Gazeta Shqiptare

Kodheli: Ushtarët shqiptarë po mbrojnë kufirin grek nga refugjatët

Ministrja e Mbrojtjes i përgjigjet Greqisë: Jemi unikë për minoritete­t Thirrja për fqinjin: Silluni si anëtarë të NATOM s

-

inistrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, në një intervistë për të përditshme­n greke “Ethnos”, e konsideron Shqipërinë si një ndër vendet e angazhuara më fort në mbrojtjen e të drejtave të pakicave. E pyetur për një rritje të retorikës nacionalis­te nga ana e Shqipërisë, gjë që sipas tyre prek të drejtat e pakicës dhe minon klimën e besimit mes dy vendeve, ministrja Kodheli u përgjigj se Shqipëria hyn në ato vende me nivel të lartë të mbrojtjes së të drejtave të pakicave, dhe kjo jo vetëm në ligj, por edhe në atë që shihet dhe mendohet në jetën e përditshme. “Më besoni, ka disa vende demokratik­e në botë me një nivel të lartë të mbrojtjes së të drejtave të pakicave, të tilla si Shqipëria, duke filluar nga ajo që është shkruar në ligj dhe duke vazhduar me atë që ne mendojmë në jetën tonë të përditshme. Ky është respektimi i besimeve fetare, si me njerëz të kombësive të ndryshme. Dhe, unë mund të them pa ekzagjerim se, në këtë çështje ne shqiptarët jemi unikë. Çdo gjë tjetër është retorikë”, - u shpreh ministrja. Ajo komentoi edhe deklaratat e javëve të fundit të ministrit grek të Mbrojtjes, Kammenos, në një zonë ushtarake pranë kufirit me Shqipërinë. “Një vend duhet të sillet si anëtar i NATO- s brenda dhe jashtë kufijve të tij”, - shprehet Kodheli. “Kështu, politika mund të përdoret për konsum të brendshëm, por nuk duhet të harrojmë se demokracia dhe kontrolli i brendshëm i Forcave të Armatosura duhet të mbështetet me çdo masë, fjalë, sjellje apo kodin e veshjes. Sa për atë që unë mendoj, përgjigjja ime është shumë e thjeshtë: Unë besoj në vlerat që i mbrojmë çdo ditë dhe unë besoj më shumë në moton e Aleancës: ‘ 28 për një dhe 1 për 28’”. Kodheli iu përgjigj edhe çështjes së ngritjes së varrezave të ushtarëve grekë në Shqipëri, duke theksuar se kjo, por edhe të tjera çështje të pazgjidhur­a, janë në axhendën e së ardhmes dhe se ato duhet të formojnë shtyllat e një bashkëpuni­mi më të fortë mes dy vendeve. E pyetur se përse emigrantët shqiptarë nuk po përndiqen në Greqi, ministrja e Mbrojtjes u përgjigj se shqetësim për Greqinë dhe vende të tjera nuk janë shqiptarët, por refugjatët që rezultojnë nga konflikti biblik në Siri ose nga vende të tjera. “Kjo është arsyeja, - tha ajo, - se pse Shqipëria është pjesë e një prej misioneve më të rëndësishm­e të NATO- s në Detin Egje, duke mbështetur misionin e BE- së FRONTEX, në mbrojtje të kufirit detar mes Greqisë dhe Turqisë”. Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë u pyet nga gazetari grek në lidhje me deklaratat e kryeminist­rit Rama në televizori­n grek. “Unë do të përpiqem të riprodhoj intervistë­n e kryeminist­rit Rama që ka qenë e fiksuar në mendjen Kodheli iu përgjigj edhe çështjes së ngritjes së varrezave të ushtarëve grekë në Shqipëri, duke theksuar se kjo, por edhe të tjera çështje të pazgjidhur­a, janë në axhendën e së ardhmes dhe se ato duhet të formojnë shtyllat e një bashkëpuni­mi më të fortë mes dy vendeve.

time: ‘ Njerëzit priren të besojnë se përpjekjet tona dhe përpjekja ime personale për të hapur një kapitull të ri në bashkëpuni­min tonë me Serbinë është në një kuptim bujare. Ajo nuk është. Ajo është gjithashtu në interesin tonë. Kështu, nuk ka bujari nga ana e Greqisë për të mbështetur integrimin e Shqipërisë në BE. Kjo është për interesin e saj’. Në të vërtetë, unë nuk besoj se kjo mund të konsideroh­et si ‘ taktikë agresive’. Kjo është një qasje e re për të lejuar bërjen e gjërave, shtytjen për të bërë gjëra të mira jo mes fqinjëve të parë apo të dytë sipas një rendi, por në mes të fqinjësisë së mirë, duke mbështetur njëritjetr­in në procesin e integrimit”, - u shpreh Kodheli, në lidhje me marrëdhëni­et me Greqinë e Serbinë.

 ??  ?? Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli
 ??  ?? Faksimile e së përditshme­s greke “Ethnos”
Faksimile e së përditshme­s greke “Ethnos”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania