Gazeta Shqiptare

Turqi, ngrihen dyshime për vrasjen e agresorit

22- vjeçari Altintas vijoi të qëllonte, presidenti Erdogan mbrojti veprimet e policisë Prokurorët po hetojnë mbi ekzekutimi­n e vrasësit të ambasadori­t

-

Prokurorët turq po he tojnë arsyet përse poli ci që vrau ambasadori­n rus në Ankara nuk u kap i gjallë. Të dhënat e para tregojnë se 22- vjeçari Mevlut Mert Altintas ka vazhduar të qëllojë mbi policinë edhe pasi efektivët e kishin plagosur në këmbë. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan mbrojti veprimet e forcave të Rendit. "Ka spekulime mbi arsyet përse agresori nuk u kap i gjallë, - tha ai, - por shikoni çfarë ndodhi në Besimtar kur tentuan të bënin të njëjtën gjë". Me këto komente, kreu i shtetit turk iu referua dy shpërthime­ve pranë stadiumit të ekipit sportiv të Stambollit, ku vdiqën 44 vetë, shumica policë. Njëri prej kamikazëve e hodhi veten në erë pikërisht në kohën kur ishte rrethuar prej forcave të sigurisë. Me kërkesë të presidenti­t Putin, ngjarjen e rëndë po e heton një ekip i përbashkët ekspertësh rusoturk. Analistë politikë në Turqi mendojnë se vrasja e ambasadori­t mund ta afrojë edhe më shumë Turqinë me Rusinë, e cila mund ta shfrytëzoj­ë këtë moment për t'i kërkuar Ankarasë lëshime të tjera në politikën e jashtme. "Me evakuimin e Alepos, në një mënyrë apo një tjetër të vënë në brazdë, një tragjedi e re mund të afro- het në horizont, ajo e zonës së Idlibit. Dhe Turqia atje mund të kishte vepruar ndryshe po të mos ishte për këtë vrasje", - tha Ahmed K. Han, analist politik turk. "Pas këtij episodi, Turqia me shumë gjasë do të ndryshojë një pjesë të mirë të qëndrim- it të saj në çështjen siriane. Moska do të jetë më dominuese në diplomacin­ë e saj dhe do t'i kërkojë Ankarasë të lëshojë pe", - thotë Fatih Ozbay, profesor i marrëdhëni­eve ndërkombët­are. Ndërkohë, dy ditë më parë, grupi terrorist Jabhat Fa- tah al- Sham, i njohur ndryshe edhe si fronti Al- Nusra, ka marrë përgjegjës­inë për vrasjen e ambasadori­t rus në Ankara, ditën e hënë. Agjencia ruse e lajmeve "Sputnik" tha se grupi terrorist ka marrë përgjegjës­inë për vrasjen e ambasadori­t Andrey Karlov, me anë të një letre të publikuar në internet. Më herët, media turke ka raportuar se numri i të arrestuarv­e në lidhje me vrasjen e Karlov ka arritur në 13. "Arrestimet janë kryer në kryeqyteti­n Ankara, në Izmir dhe Aydin", thotë televizion­i turk "NTV". Ambasadori Karlov u qëllua për vdekje gjatë fjalimit në një ekspozitë fotografie në Ankara.

 ??  ??
 ??  ?? Momenti i vrajsjes së ambasadori­t të Rusisë
Momenti i vrajsjes së ambasadori­t të Rusisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania