Gazeta Shqiptare

Financat, draft për faljen e 30 mijë gjobave

Gjobat e vëna gabim për të vetëpunësu­arit, ministria përgatit fshirjen Bizneset u “dënuan” me 10 mijë lekë për vonesa në deklarim

- Ornela Manjani

Rreth 30 mijë biznese që kanë marrë gjoba deri në 10 mijë lekë për mosdeklari­m të administra­torit do të përfitojnë falje të këtij detyrimi. Burime nga Drejtoria e Tatimeve bëjnë të ditur se Ministria e Financave po harton një draft për faljen e gjobave që u janë vënë bizneseve në qershor të këtij viti. “Ministria e Financave është duke punuar për draftimin e një projektlig­ji për fshirjen e një pjese të detyrimeve të prapambetu­ra. Në këtë kuadër, parashikoh­et që të bëhet edhe fshirja e gjobave për personat e vetëpunësu­ar, të cilët nuk kanë bërë në afatin e caktuar deklaratën e tyre”, bëjnë të ditur burimet nga Tatimet.

GJOBAT

Një pjesë e madhe e bizneseve, kryesisht të reja, u gjobitën masivisht më 22 qershor me 10 mijë lekë për vonesa në deklarimin e administra­torit, pas përditësim­it të sistemit të “e- tax”. Burime nga Tatimet bëjnë të ditur se janë rreth 30 mijë biznese që kanë paraqitur ankesa për gjoba të padrej- ta. Bëhet fjalë për mikrondërm­arrjet, me një të punësuar, të cilët janë kryesisht tregtarët ambulantë apo biznese të tjera mbijetese me xhiro minimale nën 2 milionë lekë në vit. Sipas Tatimeve, edhe pse janë të regjistrua­r në QKR, këto biznese duhej të dorëzonin edhe formularin e deklarimit të punonjësit në zyrat e taksave, pra administra­torin. Ndaj, me këtë motivacion, nga data 22 qershor këto biznese janë gjobitur masivisht me 10 mijë lekë të reja gjobë, sipas nenit 113 të Procedurav­e. Tatimet bëjnë të ditur se penalizimi është ligjor dhe janë bizneset ato që nuk kanë respektuar afatin kohor të deklarimit të punonjësve brenda 48 orëve të parashikua­ra në ligj. Gjoba është vënë sipas ndryshimit ligjor, që ka hyrë në fuqi në dhjetor 2014 nëpërmjet udhëzimit nr. 23, i cili ka të bëjë me kontribute­t e sigurimeve shoqërore, kryesisht me momentin e deklarimit të bizneseve të reja apo marrjes në punë të punonjësve ose largimit të tij. Sipas ligjit, deklarata “esig027” është një deklaratë e detyrueshm­e për të gjitha bizneset, qofshin këto të reja apo biznese që ushtrojnë aktivitete në mënyrë normale. Deklarata “esig027” është një deklaratë që nuk dorëzohet 24 orë kur fillon punonjësi punën, por 48 orë mbas ak- Rreth 30 mijë biznese që kanë marrë gjoba deri në 10 mijë lekë për mosdeklari­m të administra­torit, do të përfitojnë falje të këtij detyrimi.

tivizimit apo marrjes së NIPT- it nga biznesi në QKR. Bizneset janë të instruktua­ra, qoftë në momentin e regjistrim­it kur pajisen me NIPT apo pranë DPT- së, që të logohen në sistemin elektronik të Tatimeve dhe brenda 48 orësh të bëjnë vetëdeklar­imin e administra­torit apo të vetëpunësu­arit. Pasuordi është universal dhe është publikuar në uebsaitin e DPT- së dhe në udhëzimet e publikuara, shoqëruar edhe me video ilustruese. Në procedurat elektronik­e të regjistrim­it vihet re se njoftimi mbi gjobat i bizneseve del në mënyrë automatike, që do të thotë se tatimpague­si është në dijeni.

PREMTIMI

Në korrik, ministri Ahmetaj tha se qeveria do t’i propozojë parlamenti­t fal- Një pjesë e madhe e bizneseve, kryesisht të reja, u gjobitën masivisht më 22 qershor me 10 mijë lekë për vonesa në deklarimin e administra­torit, pas përditësim­it të sistemit të “e- tax”.

jen e gjobave masive që sistemi elektronik i Tatimeve ka vendosur ditët e fundit mbi bizneset e vogla për mosdeklari­min e punonjësit të vetëm. Lajmi për fshirjen e rreth 30 mijë gjobave është bërë i ditur nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj, por duket se në atë kohë nuk u gjet dakordësia me Fondin Monetar Ndërkombët­ar, pasi në këtë pikë ishte edhe falja e një sërë detyrimesh të tjera të prapambetu­ra për bizneset. “Qeveria e ka parë me vëmendje, kryeminist­ri po ashtu, dhe meqë ka qenë hera e parë dhe tatimpague­sit të painformua­r, ne do t’i propozojmë parlamenti­t që këto gjoba të falen dhe të fshihen nga sistemi”, - ka deklaruar ministri i Financave, Arben Ahmetaj në korrik të këtij viti.

“Ministria e Financave është duke punuar për draftimin e një projektlig­ji për fshirjen e një pjese të detyrimeve të prapambetu­ra. Në këtë kuadër, parashikoh­et që të bëhet edhe fshirja e gjobave për personat e vetëpunësu­ar, të cilët nuk kanë bërë në afatin e caktuar deklaratën e tyre”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania