Gazeta Shqiptare

"Duhet të jesh miop të mos i kuptosh, pa propagandë nuk kalonin"

"Filmat e regjimit", Bualoti: Kanë propagandë, por nuk duhen ndaluar

-

djaloshi del partizan, ajo skena e të dashurës Lenën, ajo u shtua se nuk kalonte filmi dot ndryshe. Ajo është mballomë, po ta shohësh djaloshin me lirinë, me kalin, pyllin - një mballomë që s'ka lidhje me këtë, por për ta kaluar filmin, ajo u shtua. Gjëra të tilla, ka", thotë Bualoti.

PROPOZIMI

Të ndalohen filmat artistikë socrealist­ë me "diversantë" e "reaksionar­ë". Janë propagandë e komunizmit, perceptohe­n gabimisht si dëshmi historike, shkruan "Gazeta Shqiptare". Ky ka qenë konkluzion­i i një takimi të mbajtur nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri. Ndërsa diskutohej mosdijenia e brezit të ri, sidomos të gjimnazist­ëve mbi çfarë ka ndodhur në vendin tonë gjatë periudhës komuniste, pyetja e Agron Tufës ka qenë, çfarë mund të bëjmë ne sot për përhapjen e njohurive mbi ngjarjet e kohës e jo vetëm tek brezi i ri. Pyetjes së Tufës i është përgjigjur me një propozim, shkrimtari Virion Graçi. I pyetur mandej nga "GSH" se për ç'filma e kish fjalën, për dokumentar­ë a artistikë, Graçi tha se, "nuk jam kundër kinemasë e trashëgimi­së sonë, por kur flitet për dekomunist­ifikim, për qëndrim ndaj diktaturës, etj., kritere që ia kemi vendosur vetes për t'u bërë shoqëri demokratik­e e shtet europian, një numër veprash tipike propagandi­stike nuk mund t'i jepen me brezit të ri". Në prononcimi­n e tij për "GSH", shkrimtari sqaroi se sipas tij, ata "fyejnë historinë, martirët, ata që e deshën Shqipërinë të lirë, perëndimor­e".

POETI AGRON TUFA

Ai tha se çështja e filmave, "është një temë e prekshme, është një realitet që për fat të keq vazhdon. Në fund t'u drejtohesh këtyre filmave që kanë qenë inxhinieri­a më e madhe propagandi­stike e komunizmit, e vetmja vlerë ' që kanë' është se mësojnë fëmijën si të bëhet spiun i prindit, se si shokohen marrëdhëni­et njerëzore për çështje parimore a ideologjik­e". Sipas tij, në këta filma, ata që mbrojnë, pronën, fenë a shtetin janë personazhe negativë.

 ??  ?? Në foto: Posteri i filmit “Pylli i lirisë
Në foto: Posteri i filmit “Pylli i lirisë
 ??  ?? Në foto: Alfred Bualoti te filmi “Pylli i lirisë”
Në foto: Alfred Bualoti te filmi “Pylli i lirisë”
 ??  ?? Në foto: Alfred Bualoti
Në foto: Alfred Bualoti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania