Gazeta Shqiptare

Terroristi i Berlinit, flet shqiptari që jetonte me të në kamp

"BBC", reportazh për tunizianin 24- vjeçar: Kishte komunikim me xhihadistë Andi: S'e njoh fytyrën e Anis Amrit

- Enida Himaj

Në të gjithë Europën prej dy ditësh ka ni sur një operacion për të rënë në gjurmët e autorit të vetëm të dyshuar nga polica dhe inteligjen­ca gjermane si autori i sulmit të ndodhur mbrëmjen e së hënës në tregun e Krishtlind­jeve në Berlin, ku një kamion hyri mes turmës me shpejtësi dhe la 12 të vdekur e 48 të plagosur. Gazetarët e "BBC" kanë arritur të gjejnë banesën ku ka jetuar tuniziani Anis Amri në Gjermani, ndërsa mësohet se ka qëndruar për disa kohë edhe me shqiptarë. "Në një ndërtesë të rrethuar me fusha, 16 emigrantë jetojnë në dy kate në një strehim të stilit studentor. Trokita në secilën prej dyerve të tyre. Refugjatët e rinj irakianë dhe shqiptarë, që hapën derën thanë se e njihnin shumë pak Anis Amrin, i cili qëndroi aty për një kohë të shkurtër", shkruan "BBC". "Nuk e njoh fytyrën e tij", shprehet Andi nga Shqipëria, në momentin që gazetari i ' BBC'- së i ka treguar foton e tunizianit të dyshuar për sulmin në Berlin. "Por kemi biseduar rreth këtij sulmi me refugjatë të tjerë", mësohet të ketë thënë shqiptari, dhe se "si ky njeri kishte kontakte me xhihadistë këtej rrotull. Këtu është e tmerrshme, por askush këtu nuk di gjë më shumë për të". Duke vëzhguar nga afër banesën, gazetari i "BBC" shprehet se: "Ka një shenjë svastika në murin e korridorit, dëshmi e një ndjenje anti- refugjat, për të cilën emigrantët thonë se u bë para dy muajve nga banorë vendas". Anis Amri, ishte nën monitorim në fillim të këtij viti i dyshuar për planifikim­in e një grabitjeje me armë, por pastaj u hoq nga vëzhgimi për shkak të mungesës së provave. Para se të hynte në Gjermani, ai ishte dënuar katër vjet për zjarrvënie në Itali. Tuniziani i dyshuar për sulmin e Berlinit, ku mbetën të vrarë 12 persona dhe u plagosën 49 të tjerë, ka qenë nën mbikëqyrje­n e inteligjen­cës gjermane prej muajit mars deri në shtator. Anis Amri është arrestuar disa herë dhe ka qenë i dënuar më parë në Itali dhe Tunizi. 24- vjeçari, i cili po kërkohet në të gjithë Evropën, raportohet të jetë mbikëqyrur mbi bazën e dyshimeve për planifikim vjedhjeje, përfitimet e së cilës do t'i përdorte për të blerë armë zjarri. "BBC" thotë se mbikëqyrja mori fund si pasojë e mungesës së provave. "Daily Mail" raporton se Amri, për kokën e të cilit Gjermania ka vendosur një shpërblim prej 100.000 euro- sh, ka qenë i dënuar me katër vite burg në Itali për zjarrvënie. Ai po ashtu ka qenë i dënuar për vjedhje me dhunë në Tunizi. Karta e tij e identiteti­t u gjet në shtrojën e kamionit me të cilin u krye sulmi mbrëmjen e së hënës në tregun e Krishtlind­jes në Berlin. Mediat thonë se hetuesit po përballen me shumë paqartësi, pasi tuniziani rezulton se duhej të ishte dëbuar nga Gjermania muaj më parë. Ai ishte arrestuar tri herë këtë vit dhe kërkesa e tij për azil ishte refuzuar. Titujt e shumë mediave gjermane kanë qenë të forta, duke folur për një dësh- tim në sistemin e sigurisë. "Welt" shkruan se "bastisjet e policisë kanë filluar me vonesë për arsye formale: ka pasur gabime në të shkruar, gabime që nuk e bënin të vlefshëm urdhrin". "Bild" vë në shënjestër gabimet e mëparshme dhe dështimet e sistemit të ekspulsit, duke folur në titull për dështim. "Amri ishte në burg dhe ishte gati për t'u përzënë nga vendi, - shkruan tabloidi, - por i mungonin dokumentet dhe u la i lirë". "Bild" nënvizon edhe se emri Amri ishte i njohur si "atentator potencial" dhe pyet se si arriti të zhdukej.

 ??  ?? Tregu i rihapur në Berlin
Tregu i rihapur në Berlin
 ??  ?? Banesa ku ka jetuar tuniziani Anis Amri në Gjermani
Banesa ku ka jetuar tuniziani Anis Amri në Gjermani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania