Gazeta Shqiptare

FESTIVALI I KËNGËS FITOHET NGA LINDA HALIMI, NJË HOLOGRAM RIKTHEN NË SKENË VAÇE ZELËN

-

Këngëtarja

Linda Halimi ka fituar mbrëmë Festivalin e 55- të të Këngës në Radiotelev­izionin Shqiptar me këngën "Bota", kompozuar nga Klodian Qafoku, me tekst të Gerald Xhari. Ajo ka fituar kështu të drejtën të përfaqësoj­ë Shqipërinë në Festivalin e Këngës në Eurosong 2017 që mbahet në Kiev, Ukrainë. Çmimet u dhanë pas votimeve online dhe votimeve të jurisë në sallë dhe asaj në telefon, megjithë problemet e panumërta teknike. Në vend të dytë doli Genc Salihu e në të tretin Dilan Reka. Në natën finale konkuruan Lindita Halimi me "Bota", Yll Limani me "Shiu", Flaka Krelani me "Osiris", Genc Salihu me "Këtu", Naim Bunjaku ( Xuxi) me "Metropol", Lorela "Me ty", Grupi Lynx me "Sot", Rezarta Smaja me "Pse prite gjatë", Agnesa Cavolli dhe Fabiola Agalliu me "Shkon e vjen", Edea Demaliaj me "Besoj në ëndrra", Franc Koruni me "Macka", Dilan Reka me "Mos harro", Orges Toçe me "Shi diamantesh" dhe Xhesika Polo me "Eva jam unë". Mbrëmja finale u hap me një homazh për Vaçe Zelën. Vaçja u shfaq me kitarë, në një sallë ku mbizotëron­te errësira, e ardhur përmes një materiali filmik, të marrë nga arkivat e TVSH, në formën e një hologrami, çka bëri që këngëtarët të çoheshin në këmbë e ndërsa pjesa u duartrokit gjatë, edhe publiku e nderoi këngëtaren duke ngritur në këmbë. Për herë të parë hologrami i Vaçe Zelës realizohet në Shqipëri, për të na rikthyer ikonën e skenës sonë. Ishte vetëm një këngë, e megjithatë Ledina Çelo u përlot duke e nisur prezantimi­n me ndjesë, pasi për shkak të një problemi teknik, festivali u ndërpre për të rinisur pak më vonë. Pas saj, partneri i saj në prezantim, aktori Kasem Hoxha do thoshte: "Faleminder­it Vaçe, ti je gjithnjë mes nesh!". Veç jurisë në sallë: Alma Bektashi, Vikena Kamenica, Altin Basha, Arben Duka, Inva Mula, Vlashent Sata dhe Petrit Çeku iu bashkuan mbrëmë si juri me linjë telefonike edhe Elsa Lila, Nertila Koka, Adelina Ismajli, Anjeza Shahini dhe Fatrin Krajka. Ndërsa këtë vit janë marrë parasysh edhe votimet online. Në fund të festivalit është interpretu­ar edhe një kolazh me këngë të vjetra nga Sidrit Bejleri e Ledina Çelo, ndërsa pas tyre dy balerinë kërcenin. Mes të tjerash u këndua dhe kënga "Shpresë e marrëzi", sikundër nuk mungoi edhe një interpreti­m i dy kitaristëv­e Arjan Gjici e Valon Gashi. Mes refreneve të interpretu­ara nga Çelo e Bejleri, koha në të cilën u krijuan ato këngë dhe sfondi historik e social rrëfehej me narracioni­n e Kasem Hoxhës. Në fund të natës finale, Ledina Çelo ka kënduar sërish vetëm, tanimë në gjuhën frënge. Më herët, në skenë u shfaq edhe sopranoja e njohur Inva Mula duke risjellë edhe njëherë në memorie këngën e babait të saj, Avni Mula "Shqipëri o vendi im". Këngëtarët prezantohe­shin përmes klipesh nga këngëtarë me emër të muzikës shqiptare, e mes të tjerash, teksa Kozma Dushi bënte një prezantim, kujtoi se dikur festivali hapej me këngë për partinë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania