Gazeta Shqiptare

“Drejtësia”, Rama: Kemi rrugë të gjatë, por të sigurt

Kryeminist­ri bashkëbise­don me qytetarët: Qeveria nuk është magjistar “Qeveritë e mëparshme s’patën kurajë për këtë reformë”

-

Kryeminist­ri Edi Rama deklaroi dje në një bashkëbise­dim me komentues në rrjetin social “Facebook” se qeveria nuk është magjistar dhe se varfëria nuk luftohet me lëmoshë, por me reforma. Sa për drejtësinë, Rama tha se, “kemi hyrë në një rrugë të re, aspak të lehtë dhe me rezultate të sigurta në funksionim­in e drejtësisë”.

BASHKËBISE­DIMI I PLOTË

Qytetari: Zoti kryeminist­ër, ju sapo e mbyllni mandatin tuaj, 4- vjeçarin e ardhshëm çfarë do t’i jepni këtij populli të vuajtur? Se 4- vjeçarin e parë e rropët këtë popull. Kemi dëgjuar vetëm burg, papunësi, fukarallëk, drogë, kriminelë. Z. kryeminist­ër besoj tek aftësia juaj dhe jepini këtij populli një 4- vjeçar të bardhë se kanë 29 vite vetëm ditë të zeza.

Edi Rama: I ke dëgjuar shumë SHQUP- in dhe mediat e kazanit të tij mesa duket. Mundohu t’i dëgjosh më pak dhe ke për të parë që Shqipëria do të të duket më e mirë, qoftë edhe me kaq.

Qytetari: Kjo tregon se gazetarët e paskan braktisur këtë gjë. Pyetja e ime është sa lekë i duhen një familjeje me 4 ose 5 anëtarë në muaj që të bëjë një jetë minimale, ku përveç ushqimeve, t’i përballojë edhe detyrimet për pagesat e dritave dhe të ujit e tjerë. Në cilin shtet të botës qeveria të jep një aparat ‘ Dixhitalb’ falas kur ata nuk kanë bukë me ngrënë kur në një kohë ajo është luks. Në një kohë që qeveria jote ka shkuar nëpër shtëpitë e tyre dhe ka parë një televizor me ngjyra dhe një frigorifer, ia kanë ndërprerë ndihmën ekonomike. Në qoftë se duam të ecim përpara si Evropa, duhet nisur nga poshtë tek shtresat e varfra dhe të garantohet jetesa minimale në Shqipëri.

Edi Rama: Qeveria nuk është magjistar, po një ekip njerëzish që kur janë të vendosur e të përkushtua­r ndaj një programi, mund të bëjnë përmirësim­e të ndjeshme, siç është edhe rritja dy deri në tri herë e ndihmës ekonomike! Të duket pak? Patjetër që nuk është shumë, por është shumë më tepër se sa dy deri tri herë më pak apo jo?! Sa për aparaturat dixhitale, ato janë detyrim ligjor, jo luks dhe përderisa në bazë të direktivës së BE rrjetet televizive do të kalojnë të gjitha në platforma dixhitale, njerëzve në nevojë u sigurohen nga shteti këto aparatura që të mos i heqin nga lekët e bukës. Edhe diçka Artan, varfëria nuk luftohet me lë- mosha po me reforma dhe reformat duan kohë e durim të madh.

Qytetari: Gëzuar festat! Kisha një pyetje duke parë që jemi një ndër popujt me emigrim më të madh në botë, kur mund të ketë një rikthim të shqiptarëv­e për të rindërtuar, vendin e tyre duke parë programin dhe reformat që ju po ndërmerrni, nga sistemi kriminal i drejtësisë që keni trashëguar te shteti korrupsion, bollëku i drogës e shumë e shumë të tjera.

Edi Rama: Emigracion­i e ka shpëtuar Shqipërinë e pas rënies së diktaturës. Vullnet, pa emigrantët dhe kontribute­t e tyre në ekonominë familjare e kombëtare, vendi ynë s’do kishte qëndruar dot në këmbë! Po ashtu, si kudo e për këdo vend tjetër, në kohëra të ndryshme, emigracion­i e ka ndihmuar Shqipërinë të jetë më e ditur e më e pasur në eksperienc­a, ndërkohë që bota ku jetojmë është më e hapur se asnjëherë dhe është krejt normale që njerëzit të lëvizin, të ikin, të kthehen e të përpiqen sipas dëshirave e mundësive të realizojnë ëndrrat e shpresat e tyre! Shqipëria është më e mirë sot dhe do të bëhet edhe më e mirë nesër, edhe falë kësaj lëvizjeje të vazhdueshm­e, dhe një gjë është e sigurt: Shqipëria as do të zbrazet, as do të humbasë, po në afat të gjatë vetëm do të fitojë nga kjo lëvizje!

Qytetari: Tri vitet që erdhët ju në pushtet Shqipëria ka bërë ndryshime që çdo njeri mund t’i shikojë me sy. Më bëhet qejfi gjithashtu që ju z. Rama i dhatë Shqipërisë një fytyrë të re dhe më e rëndësishm­e për ne shqiptarët është që po e ngrini dinjitetin e këtij Kombi se kishte shumë vite që na vinte zor të themi se jemi shqiptar... Por një gjë më shqetëson të them të drejtën, sistemi gjyqësor... le shumë për të dëshiruar. Dhe e vetmja pyetje që kam është: Çfarë plani konkret keni për këtë sistem të korruptuar? Gëzuar festat dhe shpresojmë që Shqipëria sa më shpejt në BE se nuk ka më shumë Bullgaria e disa vende të tjera që janë pjesë e BE.

Edi Rama: Reforma në drejtësi është projektuar së bashku me ekspertë të njohur shqiptarë e ndërkombët­arë, si edhe me mbështetje­n teknike të misioneve europiane e amerikane të drejtësisë. Ajo përmban një plan të detajuar masash ligjore dhe veprimesh ekzekutive që do të krijojnë kushte tërësisht të reja për funksionim­in e sistemit të drejtësisë. Si të gjitha reformat tona, po të ishte nisur vite më parë e filluar të zbatohej kohë më parë, sot Shqipëria do të ishte në një fazë tjetër të funksionim­it të drejtësisë, por u humb shumë kohë e gjatë me kosto të mëdha për popullin, pikërisht nga mungesa e vizionit dhe e kurajës së qeverive të mëparshme për ta ndërmarrë këtë reformë! Sidoqoftë, kemi hyrë më në fund në një rrugë të re, e cila do të jetë e gjatë dhe aspak e lehtë, por e drejtë dhe me rezultate të sigurta në funksionim­in e drejtësisë.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama
 ??  ?? Faksimile e përgjigjes së kryeminist­rit
Faksimile e përgjigjes së kryeminist­rit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania