Gazeta Shqiptare

Sonte premiera, ' Eposi i Kreshnikëv­e' në skenë, si provë për të ardhmen

"Ringjallet" Ansambli Popullor me legjendat e "Trimave të Jutbinës"

-

një prove ku detajet kryesore janë shfaqur para gazetarëve. E parë edhe si një mënyrë për të kthyer vëmendjen nga muzika popullore, Druga kujton se subjekti përfshin eposin, trimat, martesën e Halilit dhe Hajrisë, vajtimin e Ajkunës e më gjerë.

"Rreth 80 për qind e muzikës është krijuar enkas për këtë shfaqje, janë pjesë që nuk janë dëgjuar asnjëherë. Ka edhe dy momente të tjera që kemi përdorur dy balada të njohura", thotë Druga, ku njëra "Lahutari" i Pjetër Gacit. Duke e vënë theksin te fakti që është gjithçka e konceptuar nga fillimi, ai kujton se janë motivet e veriut që mbizotëroj­në, por të ardhura në një orkestraci­on që nuk do ketë shijen e vërtetë të ver- iut, sepse është me një frymë më moderne, e perceptues­hme për të gjithë publikun. "Gjithçka është konceptuar që të shijohet edhe prej të rinjve, prandaj kemi sjellë pak pjesën moderne, por pa u larguar asnjëherë nga tradita. Jemi përpjekur që edhe përmes muzikës, të futemi në atë kohë, por të sjellë në frymë më bashkëkoho­re", thotë kompozitor­i.

KËNGA MAJEKRAHU

"Trimat e Jutbinës" rrok në vetvete edhe një prej atyre traditave në zbehje në veri, siç është kënga majekrahu. Duke qenë se kohët kanë ndryshuar dhe ajo nuk bën më jetë në mjedisin e saj tradiciona­l, duke e humbur kështu jo vetëm "kuptimin komunikati­v" të origjinës - edhe atë të artit të folklorit, gjithnjë e më pak, në fakt tepër pak, dihet a flitet, e mandej këndohet kënga majekrahu. I pyetur nëse kjo është përfshirë në shfaqje, Druga thotë: "Është e përfshirë te pjesa e valles së Mujit, në momentin kur del Muji, janë tre majekrahis­të. Majekrahët janë thirrje, këngë të veriut, ku vihet dora te veshi dhe bëhet thirrja nga një anë e malit te një anë tjetër e malit, bëhet komunikimi mes tyre. Çdo element është përfshirë si veshje, po jo si ajo në vetvete, se ashtu s'do kishte interes salla që ta dëgjonte".

Druga sqaron se janë përfshirë në mes të valles, duke ndjekur pak subjektin, ritet, zakonet, çastet intime, vaji i Ajkunës më tragjicite­tin për vdekjen e të birit, 7 vjeç kur ndërroi jetë, të veshura të gjitha me elementë skenikë.

E ARDHMJA E ANSAMBLIT

Rexhep Çeliku që do jetë në skenë Muji, tha dje se realizimi i kësaj pjese i qëndron afër tabanit e folklorit. "Është një stil krejt i ri ky që po sjellim në skenë, i realizuar në një kohë rekord, megjithatë shpresojmë që të pëlqehemi", tha ai. Ndërsa Gramoz Burba vërejti se është risi kjo shfaqje e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve. "Mendoj që është një rrugë që duhet të shkelej nga Ansambli, sepse është hera e parë që bëhet kaq serioze. Çfarë ka të veçantë? Përveç asaj që kemi bërë tradiciona­lisht, këngë e valle, sot jemi në një stad tjetër. Synojmë që të afrohet pranë trupës sonë, brezi i ri, i cili ka nevojë të mësojë mesazhet, zakonet e traditat e vendit tonë". Në fund, drejtoresh­a e TKOB, Zana Çela tha se shfaqja është si një test nëse publiku do e pëlqejë. "Nëse ndodh kështu, do

bëhen më pas edhe serialet e tjera të eposit tonë. Unë jam e bindur që do të ketë sukses, sepse të gjithë artistët kanë punuar shumë dhe publiku kërkon të shijojë shfaqje të reja të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve", tha Çela. E pyetur nëse po i jepet tanimë vëmendje edhe Ansamblit si Operës dhe Baletit, Çela tha se, "këto trupa do të jenë njësoj të vlerësuara edhe sa i përket numrit të shfaqjeve dhe të premierave. Sigurisht që është më e vështirë të krijosh një shfaqe origjinale sa se të vësh pjesë të krijuara si ' Traviata' por të risjella me koncepte të reja. Pra, të krijosh një pjesë të re është shumë herë më e vështirë".

 ??  ?? Gerti Druga, drejtor Artistik i Ansamblit të Këngëve e Valleve Popullore në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit Në foto: Posteri Në foto: Artistët e Ansamblit
Gerti Druga, drejtor Artistik i Ansamblit të Këngëve e Valleve Popullore në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit Në foto: Posteri Në foto: Artistët e Ansamblit
 ??  ?? Në foto:
Në foto:

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania