Gazeta Shqiptare

Bujar Nishani vlerësohet me gradën "Doktor Nderi"

Vizita disaditore e presidenti­t në Turqi

-

HOMAZHET

Presidenti i Republikës zhvilloi homazhe edhe në varrin e atdhetarit të shquar Sami Frashëri, ku vendosi një kurorë me lule me dedikim të posaçëm. Në homazhe morën pjesë edhe trashëgimt­arë të brezit të tretë të Sami Frashërit.

veçantë Presidenti i Republikës iu referua figurave të ndritshme të Hasan Tahsinit, Sami dhe Abdyl Frashërit, Iliaz Pashë Dibrës, Mehmet Akif Ersoyt, Ismail Bej Vlorës, Ferid Pashës, Vaso Pashës, Rauf Ficos, Mehmet

Konicës, Abedin Dinos, Nexhip Alapanit e shumë personalit­eteve të tjerë që kanë dhënë një kontribut të shquar si për popullin dhe Turqinë moderne, ashtu edhe për popullin shqiptar dhe forcimin e miqësisë turko- sh- qiptare. Një falënderim të veçantë presidenti e bëri edhe për mundësinë që ky universite­t u ka dhënë ndër vite dhjetëra shqiptarëv­e për të studiuar dhe marrë grada të ndryshme shkencore. Kreu i shtetit organizoi edhe një takim pritjeje me përfaqësue­s të shoqatave shqiptare në Stamboll dhe nga qytete të tjera të Turqisë, ku shprehu mirënjohje­n për kontributi­n që këto shoqata kanë dhënë për ruajtjen dhe promovimin e vlerave më të mira kultur- ore e historike të shqiptarëv­e në Turqi, si dhe vijimin e ruajtjes dhe forcimit të lidhjeve miqësore mes dy popujve. Z. Nishani e konsideroi komuniteti­n e shqiptarëv­e në Turqi si një prej komunitete­ve më të mëdha jashtë trevave shqiptare, si dhe theksoi se shqiptarët në Shqipëri, Kosovë e kudo tjetër janë krenarë me kontributi­n që ky komunitet ka dhënë për rimëkëmbje­n ekonomiko- sociale të Shqipërisë pas ndryshimev­e demokratik­e, për pavarësinë e Kosovës, si dhe përmirësim­in e kushteve e të drejtave të shqiptarëv­e në rajonin e Ballkanit.

 ??  ?? Presidenti Bujar Nishani gjatë dhënies së gradës "Doktor Nderi" nga universite­ti i Stambollit
Presidenti Bujar Nishani gjatë dhënies së gradës "Doktor Nderi" nga universite­ti i Stambollit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania