Gazeta Shqiptare

I riu plagos prindërit dhe vëllain e ish- bashkëshor­tes pas divorcit

Arsyeja e sherrit, mospranimi i ndarjes së pasurisë

-

TIRANE- Marjan Levanti, personi që plagosi mbrëmjen e djeshme prindërit dhe vëllain e ish- bashkëshor­tes, pasi nuk ishte dakord me mënyrën si ishte ndarë pasuria në procesin e divorcit të përfunduar para pak muajsh, nuk është një emër i panjohur për policinë. "Balkanweb" raportoi dje se Levanti ka qenë i dënuar në vitin 2013 për plagosjen me dashje të një 18- vjeçari dhe për këtë krim ka qëndruar dy vite në burg, deri në 2015- tën. Me të dalë nga burgu, bashkëshor­tja e i ka kërkuar divorcin, proces i cili ka përfunduar vetëm pak muaj më parë. Më datë 18.03.2013 në lagjen "Unaza e Re" Tiranë, shtetasi Marjan Levanti ka plagosur rëndë Zef Gj., ndërsa një muaj më vonë i vritet vëllai, ish- boksieri Adrian L.. Policia ngriti dyshime që ngjarja mund të kishte ndodhur për hakmarrje.

Ardian L., 28 vjeç, baba i dy fëmijëve është qëlluar për vdekje 7 herë me pistoletë në hyrjen e një pallati në zonën e "Unazës së Re" në Tiranë. Policia ka arrestuar një nga autorët e dyshuar të vrasjes Pjetër Gj. në Rrëshen. Policia dyshon se krimi ka lidhje me një plagosje me thikë të ndodhur në të njëjtin pallat, ngjarje në cilën ka pasur një të plagosur, ndërsa policia arrestoi vëllanë e Levantit, Marjan Levantin. Burimet thanë se kanë qenë 3 persona që e kanë pritur në mesnatë Levantin në hyrjen e pallatit. Nga të sharat e dëgjuara dyshohet se ka pasur një grindje mes tyre dhe duke tentuar të ikë, Levanti është ngjitur deri në katin e 7 të pallatit, por pa mundur t'u shpëtojë plumbave. Dëshmitarë­t thanë se u dëgjuan fillimisht 3 të shtëna, pastaj 2 dhe prapë 2, që duhet të ishin të shtënat e sigurisë për vrasjen e 28- vjeçarit. Ishboksier­i Levanti, vitet e fundit ka punuar si truproje, ndërsa 1 vit më parë u arrestua si personi që mbronte hajdutët e xhepave në Tiranë. Burimet policore thanë se grupi hetimor është përqendrua­r në pistën e hakmarrjes për plagosjen e muajit të kaluar. Vëllai i Levantit, i arrestuar nga policia, u lirua më pas nga gjykata dhe ky veprim dyshohet se ka ndezur ndjenjën e hakmarrjes te familja e të plagosurit. Dy familjet jetojnë në të njëjtën hyrje dhe veç një kat i ndan nga njëri- tjetri.

Marrë nga "Balkanweb"

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania