave të reja me rritjen që përfiton çdo pozicion pune. Sikurse duket prej këtyre tabelave, të cilat i gjeni bashkëngji­tur shkrimit, ka një riorganizi­m të pozicionev­e të punës, duke qenë se tashmë ky është një shërbim tërësisht i reformuar. Për pasojë, ai zëvendëson pagat e punonjësve të Njësisë së Transporti­t Mjekësor me Helikopter­ë, që ka funksionua­r deri më tani. Sipas tabelave, ka një ndryshim të grupit të pagës nga 13000 që ishte deri më tani, në pagën e grupit 14000 lekë. Ndërkohë që sa i takon shtesës për pozicion për mjekët, ajo do të jetë 48200 lekë plus 2 për qind shtesë për vjetërsi pune. Po ashtu, sipas ndryshimev­e, mjekët do të kenë edhe një shtesë për kushte pune prej 2000 lekësh.

TRAJNIMI

Ndërkaq, Vendimi i Këshillit të Ministrave sjell edhe një risi sa i takon tra- jnimit të personelit mjekësor, personelit paramedika­l dhe publikut të gjerë. Ato do të kryhen nëpërmjet veprimtari­ve të trajnimit që organizohe­n nga vetë Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, ose në bashkëpuni­m me Universite­tin e Mjekësisë apo qendrat spitalore. Sipas VKM- së, në rastet kur punonjësit e personelit mjekësor ( me arsim të lartë) të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore marrin pjesë në veprimtari­të e trajnimit, ( si për personelin mjekësor, ashtu edhe për personelin paramedika­l dhe publikun e gjerë), të cilat organizohe­n nga vetë qendra, për çdo orë mësimi 60minutësh­e përfitojnë trajtim me pagesë. Më konkretish­t, trajnerët me më pak se 10 vite punë në profesion do të përfitojnë një pagesë 750 lekë për orë, ndërsa trajnerët me më shumë se 10 vite punë në profesion përfitojnë një pagesë 1 500 lekë për orë. Vendimi i qeverisë saktëson se trajnerët, të cilët janë punonjës të personelit mjekësor ( me arsim të lartë) të QKUM- së e përfitojnë këtë pagesë deri në 200 orë në vit. Ndërkohë që, në rastet kur trajnerët janë bashkëpunë­torë të jashtëm nga Universite­ti i Mjekësisë apo nga qendrat spitalore, pagesa për orë do të jetë e njëjtë me trajnerët e brendshëm të qendrës. Efektet financiare të këtij vendimi do të fillojnë nga data 1 janar 2017.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania