Gazeta Shqiptare

KQZ vendos sot për Tahirin, Selamin e Roshin

Dekriminal­izimi, KQZ mblidhet për ndërprerje­n e mandateve sipas kërkesës së prokuroris­ë Seanca dëgjimore, procedura se si do të veprohet

- Valentina Madani

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot për të diskutuar kërkesën e prokuroris­ë për ndërprerje­n e mandateve të dy deputetëve Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami dhe kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi. Sipas strukturës së prokuroris­ë për dekriminal­izimin, të tre zyrtarët janë gjetur në shkelje të ligjit të dekriminal­izimit, pasi nuk kanë deklaruar dënime që kanë marrë dhe vuajtur në disa shtete të BE- së. Ndaj, ky komision vendosi të thërrasë në seancë dëgjimore dy deputetët, Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri si dhe kryebashki­akun e Kavajës, Elvis Rroshi. Për të tre, Prokuroria e Përgjithsh­me kërkoi zyrtarisht heqjen e mandateve për shkak se janë objekt i ligjit për dekriminal­izimin. Mandati i tre të zgjedhurve është vlerësuar nga Prokuroria e Përgjithsh­me në shkelje të ligjit të dekriminal­izimit, pasi nuk kanë deklaruar në formularët e vetëdeklar­imit dënime dhe vepra penale që kanë marrë dhe vuajtur në disa shtete të Bashkimit Europian. Të 3 të zgjedhurit do të ftohen të paraqesin argumentet e tyre për t’i ballafaqua­r ato me rezultatet e verifikimi­t nga Prokuroria e Përgjithsh­me, e cila gjeti se deputeti i Vlorës, Dashamir Tahiri; kolegu i tij nga LSI, Shkëlqim Selami si dhe kryebashki­aku Elvis Rroshi kishin fshehur dënimet dhe çështjet penale që kishin marrë jashtë vendit. Prokuroria e Përgjithsh­me kërkoi heqjen e mandatit të deputetit Dashamir Tahiri, për shkak se në vitin 1995 është raportuar nga policia në Foggia për krime lidhur me falsifikim­in e parave, ndërsa në vitin 2009 është dënuar nga Gjykata e Ravenas me 9 muaj burg për përdorim të një lejeje drejtimi shqiptare të falsifikua­r. Tahiri ka dhënë si shpjegim faktin se nuk ishte në dijeni se ishte dënuar. De- puteti i LSI- së, Shkëlqim Selami nuk ka deklaruar për një masë sigurimi “arrest me burg”, nxjerrë ndaj tij nga ana e Gjykatës së Brindizit, si i dyshuar për pjesëmarrj­e në organizatë kriminale që merrej me “trafikim të qenieve njerëzore”. Masa ndaj tij është dhënë në vitin 1994 dhe është ekzekutuar në vitin 2006. Në kuadër të kësaj mase, ai ka qëndruar një javë në paraburgim në Brindizi dhe më pas është lënë i lirë në vijim të hetimit. Ndërsa kryebashki­aku Elvis Rroshi akuzohet për përdhunim në grup në vitin 1995, ka përdorur disa emra në Zvicër që s’i ka treguar edhe është arrestuar për trafik droge, ndërsa në vitin 2015 DEA informoi autoritete­t zvicerane se po hetonin një shtetas të quajtur Enver Rroshi, për trafik droge dhe pastrim parash. KQZ nuk pritet të ketë një vendim gjatë mbledhjes së sotme, ndërsa komisionit i duhet të përcaktojë edhe një procedurën sesi do të veprojë me këto raste, ndërsa ajo nuk është e qartë në ligjin e dekriminal­izimit. Vendimmarr­ja në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pritet të jetë e vështirë dhe nën debate të shumta. Kryetari i KQZ- së, Denar Biba, disa ditë më parë gjatë një interviste televizive deklaroi se duke qenë se ky është rasti i parë i realizimit praktik të rregullime­ve që ka parashikua­r ligji për dekriminal­izimin, vendimmarr­ja do të përcaktojë precedenti­n, i cili do të ndiqet edhe me raste të tjera të mundshme, duke garantuar se institucio­ni i drejtuar prej tij do të analizojë me kujdesin maksimal çdo detaj ligjor. Për miratimin e kërkesës së prokuroris­ë për heqjen e mandatit të të zgjedhurve, 4 nga 7 anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duhet të votojnë pro. Mandati i tre të zgjedhurve është vlerësuar nga Prokuroria e Përgjithsh­me në shkelje të ligjit të dekriminal­izimit, pasi nuk kanë deklaruar në formularët e vetëdeklar­imit dënime dhe vepra penale që kanë marrë dhe vuajtur në disa shtete të Bashkimit Europian.

Për miratimin e kërkesës së prokuroris­ë për heqjen e mandatit të të zgjedhurve, 4 nga 7 anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duhet të votojnë pro.

 ??  ?? Seancë parlamenta­re
Seancë parlamenta­re
 ??  ?? Mbledhje e KQZ
Mbledhje e KQZ

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania